Mendime » Xharra
Fahri Xharra: E njohim Radovan Zogoviqin?
E marte, 07.09.2021, 07:00 PM
E njohim Radovan Zogoviqin?
Shkruan Fahri
Xharra
Serbia i ndaloi të gjitha shkrimet e Radovan Zogoviqit nga librat
e shkollave të Serbisë. E dini pse ? sepse Mali i Zi u nda nga Serbia.
Sa dimë ne se kush ishte ky njeri ?
“ Ekzistojnë popuj, shkarjet historike të të cilëve, herë here edhe fytyrën e
zezë popullore ua shërojnë, ua përmirësojnë dhe ua lajnë vjershëtarët e tyre të
mëdhenj. Dhe ekzistojnë popuj krimet e të cilëve, apo njollat e përgjakshme
historike, i për lavdërojnë dhe i zmadhojnë vjershëtarët e tyre parësorë, e
mandej ata dytësorë e tretsorë. Populli malazias e ka pasur fatin të kishte
vjershëtorin e madh, që nga Njegoshi e deri më sot më të madhin, Radovan
Zogoviqin, ardhacakun dukagjinas, kosovarin sipas fëmijërisë dhe rritjes, i
cili si malazias ardhacak.” ( Jevrem Bërkoviqi )
Por, familja Zogoviq a ishte sllave apo duhej të fshihte origjinën e saj ?
?
“Por të kthehemi në temë, si ndodhi që “Malesia” të bëhet “Mali Zi”, pra ne
shqiptarët të bëjmë Malin e Zi ? . ……Kush janë Berishajt? Berishajt i takojnë
grupit të fiseve Puka ,dhe jane të parët ne vendin e tyre në jug të fisit
Krasniqi dhe Shala . Sipas Gjermanit Franc Baron Nopça (Franz Baron Nopcsa, Das
Katolische Nordalbaniens, Budapest 1907) , ,shenjat e parë të fisit Berisha,
mund të gjinden që prej 1270. Nga këta Berishajt ,lindin -shqiptarët
ortodoks(shkijet) Drekaloviq , Kuqi, dhe Gruda. I pari nga shkijet ishte Ndreu
. Drekaloviqët ishin të afërm e dhe me Kastratët Fisi malesias Vasojeviq (pra shkije-
shqiptarë ortodoks) ,ishin nga fisi Ilir Kelmendi. Shënimet tregojnë që edhe
gjuhëtari serb Vuk Karaxhiq ishte malesias me prejardhje. Por edhe Dinastia e
Koagjorgjeviqëve e më sakt edhe mbreti Petar Karagjorjeviq ishte me prejardhje
shqiptare, pra malesias. ( “Si e bëmë ne shqiptarët , Malin e Zi?nga Fahri
Xharra )
Radovan Zogoviqi është lindur në fshatin Mashicë, në Polimjen e Epërme të
Andrijevica, në Mal të Zi, në vitin 19O7. Gjimnazin e ultë e ka kryer në Beran
dhe, gjatë shkollimit katërvjeçar çdo pesëmbëdhjetë ditë i ka kaluar nga 32
kilometra duke ecur këmbë deri në Mashnicë ashtu që nëna e tij ta harrnonte e
ta pastronte dhe të merrte ushqimin për dy javët e ardhshme. Dy vite e gjysmë
të Gjimnazit i ka kryer në Pejë, pasi që familja e tij ishte vendosur në
Dukagjin, në një fshat të Deçanit
Shqiptarët e Andrijevices- sot Mali i
Zi
Edhe një herë , të thoshte Zogoviqi që jemi shqiptar ishte e pamundur në
atë kohë ; në kohën kur Malit të Zi iu njoh
pavarësia edhe nga pushtuesi shekullor , Perandoria Otomane .
Ai e tha ndryshe : Radovan Zogoviq e shkroi poemën “Ardhësit-Këngët e Ali
Binakut”, si përgjigje për padrejtësitë kundër shqiptarëve, në Mbretërinë
Serbo-Kroate- Sllovene..
Pse u përndoq autori i “Ali Binakut”nga monarkia serbe, por edhe nga
regjimi komunsit ? Dihet pra .
Si përgjigje për padrejtësitë kundër shqiptarëve, që iu bënin në Mbretërinë
Serbo-Kroato- Sllovene shqiptarëve në Kosovë, në vitin 1936, në sanatorijumin
Klenovik në Zagorjen e Kroacisë, Zogoviqi e shkroi Poemën Ardhësit- Këngët e
Ali Binakut, zë i revoltës, i kryengritjes kundër asaj padrejtësie .
Pra nga mijëra kolonist që erdhën në Kosovë për kolonizim të tokave
shqiptare ishte edhe familja Zogoviq; po pse vetëm “malazezit” Radovan të
familjes Zogaj të Plavës i digjte zemra për padrejtësitë ndaj shqiptarëve në
ish Jugosllavi ? ishte së pari ndërdija e ngrysur në shpirtin e familjes ,
ishte njohuria e tij me të kaluarën e tij shqiptare, ishte njohuria
e qartë se si dhe pse u i sllavizuan .
Zogoviqi në Zagreb e kishte vizituar bardin e poezisë August Cesarecin.
Këtë rrëfim ma ka dëftuar në banesën e tij në Beograd,që në vitet e hershme të
tetëdhjeta të shekullit të kaluar. Ishte ftohtë, Cesarec ishte mbështjellë me
një plaf të trashë, kurse Zogoviqi poet i ri, me një dozë droje para bardit të
madh.
Si është gjendja në Kosovë ? E kishte pyetur Cesareci kolegun e ri. Zogoviqi i
kishte folur detajisht për maltretimet ndaj shqiptarëve, nga ana e xhandarëve
të atëhershëm dhe të disa kolonistëve malazezë, ndër të cilët dallohej
veçanërisht Sava Lazareviq, komandant i xhandarmërisë malazeze (i „krilashëve“)
në atë pjesë të Dukagjinit, e cila në periudhën 1912-1915 ishte nën Malin e Zi,
i pagëzuar Sav–batarja.,
Cesareci i kishte dëgjuar me vëmendje këto detaje të trishta dhe ndodhi
tragjike për jetën e atëhershme të shqiptarëve të Kosovës, dhe, pas bisedës dy
orë e gjysmë kishte klithur: Zogoviq, nëse nuk keni letër, këtë duhet ta
gdhendni në gurë. Së shpejti këto fjalë të Cesarecit e kishin nxitur shkëndinë
e cila qëmoti ishte ndezur, Zogoviqi e shkruan poemën „Ardhësit –këngët e Ali
Binakut“, që e përbëjnë dymbëdhjetë tërësi poetike.
(Cesarec: “Zogoviq, nëse nuk keni letër, këtë duhet ta gdhendni në gurë. ‘
dhe çështja shqiptare nuk guxon të harrohet”)
Jevrem Berkoviq thoshte “Por ajo që më shtyri më së tepërmi që të shkruaj
për këtë njeri të ndritur dhe të pamposhtur ,është edhe shkrimi i tij kushtuar
altruistit tjetër malazias me emrin Radovan Zogoviq i cili jetoi në vitet
’30-ta në Kosovë dhe i mbrojti me mish e shpirt shqiptarët nga shpërngulja
masive për në Turqi.
Pra Radovan Zogaj u bë i njohur me veprën e tij antologjike’’Këngët e Ali
Binakut’’të cilën në ato vite e kishte përkthyer kolosi Esad Mekuli.
Radovan Zogoviq, ashtu si edhe Jevrem Bërkoviq në ditët tona, nuk mund të
pajtohej në asnjë mënyrë me Golgotën që ia bënte shqiptarëve regjimi mbretëror
i Jugosllavisë së paraluftës së Dytë botërore .Prandaj duke qenë dëshmitar i
drejtpërdrejt i asaj kohe të paduruar për ne, Radovan Zogoviq krijoi këngët e
tij më të bukura kushtuar popullit tonë dhe gjendjes sonë të mjeruar në të
cilën ishim të katandisur. Ngrite zërin shumë lartë kundër padrejtësive të
ashpra dhe çmendurisë së një regjimi autoritar që ishte drejtuar kundër një
populli të tërë, të cilën disa dekada më vonë u përpoq ta aplikonte edhe
psikopati Millosheviq, aq më keq, duke qenë i udhëhequr nga ideologët e sëmurë
akademikë të vendit të tij të cilët na kishin dëmtuar shumë herë gjatë
historisë sonë të përgjakshme.
Radovan Zogoviqi si askush tjetër e ndjeu, e përjetoi dhe e jetoi dramën
shqiptare kosovare, të shkaktuar nga ardhja e kolonëve dhe vendosja e tyre në
Kosovë e Dukagjin! Njeriu dhe vjershëtari Radovan Zogoviq e përjetoi dramën
kosovare edhe si dramë të vërtetë malaziase. Nga ardhacaku, koloni, u shndërrua
në dëshmitar i cili i pari, edhe si vjershëtar, edhe si njeri, edhe si
komunist, edhe si malazias dëshmoi ç ‘janë ata që në Kosovë sollën ardhacakët
dhe i popullzuan në tokën shqiptare denbabaden, dhe vetë Ardhacakët, ç ‘kane
bërë nga qenia dhe etnosi i popullit shqiptar në Kosovë, çekanë bërë nga prona
e tyre, zotërimet, bagëtia, fara dhe trashëgimia .
Pra , miq të nderuar të kemi kujdes në vlerësim e figurave edhe nëse i
“takojnë “ një kombi tjetër
Referencat , përves që mua më shërbyen për shkrimin e këtij teksti , janë
edhe si udhërrëfyes se ku mund të
lexojmë më shumë e në mënyrë më të drejt për Radovan Zogoviqin
Referencat:
-http://illyriapress.com/malazezet-denojne-nderrimin-e-emrit-te-rruges-radovan-zogoviq/
–http://zeri.info/zerat/5531/zogoviqi-i-ali-binakut/
–http://www.zemrashqiptare.net/news/id_7511/rp_0/act_print/rf_1/Printo.htm
–http://www.albdreams.net/kujtime-per-poetin-e-madh-malazes-radovan-zogoviq/
–http://www.arkivalajmeve.com/Ardhesit-Kenget-e-Ali-Binakut-te-Radovan-Zogoviqit.219365/
–http://www.zemrashqiptare.net/news/id_15359/rp_0/act_print/rf_1/Printo.html
–http://illyriapress.com/capriqi-heqja-e-emrit-te-zogoviqit-eshte-nje-turp-i-madh-per-prishtinen/ –http://www.vijesti.me/caffe/bato-tomasevic-u-pisanju-sam-nasao-zakasnjelu-prijatnu-i-sjetnu-utjehu-2
–http://arhiva.portalnovosti.com/2011/05/opasne-knjizevne-veze-izmedu-beograda-i-pristine/