Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Hypatia, bijë e të parëve tanë
E shtune, 10.07.2021, 04:46 PM
Hypatia, bijë e të parëve tanë
(Shkrimi
i kushtohet mbesës sime Arbanës)
Nga
Fahri Xharra
Një
pasdite tragjike e vitit 415 pasKr gjer sa ishte duke e zhvilluar shkencën në
mendjen e saj , ia mësyni masa e tërbuar nga fanatizmi fetar dhe e filloi
djegën e vlerave të mëdha të Bibliotekës së Aleksandrisë dhe e mori Hypatinë duke e shkëputur nga realja dhe e nxori në rrugë duke u rrah dhe dhunuar
barbarisht deri në vdekje. – ishte fanatizmi fetar kundër dijës së shenjt.
Hypatia
e Aleksandrisë e lindur rreth vitit 370pasKr,
e bija e Theonit të Aleksandrisë, matematikanit famëmadh të kohës ,
mbeti pionerja e rëndësisë së gruas në
historinë e civilizimit njerëzor, një grua që përfaqësonte inteligjencën
femërore dhe e cila aktivisht punonte për të mirën e njerëzimit. Ajo ishte diçka
e posaçme që ngërthente në veti bukurinë dhe intelektin e lartë .Ajo ishte
përgjegjëse për atë që që e bashkoi kukturën ,
dijen dhe të kuptuarit filozofik
të së vërtetës njerëzore – Biblioteka e
Aleksandrisë .
Biblioteke
e Aleksandrisë ishte historikisht vendi ku mësohej, hulumtohej dhe i dhurohej
njerëzimit ajo që nuk blihet me para dija , kultura dhe shkenca .
Theoni
, i ati i Hypatisë ia mësoi të bijës
matematikën dhe astronominë por thuhet
që Libri III Teorisë versionit të
Teonit për Almagestin e Ptolomeut , ku paraqitej model ii Universit i cili mbeti i heshtur
deri në kohë e Kopernikut dhe Galileos – ishte vepër kryekëput e Hypatisë .
A
ishte Hypatia filozofja më e madhe e Aleksandrisë dhe martir i vërtetë vlerave të të
mësuarin? Ajo u shndërrua në copë e grimë nga një grup “ qenjeve njerëzore, jo
pse ishte femër por sepse mësimi i saj ishte aq i thellë , aftësitë e saja
dilektike aq të shtrira gjerë e gjatë sa
që i pengonte ata që e donin heshtjen mendore të saj. Të ballafaqoheshin me
Hypatinë ishte e pa mundur por ata zgjodhën
vrasjen e saj.