Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Si e demaskoi Altin Kocaqi Myzafer Korkutin për çështjen pellazge?
E hene, 15.11.2021, 06:18 PM
Si e demaskoi Altin Kocaqi Myzafer Korkutin për çështjen pellazge?
Shkruan:
Fahri XHARRA
Në
vitin 1854 konsulli austriak, J. G von Hahn, do të botonte në Jena ‘Albanesischen
Studien’ duke e ndritur më shumë botën perëndimore të shkencës në lidhje me
shqiptarët edhe prejardhjen e tyre autoktone. Më i madhi i shkencës se
gjuhësis, Franz Bopp, do i referohej shpesh arritjeve gjuhësore të Hahnit i
cili, Hahni, në perëndim njihet si më i madhi i studimeve shqiptare. Nuk ka të
njëjtin mendim me perëndimin z Korkuti i cili e sulmon akoma edhe sot Georg von
Hahnin në librin e tij ‘Parailirët, ilirët edhe arbërit’.
Sulmin
ndaj Hahnit e kishte provuar më parë edhe ultranacionalisti grek Georg Nikoklis
në vitin 1855, “Përreth autoktonisë së Albanëve ose Shqiptarëve, të vërteta
historiko-filologjike”. Nikoklis mohonte dhe kundërshtonte çdo fakt që kishte
sjell Hahn për autoktonin e shqiptarëve. Ky botim i Nikoklis provokoj epikrizën
e ashpër ‘’Das Albanische Element in Griechenland”, von Ph.Fallmerayer, Munchen
1857. Fallmerayer do e shkatërronte përfundimisht nacionalizmin mes shkencës
nga ana e grekëve. Vite më pas bizantinologu Konstandin Sathas do të shkruante
‘mos kujtoni se vdiq Fallmerayeri edhe u bëmë zotër të fushës’.
Pas
Nikoklis asnjë dijetar tjetër nuk guxoj të kapej me Hahnin por ja që tani puna
e do që të mos dali kundërshtari nga radhët e nacionalistëve grek por të dali
nga radhët e arkeologjisë shqiptare, fusha e paleolitit, që është njëkohësisht
edhe Kryetari i Akademisë se Shkencave në Republikën e Shqipërisë.
Zoti
Korkuti në librin që përmendëm më sipër shkruan:
‘’Kërkimet
e para shkencore për këtë problem u bënë në shekullin e XIX kur studjues të
huaj si Thunman, Hahn etj., bënë përpjekjet e para për zgjidhjen e problemit të
origjinës së popullit shqiptar, duke u mbështetur tërësisht në analizën e
materialit gjuhësor, që gjëndej në burimet e autorëve antikë. Materialin e
nevojshëm gjuhësor që ata grumbulluan e studiuan me metodat e mjetet e
gjuhësisë krahasuese, e cila në atë fazë ishte ende e pazhvilluar e nuk mund
t’i përgjigjej detyrave të sqarimit të origjinës së ilirëve. Ata krahasonin në
mënyrë të drejtpërdrejtë gjuhën e sotme shqipe me mbeturinat e një gjuhe të
lashtë mesdhetare paragreke, tek bartësit e së cilës kërkonin prejardhien e
shqipes dhe të shqiptarëve, pa marrë parasysh etapat e ndërmjetme historike, në
të cilat kishte kaluar ky proces
Përdorimi
i kësaj metode jo të përshtatshme për ndriçimin e çështjes së ilirëve la shteg
për interpretime e spjegime, që shkonin shumë larg së vërtetës. Gjatë epokës së
Rilindjes kombëtare shqiptare hipoteza e J.G.Hahnit (Hahn,J.G. 1954,213) për
prejardhjen e shqiptarëve nga pellazgët, ndonëse e pambështetur në shumë fakte,
u përqafua nga ideologët e Rilindjes sonë dhe u përdor si një mjet i mirë në
luftën që ata bënin për t’i njohur shqiptarët si një komb i lashtë. Në
dhjetëvjeçarët e parë të shek. XX problemi i origjinës së ilirëve u çua më tej
nëpërmjet metodave të reja shkencore, që filloi të përdorë gjuhësia krahasuese.
Në këtë mënyrë u bë e mundur të përcaktohej një shtrirje e përafërt e
ilirishtes dhe e folësve të saj në vatrat jashtë ballkanike e në vetë
Ballkanin. Fakti që shpjegimi i origjinës së ilirëve mbështetej vetëm në
mundësitë e kufizuara të një shkence të vetme, të gjuhësisë, nuk mund të çonte
në përfundime të sakta, veçanërisht pa marrë për bazë fjalën vendimtare të
arkeologjisë.
Pas
Luftës së Dytë Botërore kërkimet e studimet arkeologjike në fushën e
prehistorisë ballkanike, e veçanërisht në atë ilire, shënuan arritje të
rëndësishme në të gjitha drejtimet. Duke u nisur nga materialet konkrete e të
mirëfillta ilire të zbuluara në territorin e Ballkanit perëndimor, duke kaluar
nga fakte më të njohura të epokës së hekurit, u kalua në fusha më pak të
njohura të epokës së bronzit. Në këtë rrugë u arritën përfundime të reja e
diametralisht të kundërta për spjegimin e origjinës së ilirëve. Kështu me
futjen e arkeologjisë në një rrugë metodike të re e të frytshme, u shënua një
kthesë rrënjësore në ndriçimin e problemit themelor të etnogjenezës ilire’’.
Rrëzimi
i teorive të z Myzafer Korkuti
Teoritë
kundërshtuese të z Korkuti, në lidhje me prejardhjen e gjuhës shqipe,
përmblidhen në dy pika:
I.
Krahasimi i shqipes me gjuhën paragreke, pa marre parasysh etapat e zhvillimit
historik, është i gabuar.
II.
Gjetjet e shkencës së gjuhësisë së krahasuar nuk mund të nxjerrin rrezultatet
bindëse pa marre parasysh fjalën vendimtare të arkeologjisë
Teoria
e parë e z Korkuti shkon ndesh me shkencën e historisë në pikën e përcaktimit
të kohës historike të shkrimit edhe dorëshkrimit të fjalëve të gjuhës
paragreke. Z Korkuti shpreh mendimin se ‘etapat historike nga paragreqishtja
tek gjuha shqipe lenë një boshllëk të madh hapësirë kohore ndaj edhe si
rrjedhojë kjo kohë nuk mund të mbulohet me ‘fjalë në erë’. Shumë i drejtë
konstatimi i z Korkuti, nga ana arkeologjike, ku paleoliti është paleolit edhe
e ka vendin e mirpërcaktuar thellë në histori. Por nga ana e gjuhësisë
historike z Korkuti ka mungesa të theksuara njohurish të cilat unë po i’a vë në
dukje me poshtë:
Fjalorët
e antikitetit shkruhen deri në Antikitetin e Vonë, shek VI pas Krishtit, si
rasti i Hesychit Aleksandrinon Lexicon. Njëzëri e gjithë bota akademike
perëndimore pranon se ky fjalorë bazohet në një traditë që fillon të paktën në
shek III para Krishtit edhe përmbledh fjalët paragreke duke i përkthyer ato në
greqisht. Prova e dytë e kësaj vërtetësie janë fjalët që vijnë nga dorëshkrime
të njohura, deri në ditët tona, nga rishkrimi i Hesiodit, Homerit, Herodotit
etj. Në të gjitha shkrimet e vjetra edhe sot i dallon fjalët paragreke ‘vash,
vij, iki, niset, prihet’ etj. Kjo provon se lidhjet e shqipes me paragreqishten
nuk kalojnë nga ‘Formula e Pagëzimit’ e direkt tek paleoliti, sikurse gabimisht
mendon z Korkuti, por kalojnë nëpërmijet traditës së dorërishkrimit. Pra,
vazhdimësia shkencore është e garantuar më së miri kur bëhet fjalë për lidhjet
e shqipes me paragreqishten: lidhje që Çabej (H. H. GJ. SH, I, f 90-91, 2008) i
pranon se e lidhin shqipen me Pellazgët edhe pellazgjishten. Fjalët paragreke,
të gjuhës së Homerit, Hesiodit dhe Herdodotit, të përkthyera në greqisht nga
njohës të të dyja gjuhëve. janë prova e lidhjeve të paragreqishtes me
greqishten. Këtë arsyetim e pranon njëzëri e gjithë bota akademike perëndimore
sot. Ky arsyetim shkencor rrëzon teorin e z Korkuti( si teori pa baza
shkencore) edhe lë ne fuqi provat bindëse të z von Hahn e shumë të tjerëve.
Teoria
e dytë e z Korkuti lidhet me ‘ndihmën e domosdoshme të arkeologjisë në shkencën
e gjuhësisë së krahasuar’. Është e vërtetë se fjalët e përbashkëta në gjuhët IE
flasin për një pellg ku ka lindur mëma e gjuhëve edhe, sipas Korkutit, ky pellg
përcaktohet shkencërisht me ‘fjalën vendimtare të arkeologjisë’.
Dëshira
për t’u shfaqur si shpëtimtar i botës shkencore edhe, nëpërmjet shkencës së
arkeologjisë se paleolitit, të miratosh apo të kundërshtosh arritjet e
gjuhësisë, tregon më së miri dashurin e verbër të njeriut i cili, padashur,
dashurohet me punën që bën. Por në shkence kjo ‘dashuri shpëtimtare’ nuk është
e mjaftueshme. Kjo hipotezë mund të japi ndihmën e vet por kurrsesi nuk mund të
jetë vendimtare zgjidhja e problemeve të gjuhësisë mes arkeologjisë (këtë ta ka
spjeguar mjaft mirë Çabej në vitin 1969). Deri më sot me asnjë mjet nuk është
përcaktuar ende pellgu se ku është folur mëma e gjuhëve edhe pse e gjithë
shkenca beson fuqishëm ne ekzistencen e atij pellgu, ndaj edhe arkeologjia
është e dështuar në këtë drejtim.
Jo
vetëm që arkeologjia është e dështuar por është edhe hipokrite kur hesht për
qindra mijëra mbishkrime të panjohura nga Etruria deri në Azin e Vogël. Këto
mbishkrime u përkasin paragrekëve( eteokretane, like, frige, limnos, minoike,
qiprominoike, arkadhoqipriotet etj) edhe paralatinëve, si rasti i mbishkrimeve
etruske. Me kaq shumë dokumente arkeologjike të një gjuhe paragrekolatine që
shkruhej deri në shek II para Krishtit, arkeologjia e z Korkuti, është e
paaftë, ose hipokrite, në punët e saja kur nuk guxon ta emëroj kulturën
paragrekolatine si kulturë që ka dokumente deri ne shek II para Krishtit. Kur
punët e zanatit nuk të shkojnë mirë edhe grricesh me të tjerët për zanatet e
tyre kjo nuk të bënë të aftë në zanatin tënd.
Nikoklis
dikur u nis ta zvogëloj Hahnin por 150 vjet
sot e gjithë Akademia Greke po e ndjen ende shkencërisht ‘kamuzhikun e
Fallmerayerit ‘ në shpatullat e saja….thua të jetë më i aftë arkeologu i
paleolitit?
E përgatiti Fahri Xharra