Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Serbët po e vjedhin unin, etnografinë dhe guximin e shqiptarëve që të flasin
E hene, 13.12.2021, 08:23 PM
Serbët po e vjedhin unin, etnografinë dhe guximin e shqiptarëve që të flasin
Shkruan
Fahri Xharra
Pra heshtje marramendëse e shqiptarëve. A nuk kemi guxim? Apo nuk duam të
ndezim së paku një qiri që në dritë sa do vogël të mbrojmë kulturën,
trashëgimin tonë historike Me të vërtetë
e habitshme.
Serbët po e
vjedhin edhe vallen “Shotën”. Ja edhe
një arsye që Serbisë t’i shemben gënjeshtrat, duhet reaguar, sepse ata po
propagandojnë : “Nije “šota” šiptarska ( Vallja e “Shotes” nuk është
shqiptare )“ Pra heshtje marramendëse e shqiptarëve.
Serbët
shkruajnë: ( Shota nuk është fjalë shqipe e as
këngë shqipe, kjo është këngë e pastër serbe. Shota dhe Shotani tek serbet
quhet çifti i ri bashkëshortor, që e pret lindjen e fëmiut të parë (”ŠOTA nije albanska re?, ni albanska
pesma, to je ?isto srpska pesma, Šotka i Šotan su srpski bra?ni par koji
o?ekuje prinovu.”
Më tej në
burimet serbe lexojmë: “Të fillojmë nga emri. Emri “Shota” nuk ekziston në
gjuhën shqipe dhe nuk e ka asnjë kuptim. Cili është ai popull normal, i cili e
quan një valle të tij kombëtare, emri i së cilës në atë gjuhë nuk do të thotë
gjë? Edhe nëse kjo është valle shqiptare (šiptarska igra), atëherë pse
shqiptarët nuk e kanë asnjë valle tjetër kombëtare. Pse nuk ditën të bëjnë
diçka tjetër të mrekullueshëm si vallen e Shotës? Ndoshta nuk ka lindur ndonjë
kompozitor tjetër që të bënë një “Shotë” të re?“
Me të vërtetë
serbët janë shumë qesharak në arsyetimet e tyre, kur vjedhin historinë.
“Shqiptarët
(Šiptari ) nuk kanë vargje të shkruara në gjuhën shqipe, që të krijojnë një
vepër të tillë arti, si vallja “Shota”. Cili popull i bën këngët e tija
kombëtare në një gjuhë tjetër, e cilat bile as që nuk ngjajnë ndër veti ?”
– pyesin veten, serbët.
Vallë, shqiptarët të bëjnë një këngë në gjuhën serbe?- shkruajnëata ( “Nisu, valjda, Šiptari
pravili pesme na srpskom jeziku?”)
Burimet
shqiptare: “Shota është një valle karakteristike e luajtur nga valltarët, me
tërë energjinë dhe me ritëm të shpejtë, e cila zakonisht luhet nga dy valltarë,
mashkull femër, (apo edhe në më shumë çifte), është valle që përshkohet me një
ritëm mbresëlënës që zgjon emocionet si nga lëvizjet e shpejta ritmike, që nuk
është mjaft karakteristikë e valleve shqiptare, por në këtë valle kemi
karakteristika të cilat mendojmë se kanë disa veçori, që paksa dallojnë nga
vendi në vend.”
Ansambli
“Shota”. Ky ansambël po thuajse në çdo shfaqje fillon me ekzekutimin dhe interpretimin
e valles së “Shotës” vallja shqiptare më karakteristike dhe më e njohur ndër të
gjithë popujt e Ballkanit,
Duke parë se
kjo valle është futur aq thellë në popull dhe duke qenë se nuk ka grup
folkloristik që nuk e kishte pasur, dhe nuk e ka në mesin e këngëve e valleve
për interpretim, publiku serb, duke mos pasur rrugë tjetër, ka filluar ta
përvetësojë si valle të moçme të serbëve të Kosovës, duke u mbështetur në emrin
e valles e cila sipas tyre i përket gjuhës serbe.
Histeria serbe
vazhdon: “ Sikur të pyesnim të huajt , se e kujt është “Shota” ? Pergjegja
kishte me qenë : e serbëve. Fjala “„šota” ( sipas serbëve ) në folmen e serbëve
te Kosovës (žargonu kosmetskih Srba) do të thotë gruaja shtatëzane që i ngreh
këmbët si “shota” .
Sipas tyre : “Kënga e “Shotës “ ka lindur në rrethin e Prizrenit , luhet në
taktin 7/8 sikur ashtu këngët tjera serbe të Kosmetit : „Razgranala grana
jorgovana”, „Cveto, kalušo”, „Baš mi je merak”
Edhe unë kisha
dashur që të konsultohet këngëtari i Prizrenit ( shqiptar ortodoks) Jordan
Nikoliqi i cili sipas serbëve paska qenë themelues i Ansamblit “Shota “ se e
kujt është kënga dhe vallja “Shota”?
Ne serbëve iu
themi : Fenomeni dhe tipologjia muzikore artistike e ritmike e kësaj valleje, e
cila me lehtësi i ka përballuar kohës, duke u radhitur si valle emblemë, në
mesin e valleve si “Vallja e shqipeve”, “Vallja e burrave” “Vallja e shpatave”
dhe valle të tjera karakteristike, ka veçantitë dhe veçoritë e veta në kohë dhe
hapësirë, në sinkroni dhe diakroni. Fakti se kjo valle luhet dhe këndohet te të
gjithë popujt e Ballkanit e më gjerë, jep për të kuptuar se kemi të bëjmë me
një fenomen që nuk është vetëm muzikor, aq më pak i rastit, por sipas mendimit
tim lidhet me traditën historike, me një apo disa personalitete të caktuara të
historisë së rezistencës shqiptare, e cila i akordon traditës të pashkëputur të
historisë sonë kombëtare, e njohur për kontributin madhor që ka thënë femra në
jetën shoqërore, dokesore, në historinë e shtetit, të rezistencës dhe të
luftërave çlirimtare. Në të gjitha luftërat tona çlirimtare prej kohës së
Skënderbeut e deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, femra ka luajtur
rolin e vet historik, të pamohueshëm.
Ne serbëve iu
themi, mos e rreni botën se edhe vallja “Shota“, si dhe hajnitë tjera që ia
keni bërë këtij populli, me të futur Kosova në UNESKO do të iu dalin në shesh.
Po i kuptoj të mjerët se ndoshta përfundimisht e vërteta shqiptare e Kosovës në
mënyrë të dokumentuar do të del në shesh.
Unë po e
vazhdoj shkrimin tim me karakteristikat e popullit tonë e në këtë rast të grave
historike shqiptare: “Po ta krahasojmë këtë fenomen me rolin e femrave te
popujt e tjerë, sidomos te popujt ballkanikë, vërehet pa dyshim se roli i
femrës shqiptarë në luftë dhe në rezistencë, që nga koha ilire, fuqimisht ka
qenë më i shprehur, sesa roli i femrës bullgare, serbe, rumune, kroate e të
tjerë.
Vetëm në kohën
antike, femra ka lënë emër të paharrueshëm dhe të pakrahasueshëm. Femrat e
njohura të asaj kohe, sipas Homerit dhe dramaturgëve grekë janë: Helena, Andromaka,
Elektra, Penelopa, Antigona, Medea e shumë të tjera. Kurse në luftërat e
Greqisë kundër Turqisë njihet vetëm një femër, Laskarina Bubulina, e cila ishte
me origjinë suljote, arvanitase.“
Fol shqiptar
se nuk e i paralizuar !
Fahri Xharra,09.12.21 Gjakovë