Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Cili është Nuri Bexheti?
E merkure, 10.11.2021, 08:01 PM
Cili është Nuri Bexheti?
Me
të vertetë, ku jemi? Cili është Nuri Bexheti?
Nga Fahri Xharra
Ajo që më nxiti
të shkruaj , dhe të pyes se me të vërtetë ku jemi është ajo që lexova për Ligen
greko -amerikane në Çikago , dhe ndarjen e çmimit për 50 student të rinj
greko-amerikan “ të cilët do ta zbardhin të ardhmen greke”. Salla ishte mushur
, nga familjarët dhe miq te filohelenizmit për ndarjen e shpërblimit vjetor
“"best and brightest"”
“ më të mirët
dhe më të shkëlqyerit” Qëllimi atdhetar grek që të rinjtë greko-amerikan të mos
shkëputen nga rrënja e tyre dhe ruajten e trashëgimisë
helenike Por pa e ngarkuar shkrimin ne fund të tij do ta
listën e pjesëmarrësve.
Me të vërtetë ne
ku jemi ? dhe cili është Nuri Bexheti ?
“FRM siguron se
herët apo vonë, në Kosovë do të triumfojë Islami. Edhe pse Kosova sot është nën
sundimin e Perëndimit të Krishterë, një ditë kur të fitojë pavarësinë dhe të
çlirohet nga sundimi i huaj, pjesë e pavarësisë së Kosovës do të jetë edhe
fitorja e Islamit mbi Laicizmin,”
Në shtypin ditor kam lexuar : Ish-prorektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Nuri Bexheti, në një intervistë të vitit 2014 në Klan Kosova kishte deklaruar se shqiptarët i kanë zgjeruar territoret në saje të Perandorisë Osmane. Doktori i Historisë, Bexheti, ndër të tjerash ka thënë se Kosova ia ka parë hairin më tepër osmanlinjve se disa shteteve tjera dhe se nuk ka asgjë të keqe nëse e pranojmë këtë fakt që, sipas tij, është i pamohueshëm, transmeton Telegrafi.
Libri i Nuri Bexhetit, mu në kohen kur nisi të merr hov turqizmi në Kosovë,
ky i tregon botës që në vitet 1683-1699, ne ishim kryesorë në “ Luftën e madhe
turke “.
Bota e di, por pse ti po ia rikujton?. Qëllimet dihen. Mo` zo ` ma keq për
ne !
Në mënyrë
indirekte , Nuri Bexheti e përkrahë “Pasi Laicizmi-Katolik nuk është
feja e shumicës së popullit të Kosovës por është fe e masonëve të Francës, ne bëjmë
thirrje që në Kushtetutën e vendit tonë, feja zyrtare e vendit të vendoset
Islami.(FRM )
Bexheti është
njohës i mirë i rrethanave historike, ndërsa çmohet edhe studimi i tij i
doktoratës që ndërlidhet me shqiptarët dhe rrethimin otoman të Vjenës. ( sa keq
!)
-“Shtrohet
pyetja a u zgjeruan territoret shqiptare me ardhjen e osmanlinjve ne Shqipëri?
Ka teza të ndryshme të ngritura nga historianë vendorë dhe botërorë, të tillë
si Hasan Kaleshi, i cili thotë se ‘shqiptarët ia kanë parë hairin turqve, se u
zgjeruan me territore’. Kjo nuk ka asgjë të keqe të thuhet, pasi çdo shtet
zgjerohet dhe tkurret”.- thot Nuriu .
Viti i lindjes
1962, vendi i lindjes – Tetovë – Maqedoni – Individ nga Ballkani, është
përshkrimi për Bexhetin. Ai është pjesë e listës së zezë që nga vitit 2001 me
vendim të presidentit Bush.
Në një bisedë në
Interaktiv, e ka pranuar se është dënuar nga Agjencia Kundër-Korrupsionit për
mos deklarimin e pasurisë sa ishte këshilltar politik i ministrit të Arsimit,
Ramë Buja.
Më parë, Bexheti
ka qenë edhe këshilltar politik i ish-ministrit të Arsimit, Enver Hoxhaj, kurse
në kohën e luftës në Kosovë ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “ (
çfarë ishte qëllimi i tij në Luftën e Kosovës?)
IshPro – rektori
i Universitetit të Prishtinës, Nuri Bexheti është duke u ironizuar me të madhe
nëpër rrjetet sociale, pasi që në një emision mundohej t’i arsyeton skandalet
që ka përfshirë UP – në javëve të fundit. Një pjesë e shkëputur në video nga
intervista e tij e dhënë për “Interaktiv” po shpërndahet me tituj ironizues si:
“Pjesë të zgjedhura nga Intervista e
prorektorit te Universitetit te Prishtinës dhe “shkencëtarit “te heshtur
Nuri Bexheti ne emisionin interaktiv ne KTV”, apo “Pjese te zgjedhura filozofike
dhe shkencore nga prorektori Nuri Bexheti”.
“Kujtojmë se një
deklaratë që ndërlidhet me pushtimin turk të Kosovës, por shumë ekstreme –
përderisa e thotë bazuar me bindjet fetare e jo të faktografisë historike
(sipas tij, në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë; turqit
i kanë sjell shqiptarët në Kosovë dhe me pastaj iu kanë dhënë toka atyre) – e
ka dhënë edhe imami i xhamisë “Suzi Qelebi” në Prizren, Irfan Salihu,
Foli Irfani ,
foli Nuriu!
Ish-prorektori i
Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Nuri Bexheti, në një intervistë
të vitit 2014 në Klan Kosova kishte deklaruar se shqiptarët i kanë zgjeruar
territoret në saje
të Perandorisë Osmane të Perandorisë Osmane
Shkrimi që mundohet të zhvlerësojë
veprën e ma dhe J. Buxovit ; “ Kosova-Antika.. ) duke e quajtur falsifikim të
historisë së Ballkanit
Por , Nuriu nuk
është vetëm , E njihni Blerim Shalën ? : “Pavarësia e Shqipërisë fillimisht ka
filluar si pavarësi nga Perandoria Osmane. Nëse i shihni dokumentet të cilat
kanë dalë tash në shesh, kërkesa për pavarësi të Shqipërisë, ka përfunduar si
kërkesë imediate e Ismail Qemalit për të shpëtuar nga Serbia, dhe jo nga
Perandoria Osmane. Perandoria Osmane për më shumë e ka lejuar që të shpallet
pavarësia, sipas dokumentacionit të fundit. Ky fakt gjithmonë e ka paracaktuar
fatin e shtetit shqiptar, shumë më tepër sesa raportet greko-shqiptare, sepse
ne zakonisht i balansojmë këto. Në 1912-tën, kur është shpallur pavarësia
e Shqipërisë, Serbia i ka kontrolluar rreth 70 për qind të
territoreve etnike shqiptare ,ka deklaruar Blerim Shala.
Fahri Xharra,09.11.21
Gjakovë