Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Mos po perëndon dielli i shqiptarëve?
E merkure, 14.07.2021, 07:54 PM
MOS PO PERENDON DIELLI I SHQIPTAREVE ?
Kur
dielli ikë, çdo gjë ikë !
Nga
Fahri Xharra
Jemi
apo nuk jemi ata që me dekada kemi trokitur ne dyert e shteteve te civilizuara
për të pasur pak mirësi për ne, për
popullin tonë të shkapërderdhur? Neve aspak nuk na takon që të ndërhyjmë në
punët e të tjerëve. Jemi ende në gëzhojën tonë dhe gjithsesi duhet ta ruajmë
vetveten e të mos biejmë pre e ndikimeve mashtruese rajonale.
Iku
drita dhe erdhi terri , i ulur jam. Nuk po mund të shoh rrugën time.
Cilët
bij të trathëtuan
Dhe
të doqnë dhe të shuan ?
Dhe
të lan', o Shkab' e ngratë
Pa
fole, pa zog, pa shpatë? ..... Iku
ngrohtësia , i ulur jam në të ftoftë të cilin vetëm eshtrat e mi po e ndiejnë.
Pa
fole, pa zog, pa shpatë? .. Iku ushqimi
i shpirtit , dhe unë vuaj për atë që dikur e kishe ( gjer më sot) Më humbi
bukuria e nënës ,është terr nuk po e
shoh.
Populli
im , o i dashur popull, po t" bi ngjuj e t"lus me za, ta shpetojme ,
cka mund t" shpetohet, sepse kohe ma shume nuk ka...... klithë poeti në
këtë muzg kombëtar..
Dhe
disa minuta para se dielli të humbet në pafundësinë e tij , i mahnitur nga
bukuria e tij dhe me dro se a do ta shoh përsëri . Bukuria e qiellit ndërron me
të madhe e unë ulur mendoj :
Ç'thot'
ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë
pa kurorë-
Faqe-çjerrur,
lesh-lëshuar,
Shpirt
e zëmër përvëluar;
Gjysm'
e vdekur: "O Shqiptarë,
Qan
e lutet Nën' e mjerë,
Kërkon
vatrën edhe nderë,
Do
lirinë dhe atdhëne,
Si
ç'e pat me Skënderbenë,
Bijt'
e besës thërret pranë.
Kur
i thirri dhe s'i vanë?.......
“Perëndimi
e ka pranuar pavarësinë e Kosovës , por jo vendet arabe. ... Arabet e kane
mbajtur qëndrimin Serbisë e jo Izraeli “ ( Mohamed Nabhan i Palestinës)).
Ka
pesëmbëdhjete vite që ne kemi lejuar që nepër xhamitë tona dhe ambiente të
tjera sociale të predikohet në mënyrë të papenguar dhe sistematike fanatizmi
fetar islamik, që do të thotë predikimi sipas të cilit ka vetëm një mënyrë të
drejtë dhe të lejuar të të jetuarit, e ajo është mënyra salafiste ( radikalizmi
islamik) dhe të gjitha të tjerat janë të gabueshme dhe të pamoralshme, se
shiitët janë devijant të poshtër të islamit, se hebrenjtë janë popull i
mallkuar, se amerikanët janë djaj, se gratë duhen nënshtruar e përbuzur, se
xhihadi është forma më e lartë e përkushtimit fetar, se të gjitha të këqijat e
shoqërisë vijnë nga mungesa e fesë, e plot gjëra të ngjashme, krejtësisht të
paqëndrueshme. Ky lloj predikimi tanimë i ka arritur efektet e veta: prodhimin
e militantëve, si puna e Muhaxherit dhe shokëve të tij. (Blerim Latifi)
Cilët
bij të trathëtuan
Dhe
të doqnë dhe të shuan..
Qan
e lutet Nën' e mjerë,
Kërkon
vatrën edhe nderë,
Do
lirinë dhe atdhenë,
Si
ç'e pat me Skënderbenë,....” Viktima më të mëdha të këtij manipulimi janë
padyshim të rinjtë kosovarë, të cilët të kapluar nga frika e pa perspektives
bijnë lehtë pre e propagandës fetare.
Pyetja:
Si funksion mekanizmi i kësaj propaganda tek të rinjtë?
Latifi:
procesi i prodhimit të një fanatiku, qoftë ky fetar, ose fanatik i një ideologjie
tjetër, kalon nëpër tri faza.
Përkundër
të gjithave , edhe nata pa diell do të jetë e shkurtër..... Në mes tuaj kam
qëndruar, E jam duke përvëluar, Që t'ju jap pakëz dritë, Natën t'jua bëj
ditë.(thoshte Naimi)
Do
të perëndoj për të humburit, sepse janë të destinuar për prishje, ndërsa për
shqiptarët që kanë dashuri për komb, Atdhe dhe që kultivojnë paqen, dashurinë
dhe mirëkuptimin midis njerëzve është kohë e ringjalljes dhe e dekontaminimit nga kalldrëmet mesjetare!
Shqiptarët stuhitë i patën vazhdimësi, por i tejkaluan pikërisht atëherë kur
askush nuk e priste! Ne jemi popull i zgjedhur, këtë e dëshmon më së miri
ëndrra e Shën Palit, që ishim të paracaktuar, përgëzuar dhe shenjtëruar nga
Perëndia i gjallë! na inkurajon Erton Gashi.
O
Zot ! unë isha zgjedhur te bëhesha viktima e një kohe te rebeluar. E nje kohe
kryeneçe dhe e disa njerëzve te çmendur ,te cilët nuk kishte askush guxim as
fuqi ti ndalte. .S’guxoja te arratisesha nga vendi ku isha strehuar .Fusha nga
do ecja ishte e mbjelle me vdekje. I thash vetes me zërin qe me dridhej,,
,,qëndro e patrembur, mos u dorëzo para fatkeqësisë!!.
Nuk
e dua me trishtimin ,e kurrë nuk e kam dashur dhunën e as urrejtjen .Dua te
jetoj si dua une e jo si thua ti Dua ti dua te gjithë qe me duan .sepse .,,Te
jetosh e vdekur me mesin e te gjalleve qenka shume e rende ,,.DUA te jetoj ne
mesin e te gjallëve sepse jam e gjalle .( nga Mimi Qiraxhiu )
Dhe
dita e diellit shqiptar do të rifillon.
Fahri Xharra 14.07.21
Gjakovë