Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Halil Matoshi kërkonte konfederatë islamike me Turqinë
E marte, 09.11.2021, 07:26 PM
Halil Matoshi që në vitin 1992 kërkonte konfederatë islamike me Turqinë
Shkruan:
Fahri Xharra
Bisedë
kote , për çështje të kota ! e kisha titulluar shkrimin tim ; por ja që po
duhet të zbardhim do “dëshira “ , do “ parashikime” të cilat kur janë shkruar
ishte ishin guxim i madh i artikull shkruesit i cili në rolin e Zhyl Vernit e
parashihte udhëtimin në qendrën e tokës. Ishte viti 1992 , një vit i rëndë
politik për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi . Por vizionarët, me “
talentin “ e tyre si vizionar që janë i parashohin gjërat shumë herët ;
fatbardhësisht që edhe dështojnë .
Thuhet
që rastësia është mbret i ndodhive ; por edhe nëse nuk kërkon asgjë nuk vjen
nga qielli .
“Suzana
e mbron Sarajevën” shkrim i datës 12.03.1992 nr. 1443 në faqen ‘” Duhet menduar
edhe për këtë” shkruar nga Halil Matoshi .( “Zëri javor” 1992) Ishte për mua
një befasi jo e këndshme , siç e thotë Pjetër Geci në reagimin e tij ndaj këtij
propozimi “ Ky shkrim më shqetësoi e më befasoi aq më tepër, kur u shkrua nga
dora e një pende të mprehtë të gazetarisë së Kosovës siç është zoti Matoshi ? “
Por, ja që shkruhet dhe mbetet si kujtim jetësor i një vrrage të synimit (
ndoshta të pa ) qëllimtë të një “zgjidhjeje” kombëtare për ne :”Për një
konfederatë islamike Turqi-Sanxhak- Bosne – Shqiperi -Kosovë “ .
Nëse
ideja nuk ka qenë e imponuar nga dikush , atëherë autorit i falet duke e bartur
shkrimin në rubrikën “ dështim’” gazetaresk .Por nëse është e kundërta dhe që
dikush ka folur në emër të “ pendës së mprehtë “ , atëherë mprehtësia e
shkrimit të pret në fyt ardhmërinë, të futë në skutat e errëta të historisë,
dhe dhomat e errëta të zhdukjes dhe zhbërjes.
“
Udhëtimi në qendrën e tokës “ që nga viti 2000 u tentua ,por fatbardhësisht
temperaturat shumë të larta të cilat zhylvernët tanë nuk i kishin vlerësuar
mirë. i djegën “ hartuesit dhe ekzekutuesit”, dhe ne mbetem si Republikë e pavarur
dhe sovrane. Dëshira për ta çuar kombin përpara duke propozuar statusin e saj
të ardhshëm i ka do rregulla shumë precize që varën nga lëvizjet
gjeostrategjike në Europë .
Në shkrimi e përmendur lexojmë”Perandoria e fundit , Jugosllavia po shpërbëhet ( viti 1992), pikërisht duke implikuar depërtimin islam në Ballkan. Njohja e Bosnjës, dhe kujdesi i veçantè për Sanxhakun, nga ana e Turqisë dhe më pastaj edhe e Iranit , mund të shënojë shkëlqimin e gjysmëhënës në Mesdhe dhe Ballkan.” Ndal or burrë , ti ia paske pre teshat herët “Republikës Islamike të Kosovës”! Por , kush ta tha , kush të udhëzoi në këtë mënyrë ?
Me
të vërtet është për të ardhur keq , shikimi yt ne filxhanin e fallxheshës turke
dhe serbe “” Shqiptarët etnikë me një truall ideal për një Republikë Islamike.
me mbi 70 % të konfesionit islam, ndoshta nuk do ta lëshonin rastin për të
provuar ndërtimin e shtetit mbi baza fetare.( islame fxh) “ Hajde parashikim i
përcjellur me ndjellje të kobshme , hajde ! Pjetër Geci , në reagimin e tij ( 28.03.1992
, po në “Zërin javor ) në këtë broçkull i paska paraparë gjërat shumë mirë dhe
saktë “ Ne do të ndërtojmë shtetin tonë kombëtar shqiptar , në parimet e e
demokracisë parlamentare Europiane , ku të tri konfesionet që i kemi brenda
kombit tonë. do të jenë një mozaik ngjyrash si ylberi , që harmonizohen bukur
dhe që na japin portretin e vërtetë shqiptar “
Drejt
, dhe pa ngjyrime interesi , diktati apo frike..ishte viti 1992 !
Ishte
një e vërtetë e madhe historike që Europa na e kishte borxh çlirimin e Kosovës
(1992 ), por ajo e bëri (1999 ). Po ne ? jemi ,falënderues , jemi mirënjohës në
rastin historik që nuk përsëritet më ?
Miku , “mendjemprehti i pendës “ shkruan edhe këtë “Pretendimet e sotme boshnjake për Republike Islamike me 41% të popullsisë myslimane janë naive (1992 ) në krahasim me përbërjen konfesionale myslimane të të gjithë shqiptarëve.” dhe ja propozimi i tij i fundit: “ Konfederata Turqi – Shqipëri etnike- Sanxhak – Bosnje “ ia siguron islamit kontinuitetin historik në këto anë të botës , premton lidhje të forta financiare me Irakun, Iranin dhe pse jo edhe me Kuvajtin dhe me tërë botën islamike “ , Parashikim zhylvernian , po sikurse ai i Davudoglut ! Zoti na ruajt!