Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Muzafer Korkuti, akademiku qe e urrenë lashtësinë shqiptare
E diele, 30.05.2021, 09:11 AM
Muzafer Korkuti, akademiku qe e urrenë lashtësinë shqiptare
Shkruan
Fahri Xharra
Në
këto 10-15 vitet e fundit, në vendin tonë janë botuar mbi 20 libra, me rreth
6000 faqe nga autorë shqiptarë, të cilët kanë si objekt çështjen e origjinës së
tejla shtë të banorëve të trojeve tona, e njohur tradicionalisht si çështja
pellazgjike.
Kthimi
në vëmendje i problemit pellazgjik, nga disa prej intelektualëve e studiuesve
të pasionuar pas lashtësisë së popullit tonë, pas viteve ‘90 të shekullit XX,
erdhi si rezultat i ndryshimeve demokratike në të gjitha fushat e jetës
ekonomike e shoqërore dhe i mundësive të reja për të shprehur lirisht, si
pasojë e mundësive më të mëdha për të shkruar e botuar në mënyrë të pavarur si
individ dhe si shtëpi botuese.” shkruante para një viti , kryeakademiku
në“Gazeten Shqiptare”
Po
, çka ka të keqe në këto që thoni ?
Ç
`farë ju pengon kthimi në vëmendje i problemit pellazgjik ?
Sa mire e keni thënë : “Në këto kushte të reja,
kthimi në vëmendjen e disa intelektualëve me studime e botimin e disa veprave,
është i natyrshëm dhe i pranueshëm “. Po , pra ! Ata i kanë hyrë një pune të
vëllimshme për të rishqyrtuar tema, me qëllim të harruara . ! Nuk ju duket që
me qëllim janë harruar ?
Nëse
ato tema “janë ngritur shumë kohë më parë nga studiuesit romantikë të shekullit
XIX, si edhe nga gjuhëtarë, historianë e arkeologë të shekullit të kaluar.(M.K
)”, atëherë kur kishim një rizgjim kombëtar dhe kur e kishim një popull 90 %
analfabet, po sot në botën e kompjuterit kur te gjitha bibliotekat e botës i
kemi në duar , pse të mos zgjohemi dhe ta shkruajmë historinë tonë ashtu si
është dhe si ishte ? Pse zgjimin dhe kërkesën e madhe për njohjen e rrënjëve
tona me ironi e quani romantizëm ?
Ju
shumë mire po e dini që “Shqetësimi i tyre, ka të bëjë me probleme të
rëndësishme të historisë së lashtë të Shqipërisë, të cilat kërkojnë të
ndriçohen e të plotësohen me të dhëna të reja dhe për më tepër në përputhje me
nivelin e kërkimeve të sotme në arkeologjinë prehistorike dhe të
bashkërenditura me arritjet e studimeve në gjuhësinë indoeuropiane.” Jo indieuropiane por pellazge ?
Edhe
, Dhimitër Pilika me “ Pellazgët, origjina jonë e përbashkët, Tiranë 2005,
f.448;” ; ; edhe Mathieu Aref, me “Shqipëria, odiseja e pabesueshme e një
populli parahelenik, Tiranë 2007, f.561; edhe Elena Kocaqi me Albanët,
shqiptarët me famë botërore, Tiranë 2012, f. 225;edhe Bajram Doka me “ Ilirët,
trakasit dhe frigjiasit, Tiranë 2012, f.95 “; edhe shumë të tjerë që ju i keni
cituar e unë s`po i përmendi , jua zunë udhën ?
Cilët
jeni më në zor, ju si kryeakademik apo e tërë akademia shqiptare që po dalin në
dritë fakte e mbi fakte , të mohuara dhe me qëllim të fshehura? Kush po iu
shtrëngon bulonin e lirisë së shkrimit ?
Jo
fort larg në kohë , unë pata shkruar :” Do të lundroj me këtë shkrim t`imin (
me një lundër pra , sepse nuk kam më shumë mundësi ) mbi valët e një oqeani të
madh të dijës dhe shkencës shqiptare . Një Oqean që të mbërthen dhe nuk të le
të dalësh jashtë , sepse është aq i madh , i qetë e plotë thesare , dhe
shëtitja me një lundër është ndoshta edhe ofendim. Mbi këtë oqean të
pellazgollogjisë , duhet ndërtuar anije të madhe e speciale për të nxjerrë nga
thellësitë e tij , të gjithë thesarin nga një njeri i cili duhej të internohej
nga bretkosat zë shterura dhe llomotitëse.
Të
flasësh për një njeri -njohës i shkëlqyeshëm i 12 gjuhëve të huaja, mes të
cilave 5 gjuhë të vdekura, si dhe i mjaft disiplinave shkencore., është
përgjegjësi e madhe por edhe krenari.
Gjatë
qëndrimit afro 15 vjeçar në Pragë, nxjerr në dritë 64 botime me brendi
arbërore, si monografi-dorëshkrime, tekste akademike, fjalorë, tekste për
gramatikën, historinë dhe letërsinë, antologji të këngëve shqiptare, veprën
“Shqipëria vend shqiponjash” në shqip, anglisht, frëngjisht, rusisht
etj…Gjurmon gjithçka që lidhet me Shqipërinë dhe sjell në atdhe 30 arka me
dokumente të rëndësishme, apo siç i quante ai: “albanica”. Pas prishjes së
marrëdhënieve kthehet në atdhe dhe fillon punën shkencore pranë UT. Boton plot
studime e monografi, si dhe zbulimet e bëra në Çekosllovaki, deri sa e
internojnë pa motiv në Myzeqe”… PO e di se pse e kanë internuar: sepse
gërvishti në plagën e pa shërueshme te fqinjëve (mohimin) : e kaluara pellazge
e shqiptare .
“Fakti
i panjohur deri tani se Fjala, që njeriu i globit tokësor përdor, nuk është
produkt i një procesi evolutiv të zhvillimit të njeriut, por një proces ku
njeriu ka marrë gjuhën të gatshme në përdorim si mjet i transmetimit të
mendimit nga një Dije që vjen shumë e plotë dhe e saktë mbi ekzistencën “….
thoshte Petro Zheji. Pikërisht ky
zbërthim dhe lexim i këtyre fjalive të ngurtësuar brenda fjalëve të gjuhëve të
globit arrihet në saj të faktit se këto rrokje në gjuhën shqipe kanë kuptim
sipas pozicionit që zënë brenda fjalisë (si emër, mbiemër apo folje). ?sht? ky
fakt që e vendos gjuhen shqipe n? bazamentin prej të cilave kanë rrjedhur
gjuhët e botes. Pra gjuha është e parë.
Tashmë
mbas zbulimit të Petro Zhejit puna gjigante e një tjetër korifeu, e Dhimitër
Pilikës, gjen rëndësinë e vërtetë. “ (Fahri Xharra, Dhimitër Pilika –
pellazgollogu i madh i harruar dhe i internuar )
Prandaj
i nderuari kryeakademik, Eva Brinja thotë:” Kjo ?sht? arsyeja q? shqyrtimi i
etnokulturës n? p?rgjithsi t? çon n? pasqyrimin e Mitologjisë s? Lasht? n?
jetën e asaj popullsie etnokultur?n e s? cil?s merr n? shqyrtim. Sa m? e pasur
t? jet? kjo etnokultur? aq m? pran? Mitologjis? Origjinale ?sht? ajo popullsi.
Kjo ?sht? arsyeja q? sigurisht popullsia q? bart gjuh?n e par? bart n?
etno-kultur? Mitologjin? n? form?n m? t? plot? “
Ju
lutem zoti Korkuti , kanë kaluar kohërat kur duheshim të pyesnim fqinjët se çka
të shkruajmë për historinë tonë. Ju kujtohet kërkesa për ndërrimin e historisë
së 6oo vjetshit të fundit ?