Mendime » Xharra
Fahri Xharra: A na solli Turqia këtu ku jemi?
E enjte, 01.07.2021, 07:45 PM
A na solli Turqia këtu ku jemi?
Nga
Fahri Xharra
Ra
Grenelli e na shtyri sa do pak në lëvizje mendore,dhe të shohim të vërteten në
sy. Shqiptarët po mendojnë që euro - amerikanët janë te verbër dhe të shurdhër
për të parë se cka mendojmë ne për vevetën.
Do
të doja edhe unë në kafen e Rrugës së Ngushtë , në Gjakovë ,pranë kafes
italiane, t`i përmblidhja do shkrime të cilat janë brenga më shqetsuese
kombëtare ;Prejardhja e shqiptarëve ?
(Kadare
: “ Mëngjeset në Kafe Rostand ,faqe 172,; Enver Robelli ““Hoxha” Irfan Salihu
llomotit e gënjen për historinë e shqiptarëve dhe të Kosovës . ; Muhamed Mufaku
: “Kur romansierët shndërrohen në historianë e historianët shndërrohen në
teologë!” Lis Bukuroca : Millosheviçi, hero i shqiptarëve? : Hoxhë Irfan
Salihu: Në Kosovë s’ka pasur shqiptarë – ata i solli Turqia (VIDEO) )
Po
çka na ligjëroi Hoxha dhe i helmoi dhe qindra të rinj e pleqë?
”-Osmanët
u kanë dhënë shqiptarëve me hektarë tokë dhe i kanë sjellë të jetojnë në
Kosovë.
-
Osmanët i bënë shqiptarët sundimtarë të Ballkanit.
-Gjatë
kohës së Rankoviqit shqiptarët “vetë kanë shku” në Turqi.
-Statistikat
e vitit 1455 tregojnë se këtu, në Kosovë, vetëm 1 për qind e banorëve kanë qenë
shqiptarë.
-
Më 1389, kur erdhi osmanliu, ai këtu luftoi kundër hungarezëve dhe Car
Llazarit. Osmanliu ia mori serbit Kosovën dhe ua la në dorë shqiptarëve.”
Vetëmohimi
kombëtar nga vet shqiptarët kishte filluar herët , ashtu në atë mënyrë që ne
nuk guxonim as të flisnim e as të reagonim , se pse bëhej në emër të shkencës
““Në universitetin gjysmë të braktisur, ndërsa shokët copëtoheshin nga tanket,
në një kthinë të heshtur, një student nga Peja vijonte të shkruante doktoratën
e vet “Zanafilla arabe e shqiptarëve”. Është doktor i ardhshëm Muhamed Mufaku.
Ai që do t’i gjendej pranë Serbisë në orët e këqija të saj. Më pranë se tanket.
Doktorata e Mufakut tridhjetë e ca vite më parë dëshmon se projekti i turqizmit
të Shqipërisë nuk ka qenë asnjëherë një frymëzim i rastit” ( Në kafen Rostand
f. 172).
“Hoxhë”
Irfan Salihu në të ardhmen mund të prezantohet edhe si myderriz, myezin, myftar
e çka jo tjetër, por këta tituj të shpifur nuk do t’i bëjnë të besueshme dhe
shkencore përrallat e tij. Megjithatë, është e tmerrshme që imamë të tillë kaq
të poshtër lejohen të flasin publikisht nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila
gjatë viteve të fundit është shndërruar në çerdhe gjarpinjsh antishqiptarë. Me
fenë islame kjo propagandë nuk ka të bëjë asgjë. Paraqitjet si kjo e Irfan
Salihut janë pjesë e një agjende antishqiptare dhe tregojnë se në çfarë mjerimi
gjendemi si shoqëri. ( Enver Robelli )
Një
dikush, me emrin E. Bega, paraqet në shtypin shqiptar të Prishtinës dhe të
Tiranës librin “Shqiptarët në botën arabe”. Autori i librit është një tjetër
dikush, Dr. Mohamed Mufaku, shqiptar nga Peja, i lindur në Damask, me
doktoraturë të vitit 1981 në Universitetin e Prishtinës. Siç është zakoni në
paraqitjen dashamirëse të botimeve, E. Bega thekson vlerat e librit, në mënyrë
të lexuesit, qofshin në Kosovë, qofshin në Shqipëri, të bëhen të ndërgjegjshëm
për to. Ja pjese nga teksti i paraqitjes: “Autori na tregon qysh në fillim se
midis shqiptarëve dhe arabëve ekziston një traditë e pasur që flet për
prejardhjen e shqiptarëve prej vendeve arabe.Kështu, të dhëna të tilla
shpalosen së pari në një histori arabe me titullin ‘Tuarih Tuaf’, në të cilin
shpjegohet gjerë e gjatë së shqiptarët kanë origjinë arabe. Me vonë këto të
dhëna kalojnë në burimet osmane”. ( (Ismail Kadare )
“Deri
tani Kadareja u shfaq me qëndrime antiturke, antiaziatike, antikomuniste e
antiislame, që i lidh ato me mjeshtëri, kurse tani merret me “makthin” e
“arabizmit” të shqiptarëve _-ankohet Dr. Mufaku .Sa vështirë kur dikush ta
paralizon mendimine porositur Zoti Mufaku!
Kadareja
e kishte përrallosur historianen franceze Nathalie Clayer dhe librin e saj
”
“Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë” për veprën e saj “Në
fillimet e nacionalizmit shqiptar” dhe Mufaku e ndiente vetën të ofenduar me
qëndrimin e Kadaresë ; normalisht prekëse kur dikush e then teorinë serbe për
“prejardhjen “arabe të shqiptarëve
“E
për këtë niset nga disertacioni im “Lidhjet letrare shqiptare-arabe” që u
mbrojt në Universitetin e Prishtinës në vjeshtë të vitit 1981, dhe u botua si
libër në Tiranë më 2009. Pasi që në hyrje është dashur të shkruhet për lidhjet
historike është përmendur një traditë e pasur që trashëgohej me shekuj te
shqiptarët e te arabët për “prejardhjen arabe të shqiptarëve”. Edhe pse në
disertacion flitet shprehimisht se “këto mendime nuk marrin vlerë shkencore”
(f. 28 nga disertacioni i botuar në Tiranë), arsyetohet Muhamed Mufaku. Por
nese ““këto mendime nuk marrin vlerë shkencore” atëherë pse shkruhe në një
disertacion shkencor . Ik ore , ik!
Perandoria
Osmane ashtu si na hodhi neve pas për disa shekuj në fushën kulturore dhe
shkencore, këtë realizoi me sukses edhe me vendet arabe. Ndalimi i shqipes nuk
u bë për të na mbrojtur nga serbet, por për të na asimiluar tërësisht.
Shqiptarët që fituan pozita në perandori, nuk i fituan pse ndjeheshin shqiptarë
patriot, por pse ndjeheshin osman dhe të gjithë ata qeveritarë osman, pa
përjashtim, nuk kërkuan ndryshimin e ligjit, që ndalonte gjuhën e tyre amtare.
(Lis Bukuroca )
Për
realizimin e kësaj teme , pranë kafësë zezë italiane u sherbeva me të gjithë
këta autorë sepse po shkruhet për mua : Fahriu besohet të jetë konvertuar
katolik gjatë qëndresës së tij në Kroaci. ( Në Slloveni . Lublanë isha une
fxh)Në Jugosllavinë e Titos dhe Sllobodanit ka qenë modë e shërbimit sekret
jugosllav që në bashkëpunim me Kishën Katolike dhe Opus Dein të konvertonte
tradhëtarët shqiptarë në katolikë, dhe ti bënte ata armiq të muslimanëve
shqiptarë të Kosovës.
Fahri
Xharra është një nga yjet e racizmit, urrejtjenxitjes dhe histerisë kundër
muslimanëve në Kosovë. . Ne po e quajmë Xharrën të sëmurë mendor duke shpresuar
që shprehjet e tij të jenë vërtet pasojë e ndonjë sëmundje.
Këtë
e bëjmë për t’a lehtësuar Xharrën nga përgjegjësia e rëndë morale që mbajnë
thëniet e tij që ngjajnë me jezuitët e mesjetës në Europë. Në këtë rast Xharra
duhet të kërkojë sa më shpejt mjekim. Nëse dëshiron ai mund t’i vizitojë disa
mjekë popullorë muslimanë që t’i këndojnë Kur’an dhe t’ja heqin xhindet që ka
në kokë ose ndonjë mjek të njohur psikolog nga mjekët e shumtë që ka Shqipëria
dhe Kosova.
Dhe
këta që e kërcejnë vallen e dreqit shkruajne ” Katoliku fanatik Fahri Xharra,
një prej propaganduesve të Shqipërisë së Madhe dhe nacionalizmit të sëmurë
laik-katolik, duhet patjetër të vizitohet tek ndonjë mjek psikolog.
Nacionalizmi i tij katolik ekstremist dhe racizmi i tij i theksuar po krijon
habi tek opinioni i gjerë.” ( diku në shtypin ekstremist islamik)
Të
jesh arab apo turk është privilegj në këtë shoqërinë tonë gjithëpërfshirëse
shqiptare.-2015
Fahri Xharra,30.06.21
Gjakovë