E hene, 07.10.2024, 08:13 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Valon Syla nuk është vetëm

E marte, 27.07.2021, 05:36 PM


Valon Syla nuk është vetëm

(Së pari ngushllime të pëzemërta për viktimat  e Kosovës në Sl. Brod, dhe ngushllime Agjensisë në zë " Deva Tours" nga Gjakova )

Shkruan Fahri Xharra

E shkrova që Valon Syla nuk është vetëm sepse valonsyla kemi në të gjitha segmantet e shoqërisë kosovare; i kemi në universitete, në Akademi, i kemi në mjediset pamore dhe ato që dëgjihen , i kemi në rrjetet sociale, të cilët qoftë mga smira, qoftë nga shpirtëngushtësia janë në shërbim të qoftëlargut.

Si mendoni që Valon Syla të jetë çdo natë në Tv dhe pastaj. në rrjetet sociale, me temë të caktuar, temë për të cilën është i porositur ? Kjo nuk është e rastit , nuk është humor i pa krypë por një ofendim që i bëhët  gati një milion mërgimtarëve duke u tallur me ata, duke i ofenduar, shkurt duke i "shpallur" si të pa dëshirurar në vendlindjen e tyre.

Të dhëmbë zemra kur e sheh atë njeri duke folur dhe çdo herë  të njejtën temë. Ashtu i pa penguar asnjë herë flet e flet çdo mbrëmje ky i lënduar në kokë.

Por ai nuk është vetëm ,atij i rrinë shumë veta mbrapa duke e "furnizuar" me goditje të reja dhe duke i dhënë hapësirë . Mjerë kombi, mjerë intelektualët mjerë....

Të sqarohemi pse shkuam në mërgim ? ( sepse edhe unë isha mbi 15 vjet )?

Na detyroi varfëria , presioni politik serb, vrasjet, lufta.

Por si do të ishtë Kosova pa mërgimtarë ? kush e financoi në Fondin e 3%-shit ? Kush e ndihmoi dikur TV e Prishtinës të mbijetojë ? Kush e financoi Luftën e UÇk-- me para dhe  me ushtarë? - Ja këta ishin mërgimtarët.

Sa të dobët dhe të pa moralshëm që jemi ! Shitemi dhe stërshitemi për pak para. Marre na qoftë. Turp na qoftë !

Dhe të gjitha ato të mira që na i sollën mërgimatrët ( gyrbetçarët ) ne i harrojme dhe  edhe tallemi me ta.

Edhe diçka, po mos të ishin mërgimtarët, si do të jetonin familjet e tyre këtu në Kosovë ? Edhe me e rënda sikur Perëndimi të mos na i hapte dyert, dhe të gjithë të ishim në vendin tonë, si do të përfundonin gjërat?

Çka do të  kishim  ngënë , si do të ishim veshur dhe mbathur ?  Shkurt nuk do të dilnim nga zgjedha serbe, dhe të kënaqeshim me primitivizmin e trashëguar turko- serb.

Ra kjo fatkeqësi dhe pamë se çdo të thotë të jesh mërgimtar, dhe kemi valonsyla në mesin tonë.

Fahri Xharra, Gjakovë, 25.07.21



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora