Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Ajo që ishte e jona mbetet e jona
E diele, 20.06.2021, 03:18 PM
Ajo që ishte e jona mbetet e jona
Nga
Fahri Xharra
Lundrimin
nëpër historinë e kombit tonë e bëjnë njerëzit e mençur të “zhveshur” nga
bindjet fetare, politike dhe rajonale me një qëllim të shenjt- zbardhjen e saj.
Neve kaluam shumë kohëra të turbullta, po flasë vetëm për dy mijë vjetshin e
fundit; na gjymtuan me “ rob e me th`mi ” me “tokë e katandi” . Ishim dikur;
por edhe sot jemi dhe do te jemi edhe në të ardhmen me vetëdije e ndërgjegje të
pastër se i takojmë logut të vjetër pellazg-ilir-alban-shqiptar .
Historiani
romak Titus Livius, na e pat lënë një shkrim, ku thoshte që romakët pasi që
mundën Mbretin Ilir Gentin, aty rreth vitit 168 prK në Shkodër e ndanë
mbretërinë Ilire në tri pjesë . Pjesa e parë ishte territori të cilin e
kontrollonte dukur Teuta ( rënja e saj 229-228 prK), rreth Durrësit, Apolonisë
e deri në Lezhë. Pjesa e dytë ishte deri Ulqini, Rizona dhe Daorsi. Pjesa e
tretë, Liviusi thoshte ishte deri tek “të gjithë Labeatët”
Pra,
intelektuali i vërtetë shqiptar duhet të jetë roje i shëndetit mendor,
shpirtëror dhe qytetar te shoqërisë!, ose shëndeti mendor dhe shpirtëror edhe
qytetarë i shoqërisë janë intelektualët e vërtetë që janë roje të mbarëvajtjes
së shëndetshme të asaj shoqërijeje.
Sa
interesant “ Ju rrnoftë djali ! Portret i Shqipërisë veriore “ ësht libri
Zonj.Marjorie Senechal (The University of Massachusetts Press. 19470 e cila në
faqen 17 shkruan se: “Krishterimi si religjion i kopjoi dhe i bëri të vetat
shumë ritual dhe simbole po nga ilirët . ( The Christian religious movement
copied several rituals (holy water concept, crucifix) from the ancient Illyrian
(pagan) tribes.)
E
vërtetë kjo ? Po, po plotësisht e vërtetë.
“
Krishterimi kur arriti në Ballkanin Perëndimor ( Iliria Perëndimore fxh ) dikur
shumë herët nga sot, edhe nga deti … Titusi, dishepull i Shën Jeronimit shkoi
në Dalmaci, kurse vet Shën Jeronimi e predikonte Biblën në Iliri .Qytetet
romake ( atëherë romake fxh) Selaniku, Shkodra dhe Durrësi ishin qendrat shumë
të hershme nga ku krishterimi përhapej…. me kalimin e kohës ( pas shek 3 )
Iliria ishte pjesë e Patriarkisë së Romes, ku edhe Krishterimi është ruajtur
deri më sot.
Çfarë
religjioni kishin Ilirët para ardhjes së Krishterimit ? Sipas John Wilkes-it
ata nuk e kishin një fe të formuar me rituale të praktikuara, por ata e kishin
një njohuri të madhe për fuqitë mbi natyrore dhe dini të kontrollonin çdo gjë
në tokë dhe në jetën e tyre të përditshme.. Ornamentet e tyre e kishin një
llojllojshmëri të simboleve e posaçërisht të diellit. Ilirët ishin mjeshtër të
mëdhenj të tatuazhit.
Disa
rituale të hershme ballkanike (ilirike fxh) u futën butësisht në Krishtërim, ku
psh Edith Durhami e sugjeron konceptin e ujit të shenjt që i kishte burimet
simbolike të tij në kohen pagane nga zoti i pranverës. “ ( po aty )
Me
mijëra vjet para ardhjes sllavëve në Ballkan ( shek i 6 -të ) tokat në mes
Adriatikut dhe lumit Danub ishin shtëpia e popullit të botës së vjetër të
njohur si ilirët (by John Wilkes)
Fahri
Xharra, 20.06.21
Gjakovë