Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Josef Martinsen - Turp për ty Kosovë! (2)
E merkure, 10.11.2021, 02:57 PM
Heu Shqipëri të marroft Zoti, si nuk e çele asnjë herë gojën !
(Josef
Martinsen: Turp për ty Kosovë! ( pjesa e
dytë )
E
pëgatiti Fahri Xharra
Rasti
në fjalë ka të bëjë me mirëqenien e grave që janë abuzuar seksualisht gjatë
luftës së viteve 1998-99 dhe të drejtën e tyre për dinjitet dhe për një
shpërblim të drejtë financiar. Këto gra të cilat qëndruan të forta gjatë luftës
duke u kujdesur për familjet, fëmijët dhe shtëpitë,meritojnë nderim nga
shoqëria, dhe jo injorim.
Pas
luftës, janë regjistruar rreth njëzet mijë raste përdhunimi. Mjekët dhe
spitalet jashtë vendit kan bërë verifikimin e rasteve të përdhunimit; më shumë
se katërqind viktima dolën përpara dhe u regjistruan, shumë nga këto raste
ishin përtej të kuptuarit. Këto viktima është dashur të marrin kujdesin e duhur
në çdo mënyrë të mundshme nga ana e shoqërisë, por kjo nuk ka ndodhur dhe
viktimat janë ende duke vuajtur, ndërsa përfaqësuesit e tyre, dmth politikanët,
– nga pakujdesia e tyre e madhe – u sollën atyre një turp shtesë!
Shumë
prej atyre, njëzetmijë e kanë lënë atdheun e tyre dhe duke e lënë vendin
dorëzuan deklaratë, të konfirmuar nga mjekët, se ishin përdhunuar dhe për shkak
të qëndrimit të shoqërisë ndaj tyre, nuk panë mundësi tjetër, përveq se të
largohen nga Kosova.
Natyra
e luftës në Kosovë 1998-99 ishte asimetrike në të gjitha aspektet e fjalës,
veçanërisht në rrethanat si në vijim:
1.
Ushtria, policia, milicia paramilitare dhe civile sulmuan dhe shkatërruan popullësinë
e pa armatosur civile shqiptare mbi një vit e gjysmë.
2.
Aktivitetet kriminale, të tilla si përdhunimi i grave, janë përdorur si një
armë kundër shqiptarëve civilë.
Gratë
që janë abuzuar seksualisht mbetën papritur vetëm nga shoqëria e pas luftës.
Ato u bënë “persona të padëshiruar “, siç mund të shihet qartë nga burimet e
mëposhtme:
–
Historitë e tmerrit 1998-1999 (History of horror 1998-99) nga Sanije Gashi
(2010)
–
Rrefime Tronditëse (2003) nga Luljeta Selimi
–
Pa Apologji (Without APOLOGJI) nga F. Ramosaj
Dy
vëllime të dokumentacionit të Prof.Dr. Jusuf Osmanit (2016) “Krimet e Qeverisë
serbe në Kosovë 1998 – 1999”, deklaron në faqen 67 Vol.1 se “Gruaja shqiptare
ka qenë prej kohësh një objektiv i propagandës shoviniste serbe. Thënia e Vasa
Çubrilloviqit në vitin 1937 thotë që gruaja shqiptare është njohur mirë: me
ndershmërinë e saj, ajo ka penguar projektin serb për zhvendosjen e shqiptarëve
dhe kolonizimin e Kosovës me elementin serb “.
Qeveria
dhe Parlamenti nuk arritën të nderojnë gratë për kontributin e tyre kur vendi u
sulmua nga forcat serbe. Për gjashtëmbëdhjetë vjet Qeveria dhe Parlamenti kanë
injoruar 423 viktima të regjistruara, dhe femrat që u larguan përpara kanë
pritur për drejtësi dhe të drejta të barabarta. Presidenti i Kosovës, Ministrat
dhe deputetët e parlamentit a e kanë harruar vallë historinë e tyre
bashkëkohore?
Njohuritë
e tyre të pamjaftueshme rreth historisë në përgjithësi dhe rezultatet e luftës
në 1998-99 në veçanti kanë sjellë vështirësi dhe turp për këto gra që meritojnë
nder.
1.
Kush është ngritur në këmbë për gratë e abuzuara seksualisht?
Përveç
autorëve të librave rreth grave të dhunuara të përmendura më lart, jo shumë
qëndruan në barrikada për këto viktima të abuzuara dhe injoruara.
Kjo
duhet të ketë qenë një fokus kryesor për OJQ-të QKRMT (Qendra Kosovare për
Rehabilitimin e Viktimave të Torturës) që ka qenë në funksion për
gjashtëmbëdhjetë vite! Mua më duket, se QKRMT ka shmangur vazhdimisht termin
“gra të abuzuara seksualisht”nga veprimtaria e tyre, dhe është fokusuar në
termin “torturë”. Duke iu shmangur për të identifikuar saktë llojin e mizorisë
që maskojnë të vërtetën.
Ashpërsia
e kryerjes së abuzimit seksual ndaj njerëzve të cilët nuk mund të shmangin
situatat nuk ka qenë e reflektuar në qëndrimet e shoqërisë. Këto viktima janë
më të rrezikuara nga të gjitha viktimat e luftës. Ato qëndruan duke mos pasur
asnjë shans kundër ushtrisë së armatosur dhe paramilitare serbe. Nuk kishin
askënd për t’i mbrojtur ato , dhe ato nuk mund të iknin . Ato kishin për të qëndruar
mbrapa në shtëpitë e tyre për tu kujdesur për fëmijët e tyre , ushqimin dhe
veshmbathjen, ndërsa burrat shkuan në shkurre dhe male për tu fshehur.
Këto
ngjarje nuk mund të injorohen nga askush. Situata e rëndë për të paktën 423
raste që janë plotësisht të dokumentuara nga mjekët dhe spitalet duhet të
lajmëroj dhe alarmoj politikanët , studiuesit dhe anëtarë të tjerë të vijës së
frontit të shoqërisë.
E
falenderoj Prof. Dr. Jusuf Osmani që ka permendur këto viktima dhe të drejtën e
tyre të qartë për barazi dhe drejtësi në punën e tij të plotë, gjatë luftës së
viteve 1998-99.
Por
unë nuk kam asnjë dyshim se dikush brenda është armiqësor ndaj idesë së
kompensimin të grave të dhunuara seksualisht. Kjo shkon gjatë gjithë rrugës
deri në Parlament dhe Qeveri. Është e qartë se anëtarët e Qeverisë dhe
Parlamentit paraqesin qëndrimet e tyre lidhur me të drejtat e barabarta të
grave dhe drejtësi, kam shpresuar se kjo ishte një gjë e së kaluarës.
3.
Përmbledhje
Le
të jetë absolutisht e qartë se objektivat e abuzimit seksual janë në
faktviktimat – se ato janë qytetaretë cilat nuk mund të fajësohen për gjendjen
e tyre.
Le
të jetë shumë e qartë se politikanët në Kosovë të cilët janë zgjedhur që nga
viti 2000 kanë përgjegjësinë për situatën e tmerrshme që këto gra kanë ,dhe
kanë pasur gjatë gjithe këtyre gjashtëmbëdhjetë viteve.
Është
koha për të bërë një njoftim publik që njeh dhe shpall vështirësit që këto gra
kanë duruar dhe për t’u dhënë atyre një kompensim të drejtë në mënyrë që ato të
mund të përfshihen në shoqëri përsëri.
Qeverisë
dhe deputetëve:
T’i
njohin gratë që janë dhunuar gjatë luftës së Kosovës 1998-99
Koha
ka ardhur për të njohur vuajtjet e grave të dhunuara dhe të abuzuara
seksualisht në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-99. Atyre u duhejtu qëndronin
jo vetëm sulmeve gjatë luftës, por edhe faktit se duhet të jetojnë nënhijen e
padukshme që nga atëherë. Këtyre viktimave femra nuk iështë dhënë e drejta e
tyre, një ndihmesë emirë, sepse ato dhe familjet e tyre janë shumë në nevojë.
Kjo është një çështje me rëndësi të madhe për ato.
Kosova
ka braktisur gratë që qëndruan mbrapa në shtëpitë gjatë luftës duke u kujdesur
për fëmijët, për ushqimin dhe veshjen, ndërsa burrat shkuan në shkurre dhe male
për tu fshehur.
Ky
është një turp dhe një turp i madh.
Sipas
mendimit tim kjo është çështje e nderit për Kosovën, dhe Kosova duhet ta
përmbush atë. Qeveria dhe parlamenti duhet ta pranojnë lehtë zemërimin që ata
vetë nuk e kanë perjetuar.
President
dhe Kryeministër : Ju duhet tu jepni këtyre grave dhe familjeve të tyre mjetet
për ekzistencë që ato e meritojnë- në mënyrë të denjë.
Mos
u fshihni pas justifikimeve burokratike.
Fahri Xharra nga Gjakova
01.11.21