Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Moj Shqipëri shumë po gabon!
E enjte, 16.09.2021, 07:01 PM
Edhe pse shqiptarët harrojnë, serbët nuk e harrojnë vetveten. Moj Shqipëri shumë po gabon!
Shkruan
Fahri Xharra
Në
Galerinë e Arteve në Tiranë ishte hapur më 17 shtator 2015 ekspozita për një
ngjarje të madhe të historisë së Serbisë gjatë Luftës I Botërore, e njohur si
“Tërheqja e madhe”.
“100
vjet më parë, në fillim të Luftës I Botërore, Mbretëria Serbe u gjet përballë
një sulmi frontal të ushtrive gjermano-austro-bullgare.
Duke
mbetur pa rrugëdalje, armatat serbe, të demoralizuara dhe pa shpresë, u
detyruan të tërhiqen nëpërmjet maleve të Shqipërisë.
Shtigjet
plot borë dhe malet e ashpra, mungesa e ushqimeve dhe tifoja e morrave, bëri që
kur trupat serbe të dilnin në bregdetin shqiptar, të kishin lënë pas një varg
të gjatë me kufoma.
Historia
serbe flet për humbjen e 150 -200 mijë ushtarëve dhe civilëve serbë.
E
gjithë familja mbretërore serbe, e hipur në qerre dhe e tërhequr nga buaj të
paushqyer prej një jave, mbërriti në shtëpinë e Esat Pashë Toptanit, ku pasi
morën veten, me anijet franceze, arritën të largoheshin nga Shqipëria.
Kjo
tërheqje tragjike dhe humbjet e mëdha të serbëve hynë në histori si “Tërheqja e
Madhe”, një histori krejt e panjohur për opinionin tonë.
Për
këtë arsye dhe në mbështetje të thirrjes së UNESCO-s për përkujtimin e
ngjarjeve të mëdha të Luftës së Parë Botërore, AKB organizon një ekspozitë nga
kjo ngjarje historike me foto nga Arkivi Ushtarak i Beogradit dhe të mbështetur
nga Konsullata Austriake e Nderit e Shkodrës dhe Ambasada e Republikës së
Serbisë..
Kurse Serbia me 15 Shtator
2021 në Beograd:
Serbia
e Aleksandër Vuçiqit është duke e marrë shumë seriozisht thirrjen e për të
harruar të kaluarën dhe për të shikuar në të ardhmen: kjo është një pamje nga
Beogradi mbrëmë. Uniforma të vjetra, gjuhë e vjetër, politikanë të vjetër,
kërcënime të vjetra, ikonografi e vjetër hegjemoniste, lamentime e përvajtime
mbi «serbët e kërcënuar» në rajon, që në përkthim i bie: kërcënime nga Beogradi
ndaj popujve të tjerë. Po mungojnë vetëm eshtrat e Car Llazarit, të nxjerra nga
dheu për t’i shëtitur mes serbëve.
Për
ditën e sotme (15.09.2021) Vuçiq ka shpikur një festë të re: “ditën e unitetit
serb, të lirisë dhe të flamurit kombëtar”. Do të kujtohet 15 shtatori i vitit
1918, kur “serbët shpërthyen frontin e Selanikut”, pastaj ushtria serbe marshoi
drejt Kosovës (të cilën e ripushtoi) dhe u kthye edhe në Serbi, prej nga ishte
ndjekur nga Austro-Hungaria më 1914/1915 pasi një rrjet terrorist serb (i tipit
të Al-Kaidës së sotme) kishe vrarë në Sarajevë - më 28 qershor 1914 -
trashëgimtarin e fronit austro-hungarez, Franz Ferdinandin. Ushtria serbe
kishte ikur nëpër Shqipëri, pjesërisht falë garancive që ia kishte dhënë Esad
Pashë Toptani.
Vuçiq
ditë më parë u bëri thirrje prindërve serbë që të martën, më 14 shtator, të
vijnë me fëmijët e tyre te Shtëpia e Mallrave Ushçe në Beograd, ku ushtria do
të prezantojë armët që ka blerë viteve të fundit. Sepse ushtria serbe, kështu
ka thënë ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin, duhet të jetë gati për të
mbrojtur serbët “kudo ku jetojnë ata”. Një kërcënim i hapur ndaj Kosovës,
Bosnjës, Malit të Zi.
Por
mos u habiteni fare nëse ndonjë pushtetar i Tiranës duke shikuar pamjet nga
Beogradi bërtet: “Albin Kurti i ka fajet”. ( Ancient Illyria )