Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Esad Mekuli
E shtune, 07.08.2021, 06:14 PM
Kur punon ndërgjegjja dhe vetëdija e shprehë pastërtinë shpirtërore atëherë rritet edhe përgjegjësia ndaj asaj pyetjeje që është një brengë e së ardhmes dhe përgjigje e sinqertë : Si veprova ?
“Do
të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët ,e fëmijëve tanë dhe ata do të flasin
për ne, ata do të gjykojnë për ne- Breznitë veprat i gjykojnë .. Kështu
shprehej Esad Mekuli në poezinë e tij “Gjykimi”.
Esad Mekuli !
Shkruan
Fahri Xharra
Dhe
një mendjendritur si Esad Mekuli medoemos e ka dëshirë të dijë se si do të jetë
e gjykuar vepra e tij jetësore.
Një
popull i tërë , ai i arsimuari , i drejt -orientuari dhe falënderuesi sot do
t`i thoshte : Të lumtë Esad Mekuli !
(Esad
Mekuli është poeti i parë dhe më i njohur i Kosovës pas Luftës së Dytë
Botërore. Ai lindi në Plavë, më 17 dhjetor 1916 dhe vdiq në Prishtinë më 1993.
Familja e tij në Plavë kishte ardhë nga Nokshiqi. Babi i Esad Mekulit, edhep se
ishte hoxhë, fëmijët e tij i orientoi në shkollim jofetar. Esad Mekuli,
shkollën fillore e kreu në Plavë, në gjuhën serbe. )
Esad
Mekuli qante se e dinte pse : “ Qemë- turq, dreqen me bishta, qemë-raje qe t
‘hiqet ne vargoj te mjerimit te perbuzur-shiftare**!” Ai e ndjente një
ngazëllim , dhe e dinte që do të vjen një kohë edhe më e mirë për shqiptarin.
Pavarësia as që i kishte shkuar ndër mend pas tradhtisë serbo- jugosllave pas
Luftës së dytë Botërore .
Esadi
e kishte guximin e madh që të thoshte atë që e ndjente , nuk kishte rënë në
grackën e mashtrimeve serbe, përkundër kohës shumë të rrezikshme për shqiptarët
në Jugosllavi .
Në
atë kohë (1954) , në zjarrin e madh të mashtrimit serb dhe “indoktrinimit” të
shqiptarëve se janë turq e duhet të shkojnë në token e ”tyre” del Esad Mekuli
me poezinë “TURK, ELHAMDULILA” :
“Turku
me shpatë ka pre- Evropa dridhet, ushton.. Në Kosovë luftuem dhe ne Liri, kush
s’të don?! Me shpatë, me zjarm sundoi- Me shekuj liri s’kemi pa. Tirani mbi ne
gërmoi: Ja turku, elhamdulila! “
Dorën
në zemër ,në konteks me kohen , viti 1954 , kjo poezi e Esad Mekulit ka qenë
një mrekulli e guximit qytetar dhe intelektual “ Fenë me kombësi e njisoi,
Muslim e turk- s’ka da. Deshti edhe emnin t’na harroi:- Je turk, elhamdulila!
Dhe gjuhën tonë e ndaloi,Kush turqisht s’flet fe s’ka. Ashtu, thane, Zoti urdhënoi:-
Je turk, elhamdulila!
“”Po,
s’jemi turq, nuk jemi!
Jo
kurr’! Ta dinë të tanë:
Shqiptarë
dhe t ‘parët i kemi.
Si
guxoi ,intelektuali Esad Mekuli në atë kohë të hendekut të madh shqiptar të
thotë:” Po, s’jemi turq, nuk jemi! Jo kurr’! Ta dinë të tanë: Shqiptarë dhe t
‘parët i kemi. ???
Na
e kujton kjo këngë, këto vargje se sot nuk është diçka në rregull me ne ?
Me
krijimtari poetike filloi të merret qysh në shkollën e mesme. Në fillim shkroi
në gjuhën serbokroate, pas luftës botoi shqip në Kosovë e Maqedoni.
Ai
ka qenë kryetari i parë i Akademisë së Arteve të Kosovës.
Shikoni
, ja si gjëmon Esad Mekuli me vargun e tij në poezinë “A asht fajtor
shqiptari?”, e shkruan më 1938, kur mësoi për Memorandumin famëkeq të
Çubrilloviqit, i cili bënte thirrje për dëbimin e qindra mijëra shqiptarëve
etnikë nga Kosova për në Turqi:
“…A
asht fajtor shqiptari pse, si të tjerët, po don të jetojnë si Njeri në të vetat
sot e përjetë?
A
asht fajtor pse përkundër dhunës qëndron Nën qiellin e Kosovës loke, në trollin
e të parëve të vet!”
Poezia
e tij mbart brenda ngjarjet dhe trazimet që kaluan kosovarët në luftën e tyre
për ekzistencë në trojet e veta.
E
sot si mendojmë? E njofim Çubriloviqin dhe memorandumin e tij ? Sikur ta dinim
se për çka bëhej fjalë në atë kohë dhe ta kishim gjallë Esad Mekulin , sot do
të ishim më të vetëdijshëm në veprimet tona.
“E
kaluara e bujshme e popullit tonë është e mbushur plot me ngjarje të
rëndësishme historike që na bëjnë të kuptojmë se ky popull ka një të kaluar sa
të lavdishme e krenare, po aq edhe të mundimshme e të hidhur, sepse robëria nuk
sjell gjë tjetër përveç vuajtjeve të pandërprera për një popull, sidomos një
barë të rëndë mbi kurrizin e tyre e kanë mbajtur popujt e vegjël. Ata
vazhdimisht kanë qenë nën thundrën e popujve numerikisht më të mëdhenj. Esad
Mekuli është dëshmitarë i një gjendjeje të tillë ,prandaj ai nuk mund të hesht
,sepse një gjë e tillë e ka preokupuar tërë qenien e tij njerëzore. Kur sheh
masat e gjera shqiptare se në çfarë gjendje ndodhen, ai ia thotë këngës: “Deshta,shumë
kam dashtë-dëshrue Që me këngë të trimnoj ,me fjalë tande të dridhun Të ngrej
fuqitë prej gjumit…”( Gostivar, 2008 prof. Basri Saliu )
Esad
Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar,
themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Pos shkrimeve kryesisht në poezi, Esad Mekuli ka përkthyer nga gjuha shqipe në
atë serbe dhe anasjelltas. Ka përkthyer në shqip rreth 18 vepra të të gjitha
gjinive letrare. Poezitë e Esad Mekulit janë përkthyer në gjuhën serbe,
maqedone, hungareze, kroate, italiane e të tjera. Punimet e tij janë prezantuar
në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe, por edhe në shumë antologji
botërore. Esad Mekuli ka shkruar edhe me pseudonimet Sat Nokshiqi dhe Sat Hoxha.
Vdiq në Prishtinë me 6 gusht 1993.
Dhimbje
e kohës , dhimbje mortore : ”,”Shiftar mos më thuaj, mos më thirr në emër të
huaj”,”I varuni i këndon lirisë” dhe “Porosia e nënës” që ua dedikon
shqiptarëve që për shkaqe politike dhe padrejtësie u detyruan të mërgohen në
Turqi. “ Pra , pse qante Esad Mekuli ? A mund ta dimë se pse?
Ku
është sot lloji i shpirtbardhësisë esadmekuliane kombëtare ? Jemi ne veti ?
*Posa
ta kemi lexuar” Sharraxhiun” e Esad Mekulit ,ndoshta ashtu spontanisht do të na
kujtohet “Luli i vocërr” i Migjenit. Ata edhe pse kanë dallime në moshë , janë
shokë shumë të afërt. Ashtu si “Luli i vocërr “i Migjenit që i ka qitur
tullumbat e tij ti ngroh në diell, po ashtu edhe “Sharrëxhiu” i Esad Mekulit
mik më të afërt e ka diellin. Xhepat e sharrëxhiut janë shumë të ngushta për
duart e ënjtura të tij. Si Migjeni, po ashtu edhe Mekuli janë njohës të mirë të
gjendjes së masave. Esad Mekuli ka diçka më tepër ,sepse atij i mohohet
përkatësia kombëtare duke e ofenduar se gjoja qenkemi njerëz me bishta. Ai kur
e sheh sharrëxhiun me sëpatën e rrasur në shok ,e bishti i saj ka dalë prapa,
dyshon se mos vallë për këtë na quajtën njerëz me bishta? (e huazuar) *
E
kam edhe unë një vaj që sot nipat e “sharrëxhinjve “ që jemi nuk ia dimë për
faleminderit Kosovës shtet:
Pra
mos të harrojmë se jemi bijtë dhe nipërit e : “O vëlla me sharrë në krah”
Do
të shoh prapë me duar të mërdhime nën sjetull
Me
sharrën e stërlashtë mbi krah Dhe sopatën e mprehtë të rasun në shok
Në
fytyrën tande lexoj: Kam fjetur në podrumin e lagshtë,unë i trembëdhjeti
Dhe
kam hangër në kusinë e bakrit,të sjellun prej vendlindjes
Prej
vendlindjes,fasulen e hollë të vendlindjes unë i trembëdhjeti.
-Pse
unë kënaqem me pak prej këtyre duarve të mërdhime,
Atje
mbas 77 bjeshkëve,7 gojë presin…
Edhe
pak për Esad Mekulin :” Ai është themeluesi i lirikës moderne të shqiptarëve në
ish-Jugosllavi. I sensibilizuar herët me padrejtësitë sociale ndaj bashkëkombësve
të tij, ai në një poezi të botuar në vitin 1936 shkruante për punëtorët
shqiptarë në Beograd. Fuqia shprehëse e vargjeve, ushtima e zërit revoltues
bëhet edhe më kumbuese falë gjuhës që përdorë ai, dialektit gegë. "Po të
shoh prapë - me duer t'mërdhime nën sjetull, me sharrën e stërlashtë mbi krah
dhe sopatën e mpreftë të rrasun në shokë (...bishti i saj ka dalë mbrapa setrës
dhe duket... Vallë, mos për këtë na quejtën‚ njerëz me bishta'?!)." Mbi dy
decenie para se Esad Mekuli të shkruante këtë skicë për hamajtë shqiptarë të
Beogradit, një kryeministër serb kishte propaganduar nëpër Evropë se shqiptarët
janë lëkurëkuqët e fundit të botës, "njerëz më bishta". Po në vitin
1936 Esad Mekuli, i lindur më 1916 në Plavë, hedh në letër vargjet ndoshta më
të qeta dhe më kryengritëse në letërsinë shqipe: "Rr'xoju qiell, i randë
si tunxhi, mbi supat tanë të shtypun, mbi krenat tona robnije e ûje përulë;
hapu, moj tokë e zezë, nën kambët dathë tonat - përpij këto qenie që porezi dhe
gurbeti i shkatërroi dhe kërbaçi i xhandarit që me shikim anmiku tmerron dhe
cijatja e fëmisë së mjerë që pa bukë ankon...".
Pas
Luftës së Dytë Botërore dhe kryengritjes partizane, të cilën Mekuli e kishte
mbështetur me sinqeritet, ai u shkollua në Beograd, Zagreb dhe në Itali. Në
vitin 1959 doktoroi në fushën e veterinarisë në Universitetin e Beogradit.
Më
pas iu përkushtua me gjithë qenien mendore emancipimit arsimor, shkencor,
edukimit dhe - mbi të gjitha - kulturimit të etnisë shqiptare në
ish-Jugosllavi. Ishte kryeredaktori i parë i gazetës "Rilindja". E
themeloi dhe e udhëhoqi revistën "Jeta e re", e cila me decenie ishte
tribuna e vetme letrare serioze e të gjithë shqiptarëve në Ballkan. I mbështeti
shumë autorë të rinj nga Kosova dhe trevat tjera, të cilët sot nuk begenisin ta
kujtojnë Esad Mekulin. Mund të duket e pavërtetë, por asnjë shkollë e mesme në
Kosovë nuk e bart emrin e tij. Nga ana tjetër ka shkolla që bartin emra të
figurave anësore të historisë shqiptare, emra kaubojësh lokalë ose
personalitetesh jo edhe aq të pranishme në historinë e Kosovës si Thimi Mitko,
siç është rasti me një shkollë në qendër të Gjilanit. E them me siguri të
palëkundur se asnjë shkollë në Shqipëri nuk e bart emrin e nderuar të Esad
Mekulit. Fama e këtij intelektuali, i cili vdiq në vitin 1993, nuk do të zbehet
nëse ai do të injorohet edhe më tutje, por gjithsesi do të vë edhe më shumë
dhjam turpi i shoqërisë në Kosovë.