Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Rizona e Teutës
E hene, 19.07.2021, 08:51 PM
Rizona e Teutës
Shkruan
Fahri Xharra
Për të kuptuar
të huajt, fqinjët, gllabëruesit dhe të
pangopurit, atëherë duhet që ne së pari
ose që ne përfundimisht ta përshëndesim historinë tonë që ka filluar të na
shohë me një sy më të mire. E ky shikim i sinqertë nuk përsëritet
shpesh. Bile, së paku ne e kemi kuptuar
që kjo vjen rrallë e shumë rrallë. Rrallë,
dhe me të vërtetë shumë rrallë!
O moj Shqipni, e mjera Shqipni
kush te ka qitë me krye në hi?
Ti ke pas kenë një zonjë e rande
burrat e dheut te thirshin nanë......edhe ne të gjithë, që ishim rreth
teje, të mendonim që je një zonjë e
rëndë. dhe prej teje prisnim shumë,
por.... kurrë nuk na e shpjegove Rezanën.
Cila apo çka ishte Rezana ?
Historiani romak
Titus Livius, na e pat
lënë një shkrim, ku thoshte
që romakët pasi që mundën Mbretin Ilir Gentin , aty rreth vitit 168 prK në Shkodër
e ndanë mbretërinë Ilire në tri pjesë . Pjesa e parë ishte
territori të cilin e kontrollonte dikur Teuta ( rënja e saj 229-228
prK), rrethe Durrësit, Apolonisë e deri në Lezhë. Pjesa e dytë ishte
deri Ulqini, Rizona dhe Daorsi. Pjesa e
tretë, Liviusi thoshte ishte deri tek
“të gjithë Labeatët”
Historianët
sllav, mendojnë dhe pyeten se athua çka
mendonte Liviusi me “ të gjithë Labeatët “.
Ke pasë shumë t ‘mira e begati
me vajza t'bukra, me djem t'ri
Gja e vend shumë, ara e bashtina
me armë të bardha e pushkë ltina
me burra trima, me gra të dlira
ti ndër gjithe shoqet ke kene ma e mira. .. po Rezona, ishte e jona,
dhe ti me gjumin tënd e përtëhuajsove . Neve na duhet që të përcjellim
shkrimet sllave, për të ditur se
çka paska pas fshehur kjo toka e jonë
Po Rezona (
sot Risan , Mali i Zi) ishte vendqëndrimi i Teutës së
Madhe, ishte vend i Labeatëve, të cilët ishin të rrethuar nga vetvetja me
Taulantë, Pirustë, Dokleatë dhe Sikulatë.
Po sot, Shqipni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe
Shkon bota sipri, me kambë të shklet
e një fjalë të
ambël askush s'ta flet ... je hutuar shumë, nuk e ke atë krenari që e kishe, nuk e ke guximin së paku të thuash po këndej
pari isha unë ! Rezona ( Risani) shkruajnë gazetat malaziase, është një margaritar arkeologjik dhe se po
hulumtohet shumë nga arkeologët malazias dhe ata polka në projektin : “
Risinumi - kryeqendra e mbretëreshës Teuta “("Risinium - prijestonica
kraljice Teute".) ,
Se, ajo që është duke u gjetur
rreth Risanes (Rezones, Rrezones) flet
për një kohë të forcës së madhe politike dhe ekonomike të saj.
Si mal me borë, si fushë me lule
ke pas ken veshun, sot je me cule
e s'të kan mbetun as emn,
as besë
vet' i ke prishun për faqe t'zezë ... po si jo ? po ta shpojnë
qiellin objekte fetare, të cilave nuk iu
kanë pa “hajrin “ as ata që po na i ndërtojnë .
Po e përsëris :
ke pas ken veshun, sot je me cule, ; sot je me kule dhe
shamija , dhe në garën e
madhe se kush po ndërton kisha më të mëdha dhe xhamija më të larta..
Qani ju trima bashkë me ne
Se ra Shqipnia me faqe n'dhe
E s'i ka mbetun as bukë as mish
as zjarm në votër as dritë as pishë
as gjak në faqe as nder ndër shokë
por asht rrëxue e bamun trokë ..... kishte të drejt Pashko
Vasa, dhe fjalët e tija janë edhe
sot të vlershme ; mos më tregoni se çka sheh njeriu në ekranet e vogla të
Shqipërisë . Ajo është një botë e rrejshme,
të cilën vetëm shkrimtarja Brunilda Zlami e spjegon në
romanin e saj të fundit. Lexojen dhe binduni !
Akademia e
Shkencave e Beogradit i dërgoi në fillim të shek. XX shkenctarët J. Cvijiq dhe
A. Joviqeviq në Guci, ku ndejtën nga tre
vjet, me qëllim që t’ia ndërronin
“shkencërisht” historinë dhe gjeografinë kësaj krahine. P.sh. Cvijiqi, Alpet Shqiptare i ripagëzon me “Prokletije”
(Bjeshkët e Namuna). Bjeshkën e Borit në “Radovan”, Bardhoshin në “Bjelic”, Majën e Pejës në “Peqokeq”, Liqenin e Shtarës në “Jezercë”, Rokopecin në “Brada”, Gucinë në “Gusinje” (sipas guskave) e kështu
me radhë. Ose, Plava, sipas tij,
vjen nga ngjyra e liqenit “plavo “- i kaltërt, edhe pse e dinte mirë se ishte ky emri i
Perandorit Romak – PLAVIUS, me origjinë
Ilire që e ngriti këtë vendbanim me emrin e vet. Shqipëri ku je?
“U bëmë gazi
botës: në Kosovë kemi një njerëz që luftojnë historinë shqiptare më keq, apo mu ashtu si i konvenon Serbisë. Në Shqipëri
martesa bëhen me serb. Në Europë nuk njihen pjesëtarë të një kombi të jenë aq
të çoroditur, aq sociopat, aq pa sedër sa ta vështrojnë historinë
nacionale me syza të pushtuesit, e as
lidhje martesash me ata që përgaditnin gjenocidin…Në këtë kaos mendor nuk kemi
qenë kurrë.( nga Lis Bukuroca)..
Intelektuali i
vertetë duhet të jetë roje i shëndetit mendor, shpirtëror dhe qytetar te shoqërisë! (Agron
Bala). Pra shëndeti mendor dhe shpirtëror edhe qytetarë i shoqërisë janë
intelektualët e vërtetë që janë roje të mbarëvajtjes së shëndetshme të asaj
shoqërijeje.
O moj Shqipni, e mjera Shqipni
kush te ka qitë me krye në hi? ..... Kur disa shkonin aq larg
saqë e përshkruanin gjuhën shqipe si një “bashkim të tmerrshëm të së thjeshtës
me çrregullsinë” dhe se një gjuhë e tillë në përgjithësi nuk ekziston, del Fan Noli,
që në një memorandum dërguar Komisionit Hetimor, shprehet se gjuha shqipe “është shembulli i
vetëm i gjallë i gjuhëve origjinale të Evropës Juglindore, që janë folur që para Homerit. “Ajo
është, sipas tij, pa dyshim gjuhë ariane, krejtësisht e ndryshme nga gjuha greke apo
gjuhët sllave”
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë
gjithkund lshon dielli vapë edhe rrezë
asht toka jone, prind na
e kan lane
kush mos na e prekë “ token” 'tanë..... Nacionalizmi i një kombi
shprehet ne dy mënyra:
- duke e ngritur
moralin dhe kujdesin ndaj identitetit te tyre;
- edhe mënyra e
dytë duke u angazhuar në arritjen e qëllimeve për vetëqeverisje –
Pavarësi…(Gellner, E., 1983,
Nations and Nationalism, Oxford:
Blackwell.)
Në rastin e
Shqipërisë dhe të Kosovës, çdo lëvizje
për nacionalizëm është vetëm se ngritja e asaj ndjenje e cila me “kujdesin” e
elementeve të caktuar lufton me të madhe për zbehjen e tij. Nëse nuk kemi
nacionalizëm shqiptar e i cili po shihet me sy të keq nga vetë shqiptarët
atëherë do të na mundin – izmat tjerë. Mu atëherë fillon katrahura kombëtare.
Nacionalizmi
shqiptar është kur “nderimi dhe respektimi i përkasin veprës nacionaliste, si një ndihmesë me shumë vlerë në njohjen e
qytetërimit shqiptar dhe rolin e faktorit shqiptar në periudhën e zhvillimeve
globalizuese në mjedisin ballkanik, për
mbijetesën e shqiptarizmit në mes të nacionalizmave agresivë e kriminalë serb
dhe grek dhe nacionalizmit agresiv turk.(N. Loka)” . Po, ne duhet të jemi nacionalist sepse jemi të rrethuar nga kombet
nacionaliste, me qëllime pansllaviste
dhe megalogreke dhe turqizuese. Europa nuk i frikohet nacionalizmit tonë, sepse ai nacionalizëm gjithmonë ka qenë “duke
e ngritur moralin dhe kujdesin ndaj identitetit te tyre (Nations and
Nationalism, Oxford: Blackwell.).
Thjesht e thënë
të mbijetojmë.
Fahri Xharra 11.07. 21
Gjakovë