Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Me krenari dhe mburrje - Shkodra!
E premte, 02.07.2021, 06:59 PM
Me krenari dhe mburrje: SHKODRA!
Nga
Fahri Xharra
E
sigurt ishte që Porta lart, qëllimisht kishte zgjedhur hapësirën e Gjakovës,
Malësinë së saj, Shkodrën e deri në det për të treguar qëllimet e saj dhe
sajimin e një “tampon zoneje” të tmerrit, ngase përherë aty ishin thyer lindja
dhe perëndimi në paraqitjen e fuqisë së tyre”… shkruante Gjon Nikollë Kazazi i
Gjakovës (1702-1752).Po kush nuk e zgjodhi kete zonë ,ku thyheshin e ende
thyhen lindja me perëndimin? Turku ,serbi ,komunizmi e të gjithë ata që kalun
këndej pari. Ose, ”Nga të gjithë elementët e padisiplinuar në Perandorinë
Turke, pak mund të ketë pasur, që të mund të sillnin aq shumë trazira sa
shqiptarët. Për të dënuar grupet e pabindura duhet të dërgoheshin ekspedita
ushtarake njëra pas tjetrës. Edhe pse Shqipëria është veçse pak më e madhe se
sa Vermonti dhe me zor sa i bën një milionë banorë, ajo është një qendër
cikloni e Ballkanit, nga e cila mund të lindin probleme të rënda. Rajoni i
liqenit të Shkodrës në kufirin verior është një zonë problematike ku interesa
konfliktuale nuk mund të ndahen paq, përveçse nga ndonjë proces i gjatë
negociatash dhe rregullimi “Bota e re, problemet e gjeografisë politike” –
libër i pabotuar ndonjëherë në shqip (Bowman, Isaiah, The new world; problems
in political geography (1921), Yonkers-on-Hudson World Book Co, 1921, Chapter
Seventeen; The Albanian Mountaineers, f. 306-312).” Ose“Nuk më befasonte që
serbët e urrenin islamin por u gurëzova kur e pashë që ata e urrenin edhe
kishën tjetër të Krishterë. Nuk e pritja që katolikët shqiptarë ishin më shumë
të urryer nga sllavët se myslimanët ( E.Durham, Londër 1920).
Origjina
e emrit të saj, S???R???? (Scodra në transkriptimin latin), mendohet [7] të
jetë vendi ku shkon Drini (Shiko Drinon), kur erdhën turqit në Mesjetë e quanin
??kodra ose I?kenderiyye nga I?kender duke pandehur se banorët e këtij qyteti
ishin të bijtë e Aleksandrit të Madh (Skënder, emri i myslimanizuar) për nga
trimëria që shfaqnin në beteja, nga ku Barleti nxjerr një tezë se Shkodrën mund
ta ketë themeluar Aleksandri i Madh, por faktet dëshmojnë për më të vjetër. Nga
ky ambjent dolën në dritë humanistë e mendimtarë të shquar, si Marin Barleti e
Marin Beçikemi [8], që me veprat e tyre nxitën në futjen e qytetit në vepra e
studime e shkenca të aplikuara. Matematicieni Gjon Gazulli, u konsiderua si një
nga astronomët më të shquar të kohës. Dallohet me një nga shkollat më të para
në trevat shqiptare më 1698. Historiani E. Jacques shton se edhe të tjera
shkolla u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më
1639?. Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan. Por të
dhënat tregojnë se “akademia” kulturore për të cilën shquhet ky qytet fshihet
pas shekujve e shekujve At Donat Kurti jep edhe një të dhënë të mrekullueshme
për marrëdhëniet e vendit tonë me atë revolucion teknologjik që e tronditi
botën kulturore me fuqinë e jashtëzakonshme shtytëse që u dha botimeve dhe
kulturës në tërësi: për lidhjet me shtypshkronjën. Ai thekson se shtypshkronja
kishte hyrë në Obot “fill mbâs të gjetunit”, domethënë fill pas shpikjes së saj
nga Gutenbergu. Shtypshkronja e Obotit, shkruan At Kurti, njihet më 1493. Kjo
do të thotë se ajo ishte futur në Shqipëri vetëm 38 vjet pasi Gutenbergu i dhá
vendit të vet dhe botës prodhimin më të famshëm të krijesës së tij: Biblën e
shtypur në shtypshkronjën e vet.
Tridhjetë
e tetë vjet për atë kohë janë si tridhjetë e tetë ditë sot, ndoshta më pak. Ai
përmend edhe shtypshkronjën tjetër të Shkodrës, që njihet më 1563, por nuk
përjashtohet që edhe kjo të jetë më e hershme; Thuhet që njëfarë Shtjefni nga
Shkodra pruri nga Venediku dhe ngriti një shtypshkronjë dhe në vitin 1563
shtypi një libër kishtar. Shtypshkronja, siç dihet, vlerësohet si një prej
shpikjeve më të mëdha të gjithë kohëve. Studiues të ndryshëm e vendosin Johann
Gutenbergun, autorin e kësaj shpikjeje, ndër njëqind njerëzit më me ndikim në
historinë e njerëzimit. Madje amerikani Majkëll Hart (Michael H. Hart), e
rendit të tetin sipas këtij kriteri. Futja kaq e vrullshme, e menjëhershme, e
kësaj teknologjie dëshmon se në Shkodër e rrethina lidhjet me Perëndimin ishin
të drejtpërdrejta; dëshmon se aty kishte një jetë intelektuale të dendur, plot
energji, aty shkruhej, krijohej, botohej, përhapej kulturë[9].
Oboti
shtrihet në jug-perëndim të Shkodrës dhe është i vendosur në të djathtë të
Bunës. Administrativisht i përket komunës së Oblikës, kurse etnografikisht e
historikisht i përket zonës së Bregut të Bunës.Sipas gojëdhënave, Oboti është
ngritur njëkohësisht me kishën e shna Prendes në Shirq (shek. XIII-XIV). Për
herë të parë emri Obot gjendet në dokumentet venedikase të shek. XV.
Sipas
traditës gojore, popullimi i kësaj zone njihet para 700 vjetësh. Fiset e para,
sipas gojëdhënës, ishin fiset Çemeraj e Gjekaj. Mund të ketë pasur edhe të
tjerë, por që u shuan nga sëmundja e murtajës. Kështu fisi Mark Gjekaj erdhi
nga Shestani, fisi Çulaj nga trevat etnike nga Mali i Zi, po ashtu edhe fisi i
Koçobashve dhe fisi Pemaj, kurse ai i Bumejve nga Mirdita, etj. (shih. Gjovalin
Muzhani, “Oboti” Kumbona e së diellës” nr. 12, 1994)
Oboti
ka qenë qendër relativisht e re me një farë veprimtarie ekonomike. Në të
kaluarën ka patur liman ose stacion lumor ku ndaleshin barkat me tonazh të
madh, të cilat nuk mund t’i afroheshin qytetit, meqë prurjet e lumit Buna e
kishin mbushur shtratin deri tek skela e Shirqit.
Në
shekullin e kaluar ky liman ka pasur hane, depo, magazina, dyqane, qendra
postale. Në Obot kanë qëndruar edhe vaporë të firmave të mëdha tregtare
shkodrane, si Muzhanët, Darragjatët, etj. Më 10 gusht 1913, në Obot dhe në Anën
e Malit u ngrit flamuri shqiptar pas kaq shumë vitesh robëri. Kjo ditë u kthye
në një ditë feste e entuziazmi, me batare pushkësh, për banorët e vendit. Kisha
e parë e Obotit u ndërtua me tepricat e gurëve të kishës së shën Premtes, në
Shirq! Pra, pasi u kryen punimet, ajo që mbeti u mbart dhe u soll në Obot, duke
përfituar edhe nga afërsia e këtyre dy fshatrave. Për këtë ka mbetur në formë
gojëdhëne shprehja: “E patët ‘baft’ ndërtimin e kësaj kishe”.
Shkodra
është qyteti që prej shekujsh njihet si djepi i kulturës dhe civilizimit të
lartë brenda trojeve etnike shqiptare. Historia e saj është e mbushur me
ngritje dhe ulje ndër shekuj. Ajo gjithnjë ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë
gjithë historisë kombëtare shqiptare. Shkodranët kanë qenë ndër shekuj nderi
dhe lavdia, të parë në të gjitha këndvështrimet, duke zënë në këtë mënyrë një
vend nderi në histori. Gjurmët më të hershme të veprimtarisë njerëzore të
zbuluara në pellgun e Shkodrës i përkasin periudhës së paleolitit të mesëm, por
duke filluar nga periudha e bronzit, ato kanë një prezencë intensive e të
pandërprerë. Ky territor ka qenë i banuar nga fisi ilir i Labeatëve, lundërtarë
e tregtarë të zotë. Ishin shkëmbimet tregtare me zonat e tjera, që u bënë shkak
për themelimin e qytetit të Shkodrës si një treg e vendbanim ilir. Kështu, që në
shekullin e IV p.K. e fillon jetën ky qytet ilir, i cili njihej në histori me
emrin Scodra, Scobre, Skodrai, Skodre, Skydreonopolis, sot Shkodra. Në vitin
181 para Krishtit bëhet kryeqytet i Mbretërisë së Ilirisë, me sundimtar Gentin,
dhe kishte një shtrirje të madhe në pjesën veriore. Gjatë shekullit II para
Krishtit, në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në vitin 168
pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të
Perandorisë Romake. Me reformat e Dioklecianit bëhet qendër krahinore. Aty
kalonin rrugë tregtare të rëndësishme drejt bregut Dalmat, nga veriu, dhe
nëpërmjet luginës së Drinit për në Kosovë, nga lindja. Mbas vdekjes së heroit
kombëtar Gjergj Kastrioti, i cili drejtoi rezistencën e popullit shqiptar ndaj
pushtimit të Perandorisë Osmane, në vitin 1479 Sulltan Mehmeti II rrethon
përsëri Shkodrën me mbi 100.000 ushtarë, si qyteti i fundit shqiptar i
papushtuar.Mbrojtja vazhdoi mbi shtatë muaj nga një garnizon prej 1600 vetash,
i cili u dorëzua me kusht. Kjo qëndresë u përshkrua nga historiani i parë
shqiptar dhe dëshmitar i kësaj ngjarjeje, shkodrani françeskan, humanisti At
Marin Barleti. Libri i tij “Rrethimi i Shkodrës” u botua në Evropë në vitin
1504. Trashëgimia kulturore e Shkodrës për kombin shqiptar fillon që në
shekullin XV, me shkrimet e para në gjuhën shqipe. Kemi në këtë qytet
shkrimtarët, gjuhëtarët, historianët e parë të vendit. Në shekujt XVIII-XIX
kemi institucionet e para shtetërore që pasqyrojnë lidhjet e Shkodrës me botën
e qytetëruar evropiane. Për herë të parë në Shqipëri zhvillohet arti, sporti,
lindin muzetë dhe bibliotekat. Fillon arti fotografik, shtypshkrimi dhe më vonë
kinemaja dhe energjia elektrike. Me ndarjen e Perandorisë Romake, Shkodra,
sikurse e gjithë Iliria e jugut kalon nën kontrollin e Bizantit, por vazhdoi të
varej nga Kisha Katolike e Romës.
Kështjella
Rozafa është monumenti historik më i vjetri, e cila filloi të ndërtohet në shek
V-IV para Krishtit, ndërmjet lumit Drin dhe Buna. Në shekullin V-IV para
Krishtit filloi ndërtimi i kalasë me gurë ciklopikë të puthitur pa llaç. Kalaja
është e vendosur mbi një kodër në hyrje të qytetit, në një lartësi 130 m.
Ajo
është vendosur në pikë strategjike për të kontrolluar fushën bregdetare, hyrjen
në liqenin e Shkodrës, si dhe kalimin në thellësi të vendit e të Ballkanit në
Lindje. Kështjella ka një histori të gjatë luftarake dhe lidhur me qytetin e
Shkodrës ka një gojëdhënë popullore.
Prof.
Giuseppe Gelcich, nji nder studjozt ma te çenshemt e ma me autoritet te
vjetersive shqyptare, tuj fole permbi zhvillim tone kulturar, para te XV
shekull, thote: “Shqytari i pajisun prej natyret me ‘i kuptim te forte e me i
shijim te bukur, kishte stolise gjytetet e veta me permendore (monumenta)
artistike fort te çmueshme e, deri qi kto gjytete ran rrash per toke prej
zjarmit e pezmit t’ anmikut, s’pran tuj dergue me shumice rraqe argjanti,
fildishi, kureli, kriri (zadefi), si edhe shkallme, arme e ene remi te punueme
me mjeshtri e hollim te madh gjithkund neper Ballkan e nder vise, kndej e andej
detin. Petkat mandej te qendisuna n’ ar per bukuri, qi u perdorshin asokohe ne
Ballkan per stoli shtati e shpije, vishin edhe kto prej andej. Arti rromanesk
ne Dalmacje pat shkasin ma te madhi e te paret apostuj prej Shqypnije.
Kta
ndodhte sa mbretnote paqa ne vendin tone, pse, si nisen m’ u dynde shqyptaret
katolike, gjith perparimin, kulturen e influksin e tyne kah Dalmacija, Gelcich
e permbledhe me kto fjale:
“Sa
familje, qi sot thirren dalmate, rrjedhin prej te hikunve t’ atyne kohve! Sa
sende, qi sot shumica i mban per arte e vepra dalmate, nuk jane tjeter veç
krijime e vepra te daluna prej mjeshtris e zhenis shqyptare!”
Prap
Prof.Gelcich, tuj rí ne bisede me P. Gjergj Fishten permbi arte te hershme ne
Shqypni, dishmoi, se veç mbrenda nji shekullit te vetem, tuj nise gjate Bregut
te Bunes e deri ne gjytet te Djokles afer Podgorices, njitfeshin 82 piktora me
za, te cillve u dihej edhe emni.”
Po
kush nuk e zgjodhi kete zonë ,ku thyheshin e ende thyhen lindja me perëndimin?
Turku ,serbi, komunizmi e të gjithë ata që kalun këndej pari 13