Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Kurti, më shumë ia bëri të ditur popullit të vet, por ia rikujtoi edhe Europës të vërtetën serbe
E hene, 26.07.2021, 12:57 PM
Kurti, më shumë ia bëri të ditur popullit të vet, por ia rikujtoi edhe Europës të vërtetën serbe
Nga
Fahri Xharra
Një
gazetare sharlatane e Kosovës e paska kritikuar Kurtin pse ky ia paska
përmendur Vuçiqit krimet serbe të 1878- tës- deri në 1912- tën. duke shkruar :
"Pedagogu
i Vuçiqit!
T'i
tregosh Aleksandër Vuçiqit se shteti serb ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve të
Kosovës është metodë pedagogjike e edukimit të ish ministrit për informim të
Sllobodan Millosheviqit!
Aleksandër
Vuçiqi e di më mirë se Ti se çfarë krimesh ka kryer shteti i tij ndaj
shqiptarëve të Kosovës.
Sepse
atë punë e ka pasur, të dijë çfarë ndodh dhe sa po zbatohen urdhërat shfarosës
të shefit të tij...sepse ka qenë njëri nga ata.......
......E
vërteta ka ndodhur, gjenocidi ndaj shqiptarëve është shkaktuar nga Serbia dhe
tash dukesh si budalla kur autorit (Aleksandër Vuçiqit) ia dhuron librin e
përgjakur, që e ka shkruar vet!
...Pra,
është absurde t'ia dhurosh autorit librin që e ka shkruar vet! ....."
Me
të vertetë jemi një popull i çoroditur, le që nuk veprojmë por nuk e dimë edhe
se çka duam.
Dolën
tani edhe skenderhysenat e patriotët tjerë të politikès kosovare që këmbngulin
qe të njejtët ia kanë thënë Vuçiqit që para 11 viteve. Pse ore po rreni ?
Si
e konsideroni popullin tuaj që janë bagëti e nuk marrin vesh asgjë nga ajo që
flitet e shkruhet?
Nuk
e kam mendjen të merrem me sharlatanët e gazetarisë dhe të politikes me ato që
shkruajnë e flasin.
Unë
e falënderoj Kryeministrin që botërisht ia tha Vuçiqit ato që ia tha, por bota
e kuptoi edhe një herë të vërteten të harruar
për krimet serbe, por edhe shqiptarët e nxunë ato që duhet ta dinin që
nga shkolla fillore
Por
më e rëndësishmja është populli që Kosoves
( shumica ) së pari ndjeu p?r
këto data të fatkeqësisë shqiptare nga shekulli i 19-t dhe 20 -t.
Kur
shkollat nuk flasin, Akademia e futur në zgavër të miut, politikanët nuk dinë
dhe nuk duan, atëherë si të dinë të mjerët e shek. 20 ?
Kurti
ia dhuroi Vuçiqit edhe tri libra. Po Vuqiçi si t 'i merr ato fakte te shkruara,
kur e di të vërtetën serbe.
Të
vemë bast se sa % e kosovarëve dinë për masakrat serbe gjatë 2 shekujve të
fundit ?
Fahri Xharra, 22.07.21
Gjakovë