Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Pellazgofobia e Akademisë së Shqipërisë!
E hene, 31.05.2021, 12:06 PM
Pellazgofobia e Akademisë së Shqipërisë!
Reagim
ndaj shkrimit “PELLAZGOMANJAKET KERKOJNE REVOLUCION GJUHËSOR” shkruar nga
Profesor Emil Lafe
Shkruan
Fahri Xharra
Ta
njohim Profesorin: Emil Lafe lindi në vitin 1938, është gjuhtar shqiptar. Ka
kryer studimet në Universitetin e Tiranës në vitin 1959 dhe prej atëherë ka
punuar në këtë universitet dhe në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të
Akademisë së Shkencave. Ka qenë drejtor i Qendrës së Enciklopedisë Shqiptare,
që ishte një organizëm i Akademisë së Shkencave, i ngarkuar me përpunimin e
botimit të dytë të fjalorit enciklopedik shqiptar dhe hartimin e enciklopedisë
shqiptare.
Ajo
që më tronditi më shumë është edhe qëndrimi jo shkencor i z. Emil Lafe në
lidhje me pellagët dhe studimit të tyre . Profesori me plotë ironi shkruan :….
Dhe të kthehemi te çështjet e pellazgjishtes. Këtu nuk do të flas si kompetent,
sepse nuk jam, por do të jap disa të dhëna, mendoj të dobishme për lexuesin. Më
1854 u botua vepra “Studime shqiptare” e J. G. von Hahnit, themeluesit të
albanologjisë në kuptimin e vërtetë shkencor të fjalës (E. Çabej). Hahn-i i
shihte shqiptarët jo vetëm si pasardhës të Ilirëve, po edhe të epirotëve e të maqedonëve
dhe të gjithë këta popuj i mbante si të ardhur nga Pellazgët. Pellazgët për të
ishin një popullsi paleoballkanike, që qëndronte më vete përballë grekëve të
vjetër. Shkrimtarët dhe veprimtarët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare e rrokën me
entuziazëm këtë tezë të Hahn-it dhe i dhanë përhapje në shkrimet e tyre. Kjo
tezë u shërbeu si mbështetje për kërkesën e tyre themelore, që ishte: njohja e
Shqiptarëve si një popull më vete, me të drejtat e tyre dhe me rrugë historike
të veçantë. Naim Frashëri, për t’i mbrujtur shqiptarët me idenë kombëtare, për
t’i bërë krenarë për lashtësinë e fisit shqiptar, e përdori këtë tezë të
origjinës pellazgjike dhe shkroi ndër të tjera edhe vjershën e njohur
“Shqipëria”, që nis me vargjet:
Bota
që kur është zënë, Shqipëria gjallë ka qenë, Pellazg’ u thoshin më parë, Më së
fundi shqiptarë.
Atëherë
kombi ynë ishte, si të thuash, në moshën foshnjore, e tërhiqnin mitet e
tregimet legjendare. Kështu pak nga pak teoria pellazgjike u kthye në një lloj
manie, u bë si një postulat i shqiptarëve. Që më 1902 Faik Konica ndër shtatë
aforizmat e “shqiptarit të ditur”, vë të parën: “Shqipëtarët zbresin prej
Pellazgëve. Kush mendon ndryshe, - në qoftë i huaj, është gomar; në qoftë
Shqipëtar, është tradhëtar.” Kjo lloj manie ka vijuar dhe vijon edhe sot “
Pra,
studjuesit e rinj, që nuk janë të infektuar nga studimet marksiste-leniniste të
Universitetit të Tiranës dhe që e duan dhe munden të shkruajnë me fakte të
vërtetën shqiptare, profesori i quan :
”
Pelazgomaniakë “, dhe irritohet edhe me fjalët e Faik Konicës, të cilat i quan
mani ( pellazgjike ), që për “ fatin e keq “ të Historisë së kombit vijon edhe
sot.
Z.
Emil Lafe na tregon një histori e cila u zhvillua me lejen e Shoku Ramiz :… u
dërguan në Francë studiuesit e rinj Faik Drini (arkeolog) dhe Seit Mansaku
(gjuhëtar) për t’u specializuar përkatësisht për epigrafi greke e gjeografi
historike të botës helenike dhe për gjuhësi historike të krahasuar e gjuhësi të
përgjithshme (1972-1974). Por ndryshe nga udhëheqja e lartë e partisë dhe e shtetit,
gjuhëtarët dhe historianët e Institutit të Historisë e të Gjuhësisë nuk patën
ndonjë joshje nga teoria pellazgjike. Një ditë të vitit 1960 prof. A. Xhuvani,
që vinte në zyrë zakonisht rreth dy orë në ditë (ishte 80 vjeç atëherë), na tha
me atë elbasanishten e tij të këndshme:
“Ime
(tani) e mora vesh unë pse e përkrahin Kondën këta!”. - E. Çabej e M. Domi lanë
stilografët, u panë ndër sy dhe pritën vijimin.
“Qi
thoni ju, mbramë ishin ke unë Ramizi (Alia) ene Bilbili (Klosi) – vijoi të
tregonte A. Xhuvani bisedën me dy dhëndurët e tij. – Ene unë i pyeta: Ç’keni ju
qi e përkrahni kaqi shumë ate Kondën?
-
Po ai thotë se vijmë prej pellazgëve! – i ishin përgjigjur ata.
-
A, a! Bana çudi! Nuk u mjafton këtyne që të vijmë prej iliro-trakasve, siç
thotë Jokli dhe albanologët e tjerë, po dashkan që të vijmë prej pellazgëve! A,
a! Ime e mora vesh! – vijoi A. Xhuvani me një qesëndi të lehtë. “
Nga
kjo copëz historie e kuptuat se kush vendoste që të flitej për pellazgët. (Më dhimbsen, studjuesit e rinj Faik Drini
(arkeolog) dhe Seit Mansaku (gjuhëtar), Eqrem Çabej, Mahir Domi, Aleksandër
Xhuvani e shumë të tjerë që duhet të flisnin dhe shkruanin sipas shijes së
Ramiz Alisë )
Pra
? Po, sot kush e pengon studimin e historisë pellazge? Ramiz Alia dhe Partia
kanë vdekur.
Të
ju rikujtoj Dhimiter Piliken :” Të flasësh për një njeri -njohës i shkëqyeshëm
i 12 gjuhëve të huaja, mes të cilave 5 gjuhë të vdekura, si dhe i mjaft
disiplinave shkensore., është përgjegjësi e madhe por edhe krenari.
“Gjatë
qëndrimit afro 15 vjeçar në Pragë, nxjerr në dritë 64 botime me brendi
arbërore, si monografi-dorëshkrime, tekste akademike, fjalorë, tekste për
gramatiken, historinë dhe letërsinë, antologji të këngëve shqiptare, veprën
“Shqipëria vend shqiponjash” në shqip, anglisht, frengjisht, rusisht
etj…Gjurmon gjithçka që lidhet me Shqipërinë dhe sjell në atdhe 30 arka me
dokumente të rëndsishme, apo siç i quante ai: “albanica”. Pas prishjes së
marrëdhënieve kthehet në atdhe dhe fillon punën shkencore pranë UT. Boton plot
studime e monografi, si dhe zbulimet e bëra në Çekosllovaki, derisa e
internojnë pa motiv në Myzeqe”… PO e dij se pse e kanë internuar: sepse
gërvishti në plagën e pa shërueshme te fqinjëve (mohimin) : e kaluara pellazge
e shqiptare .
Dhimitër
Pilika një Dijetar i madh dhe i heshtur
-për të cilin mediat franceze shkruanin
me gërma të mëdha “Shqiptarët pushtojnë Francën”, ndërsa për të “shqiptari që
korrigjon të folurën e francezëve”. Kryevepra,”Pellazgët origjina e jonë e
mohuar” ( Shkaku i internimit të
korifeut)
Pra e dij se pse e kanë internuar: sepse
gërvishti në plagën e pa shërueshme te fqinjëve (mohimin) : e kaluara pellazge
e shqiptare .
Edhe
kjo për Z. Profesor : ” Nëse një komb do e mallkojë historia, atëherë ne jemi
ata. Një gjë duhet ditur që mallkimi i historisë është shumë i rëndë, mallkimi
shkon deri në zhdukjen e kombit.
Serbët
e “morrën” Ilirinë, grekët antiken, sllavomaqedonët Aleksandrin e Madh dhe tani
bullgarët po e përvetësojnë me të madhe Thrakinë dhe historinë e saj . E keni
parasysh që Spartaku, gladiatori që e tronditi Romën “ paska “ rrënjë
bullgare.?
Nëse
këto shtete që i përmenda investojnë me të madhe në përvetësimin e historisë së
atyre tokave në të cilat falë rrethanave historike, sot jetojnë; shqiptarët
investojnë në mohimin e të vërtes së vet.
Shikoni,
edhe mohimi si dhe heshtja janë krim
historik.!
Në
shkallë ndërkombëtare prej gjithë përfundimeve të tyre të verifikuara mirë, del
se pellazgët, , i kanë sjellë Europës, ndër të tjera, alfabetin e parë,
qytetërimin më të lashtë: mjeshtërinë, teknikat e dobishme, themelet e
shkencës, mitologjinë etj., e në veçanti emrin e vetë Europës, kulturën e
grurit, shpikjen e bukës, ndërtimin e qyteteve e bërjen e regjistrimeve, të
ligjeve, të monedhave, të Lojërave Olimpike... (Dr. Dhimitër Pilika, 1994 )
Përfundimisht, origjina pellazgjike e kombit shqiptar, është provuar në mënyrë
të padyshimtë, pa asnjë hije etnocentrizmi, nëpërmjet përputhjeve, ndihmesave,
konvergjensave të pakundërshtueshme të mijëra të dhënave ndërdisiplinore,
zakonisht të pabotuara, vendore, që u përkasin fushave të mëposhtme:
historigrafisë, numizmatikës, epigrafisë, fizikës radiometrike, kimisë (së
metaleve, tokave etj.), etnologjisë, folkloristikës, gjuhësisë, onomastikës,
etimologjisë, antropologjisë, hematologjisë, ballkanologjisë, etruskologjisë,
jurisprudencës, paleografisë, statistikës, demografisë, klimatologjisë etj.