Mendime » Xharra
Fahri Xharra: A duhet te heshtim? Jo!
E enjte, 14.10.2021, 07:53 PM
A duhet te heshtim? Jo!
Shkruan:
Fahri Xharra
“Me
politikat ditore, kur vullneti i popullit e në veçanti vullneti i individit të
suksesshëm dhe intelekti krijues plagoset thellë në shpirtin e tij, atëherë
pason jeta e amullt dhe mosinteresimi i njeriut për të ardhmen e tij dhe të
shoqërisë – si pasojë e depresionit social e kulturor. Pra, shoqëria, e cila
nuk merakoset për çështjen e individit krijues dhe nuk shpreh asnjë interesim
për të arriturat e tij në shumë fusha shoqërore me interes kombëtar, atëherë
pason “ndërtimi” i një shoqërie me vlera të ulëta, ekonomi të rrënuar dhe pa
ndonjë identitet kulturor.”
Atdheu në ankand
Si
duket, atdheu ynë është hedhur në ankand! E ju i dini mirë rregullat e
ankandit. Mallin e ekspozuar nuk e merr, as mund ta ketë ai që e do, ai që
lutet për të, por ai që ka paratë. E paratë, në këtë atdheun tonë të dashur, të
respektuar e të adhuruar prej një pjese, nuk i ka kjo pjesë, por pjesa tjetër:
Ata që e duan, e adhurojnë, e dashurojnë po kaq sa këta të parët, por kjo
dashuri është e ndryshme. Të parët e duan, e adhurojnë, e dashurojnë si
adhurohet dhe respektohet nëna, ndërsa të dytët si mund të duhet, të dashurohet
dhe të adhurohet lavirja. Ky ndryshim ‘i vogël’ i dallon këto dy grupime
atdhetarësh dhe ”atdhetarësh”. Heshtja e grumbullit është normale, nuk pritet
shumë nga grumbulli: “Eposi i Kreshnikëve” (ose Cikli i kreshnikëve) përbëhet
nga këngë të ndryshme epike, ku këngët kryesisht shoqërohen me lahutë. Zonat ku
eposi këndohet janë të shumta në Shqipërinë e sotme dhe në Kosovë, si: Malësi e
Madhe, Dukagjin, Has e shumë rrethe të tjera dhe Kosova rrezikon të humbë
afatin për të futur në UNESCO “Eposin e Kreshnikëve”(shkruan shtypi). Prandaj,
një shoqëri e ngritur mbi burimet e mirëfillta njerëzore, të humanizmit dhe të
sukseseve individuale, në kuptimin e shëndoshë të fjalës, ose të të kuptuarit e
kreativitetit individual, patjetër se do të vishet me vlerat dhe epitetin e një
shoqërie bashkëkohore, të avancuar dhe të pranueshme në skenën e vlerave
njerëzore gjithandej botës së qytetëruar, ngase shoqëria duhet të jetë e veshur
me gëzofin e vërtetë të historisë së tij! Serbët ende, por e gjithë jetën e
paraqesin Kosovën si konflikt i traditës historike: “Jerusalemi serb vs tokës
së vjetër Shqiptare”( botim i Akademisë së Shkencave të Serbisë).
Shpëtimi nga “sllavizmi”
Nocioni
“Kosovo” i tregon kuptimet e ndryshme, të cilat janë në kundërshtim të
vazhdueshëm për komunitetet që jetojnë në Kosovë. Për serbët është një territor
i vjetër serb, një tokë e shenjtë serbe, një kulturë mbresëlënëse në rritje, e
cila u shkëput brutalisht me okupimin otoman dhe që ishte edhe një shkëputje e
serbëve nga lidhja e tyre me Krishterimin dhe Evropën (?). Grumbulli i ynë mu
këtë okupim e sheh si një shkëputje tjetër, si një shkëputje dhe shpëtim nga
“sllavizimi”. Me teorinë e grumbullit tonë i japim një kuptim edhe më të plotë
teorisë perverse dhe agresive serbe në shtrembërimin e mëtutjeshëm dhe të
pandershëm të tyre për Kosovën. Derisa ne të vërtetat tona i paraqesim si mite
dhe na dukën si mite dhe pandërprerë mundohemi të “çmitizojmë” historinë tonë
serbët e shkruajnë këtë:“Legjenda për Kosovën gradualisht u përzie me traditat
popullore duke marrë përpjesëtime mitike e të cilat janë shkrirë në një
gurthemel të identitetit të Serbisë moderne. Por, për serbin, sot e gjithë
ditën, Kosova qëndron si një si tokë e shenjtë serbe, ku serbët sistematikisht
janë “persekutuar dhe përjashtuar nga ajo që të jenë sllavë dhe pravosllavë
(ortodoks sllavë) për gjatë tre shekujve të kaluar.” A mos na thotë kjo diçka?
A mos është kjo një plagjiaturë historike, e cila në vend të emrit shqiptar e
shkruan serb? Grumbulli nuk mundet të reagojë, duhen individët e përkrahur nga
institucionet shtetërore, duhen institucionet e larta dhe të kualifikuara
kombëtare të përkrahen nga shteti.
Kosova simbolizon tokën
shqiptare
Serbët
për turqit otomanë flasin jo vetëm si pushtues, por edhe persekutorë të tyre,
të cilët me ‘aleatët e tyre, shqiptarët myslimanë’ si dhe emigrantët ilegalë,
të cilët zbritën nga malet e larta të Shqipërisë veriore dhe asaj të mesme dhe
i vendosën në fushat e rrafshëta kë Kosovës dhe Metohisë. Por, serbët ankohen
se edhe regjimi komunist i Titos i ka “përkrahur” pushtuesit shqiptarë si dhe
që në kohën e tij, duke i mbështetur komunistët e Kosovës me qëllim
decentralizimi të Federatës Jugosllave e kanë hequr termin Metohi, duke e
thjeshtësuar Kosmetin vetëm në Kosovo. Turqit e sotëm nuk guxojnë të ndërhyjnë
në “historinë” serbe. Akademia serbe është e vetëdijshme se sot Kosova e
simbolizon tokën e vjetër shqiptare, e cila drejtpërdrejt lidhet me ilirët e
Dardanisë e edhe më larg me pellazgët. Ata e dinë mirë se shqiptarët ishin
viktimat më të mëdha në Ballkan, duke iu mohuar e drejta për një shtet të
përbashkët si trashëgimtar krenar të ilirëve-pellazgëve. Për këtë e për ne
thonë se çdo gjë është me një “gjetje tradicionale, e cila nuk ka asgjë të
përbashkët me fakte të vërtetuara historike dhe se miti i origjinës ilire të
shqiptarit modern është i bazuar në mite dhe grupe të caktuara të interesit.
(?) (E njëjtë me ata pjesëtarët e grumbullit). ”Kosova e Metohia ka qenë
kryesisht e banuar me serbë dhe nga ajo që herët rrjedh se është qendra
prestigjioze serbe e politikës dhe e kulturës së saj (Barisha Krekiq, “Medieval
Serbia: he Nemanyids and Byzantium”). Ja se si vazhdohet me historinë e tyre
“jo të miteve”: “Gjatë sundimit otoman një numër i caktuar i feudalëve serbë
(?) duke hyrë në sistemin Spahi dhe eventualisht edhe duke u islamizuar i
shndërruan serbët ortodoksë dhe grupet e tjera etnike jomyslimane në rajë, një
klasë e dytë e qytetarëve për fundi rregullës së lartë të Perandorisë Otomane”.
Kur ne nuk flasim dhe e mohojmë të kaluarën tonë, të tjerët e grabisin (në këtë
rast serbët) atë dhe bëhen zotë të një të kaluare, e cila nuk iu përket aspak.
Histori e bazuar në epe
Epika
dhe mitet serbe janë ato që e kanë ngritur lart të “vërtetën” e tyre historike
të së “drejtës” mbi Kosovën dhe jo vetëm mbi Kosovën…“Epika e shpërndarë në
shekuj dhe e kënduar nga mjeshtrit e talentuar të gusllës (lahutës)
historikisht ka dërguar kumte (mesazhe) të ndjenjave dhe kumte politike në
baladat e tyre epike duke e pasur gjithmonë Kosovën në qendër, duke i bërë
heronjtë të pavdekshëm për përgatitjen për një vetëdije të lartë kombëtare
serbe pas çlirimit nga otomanët (Ivan Bozhiq, “Neverstvo Vuka Brankoviqa” in
Ivan Bozhiq & Vojislav J. Gjuriq, eds). Pra, e tërë historia serbe, sipas
tyre, bazohet në epe, balada, këngë gusllash, të cilat e marrin formën e
“vërtetësisë” në historiografinë serbe. Shpërngulja e madhe serbe thuhet pastaj
në librin e Batkoviqit ishte një shans i madh për ndërrimin demografik në favor
të shqiptarëve . “Janë serbët ortodoksë (?) ata që iu bashkuan forcave
Habsburge në luftë kundër otomanëve. Janë edhe serbët ata që u shpërngulën nga
këto anë nga “dhuna turke”. Ishte ajo një luftë e të krishterëve, e cila u bë
shkaktare e ikjes së paku 39 000 familjeve (me nga tre deri në nëntë anëtarë)
“serbe“. “Asnjë fjalë për shqiptarët. Asnjë fjalë për shqiptarët ortodoksë e
katolikë që ikën dhe u shpërngulën në tokat e Austro-Hungarisë; as nga serbët e
as nga shqiptarët; as nga historia e shkruar serbe e as nga ajo e shkruar
shqiptare. E dokumentet në arkivat e Austro-Hungarisë flasin ndryshe. Ato vetëm
duhen të shfletohen, të filmohen, të përkthehen dhe të botohen. Serbët ishin
dhe janë aq të pafytyrë kur është në pyetje grabitja e historisë sonë për të
sajuar historinë e tyre: “Procesi më i dhimbshëm në konvertimin religjioz të
serbëve e mbërriti kulmin me albanizimin e tyre, atëherë kur serbët e
islamizuar e filluan harresën e përkatësisë së tyre etnike, identitetit të tyre
etnik dhe u krijuan arnautashët. Arnautashëve me kalimin e kohës iu zhduk
mbamendja e origjinës së tyre serbe (Jovan Cviji?, La péninsule balkanique.
Géographie humaine ,Paris): “Për një kohë të gjatë serbët myslimanë të
albanizuar (Arnautashët) nuk e ndienin veten as turq e as shqiptarë dhe prania
e serbe në unin e tyre ishte e pashlyer. Në Drenicë dhe në regjionin e
Prokuples arnautashët e kanë ruajtur deri vonë dygjuhësinë e tyre”. Një
pështjellim i pamatur i serbëve. Një hajni një kombi të tërë. Një vjedhje e
paskrupullt e një historie. Përderisa ne nuk i kthjellojmë faktet tona,
historinë tonë, përderisa ne me fakte, e të cilat janë, nuk i kthejmë në tonë
(së paku në libra) të gjithë shqiptarët ortodoksë të anëve tona, të cilët janë
humbur në krijesën artificiale serbe, ne kemi të bëjmë gjithmonë me humbjen e
së kaluarës sonë, të vërtetës sonë dhe të tokave tona