Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Kujtime nga një kohë jo fort e largët- 500 vjetori i vdekjes së Skënderbeut
E hene, 15.11.2021, 06:54 PM
Kujtime nga një kohë jo fort e largët- 500 vjetori i vdekjes së Skënderbeut
”Rilindja për fëmijë”
16. Kallnor 1968
Nga:
Fahri Xharra
17
janari 1968 , 500 vjetori i vdekjes së Skënderbeut . Një jubile që e kanë
rastin vetëm fatbardhët të kremtojnë vetëm ata që qëllojnë në atë kohë . Në
Kosovë , Maqedoni dhe Malin e Zi shqiptarët filluan të frymonin lirshëm
shqiptarisht ; ishte koha e ri zgjimit të madh shqiptar . Si me qenë nga natyra
e porositur : zgjimi kombëtar në një pjesë të kombit që ishte i ndrydhur me
shekuj mu në 500 vjetorin e rikujtimit të madh e shuarjes së Skënderbeut të
Madh , por edhe fillimi i degradimit të unit shqiptar . E kishim turkun mbi
krye mbi 500 vjet , e kishim serbin mbi krye gati 100 vjet .
Por
edhe koha , edhe erërat çlirimtare të shpirtit të robëruar por edhe fryma e
ngritur nga një udhëheqje shqiptare e këtyre anëve qe e mundësonte shijimin e
të vërtetës sonë. Dikush u viktimizua ,; ashtu e paska natyra ligjin e saj ,
nuk ka fitore pa sakrifica.
Ishte
koha kur u ngrit flamuri kombëtar në këto anë të tokave shqiptare; ishte koha e
burgosjeve të atdhetarëve ; ishte koha e sundimit të RSFJ-së ; por ne prapë ia
arritëm të kemi një dritë në ardhmërinë tonë . ishte koha kur shqiptarët
mendoni pas ca e ca shekujsh ,vetëm shqip .
Ishte
koha kur edhe fetarët e feve të shqiptarëve mendonin vetëm shqip . U rralluan
disa gjëra të mbrapshta , disa vizita të panevojshme , disa lutje që nuk
përshkonin me aspiratat tona; ishte koha e shqipes , e shqiptarisë në tokat
ende të pushtuara të cilat luftoni për një autonomi në arsim , në politikë ,në
zhvillimin industrial. Ishte koha : Shqip !
Jubileu
I Skënderbeut e zgjoi krenarinë shqiptare ; librat e rinj për shkollarët e rinj
fliteshin për Skënderbeun . Një ëndërr e pa paraparë ; një ngritje morali në
caqet e saja , një shpresë për diçka më të madhe.
Edhe
unë si 16 vjeçar që isha në kohën e rikujtimit të epokës së Skënderbeut , i dola
krah me mundësit e mia që ma lejonte mosha dhe të la një gjurmë në gazetat e
kohës ; për Skënderbeun dhe Shpatën e tij.
Po
sot , po flas prapë për ato toka të 1968-ës , për Kosovën si shtet i pavarur ,
për Maqedoninë me “Marrëveshjen e pa zbatuar të Ohrit “, për Malin e zi që për
ditë qenja shqiptare po zvogëlohet.
Kush
e kishte menduar që me 17 janar 2016 , do ta kemi Kosovën shtet të pavarur me
të gjitha atributet e një shteti të njohur ndërkombëtarisht.?
Kush
e kishte menduar që do ta harrojmë Skënderbeun, do të mundohen t`iu falim
serbëve me arsyetimin “shkencor “ ai nuk “ishte shqiptar”?
Kush
e kishte menduar që më me guxim flisnim si të robëruar pas vitit 1968 , se sa
sot në Kosovën e lirë.
Kush
e kishte menduar që edhe më 17 Janar 2016 mundohemi ta ri sjellim të kaluarën e
largët prapë në mendjen tonë të lire , të pa varur dhe t ‘ashtuquajturën mendje
sovrane?
Zot
, të kërkojmë ndjesë ,se edhe ti po e sheh se nuk jemi ata të kohës së 500
vjetorit të vdekjes së Skënderbeut .(170116 )
Fahri Xharra, 10.11.21
Gjakovë