Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Darka e gabuar e Elbasanit
E premte, 24.12.2021, 05:18 PM
Darka e gabuar e Elbasanit
Shkruan
Fahri Xharra
Vetëm
i titulli i romanit të Kadaresë, më shkoi për shtati për shkrimin tim, detajet
tjera janë të një darke të gabuar me Vuçiqin dhe Zaevin në Elbasan
"Një
darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister , është subjekti i romanit të
Kadaresë. Ndonëse i bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më
parë një qytet të tërë, dhe ndonëse i hetuar për një kohë tepër të gjatë, herë
haptas e më së shumti, në fshehtësi, e vërteta e darkës ka mbetur ende sot e
pashpjeguar plotësisht."
Edhe
kjo ishte një darkë e pazakontë me një ( dy )njeri të pazakontë të cilin nuk e
do as Europa e as Amerika.
Në
të vërtete ky është njeri i zakontë me të kaluarën e tij që të rrënqeth, por
edhe të frikëson me të tashmen e tij.
Aleksi
kishte ardhur në një vend të besës për deri sa vet është i pa besë.
Politika
i ka rrënjët e thella, vështirë që qytetari ta kuptojë, por çka sheh syri e
flet goja.
Lidhja
me Serbinë është vetëm sensiantiperëndimor i shqiptarëve. Edhe Enveri ishte
antiperëndimor dhe të vetmin aleat e kishte Serbinë, por historikisht e pagoi
shumë shtrenjtë, jo ai dhe bastardët rreth tij por populli i vuajtur shqiptar.
Eh,
ruajna zot mëndët e kresë kur të marrim hap të gabuar !
Një
mik më shkroi deri sa unë djersitesha duke zgjedhur fjalët për këtë darkë të
gabuar: “"Nëse një udhëheqës shqiptar vazhdon me zbrazë probleme të huaja
në Shqiptari, siç po veprohet tani (në të vërtetë pak a shumë edhe të tjerët
deri tash u janë zvarritur e lëpirë atyre që kanë plane me të shkatërrua si
komb), atëherë ai udhëheqës është i gabuar Nuk ka popull europian (madje as
botëror), që ikën nga historia e popullit të vet dhe i nënshtrohet tjetrit që
para njëqind , më pak apo më shumë vitesh, apo edhe shekujsh, ka qenë pushtuesi
i të parëve të vet.
Nuk
duhet ti përkasësh asnjë partie, që tashmë ta gjykosh antishqiptarizmen e sotme
shqiptare...... A din dikush me më
kallxue se kah po shkon populli Shqiptar dhe si ia ka qitë «terezinë»: Ta
mbrojë kulturën dhe historinë e vet apo të derdhet në wc-et serbe, greke apo
neoosmaneturkomëdha? (BK)
Si
bisedohet me dikën i cili Masakrën e Reçakut e quan trillim amerikan? Pos kësaj bëjnë edhe film për të mohuar
krimet e tyre.
A
nuk është një grusht i rëndë për 78
ditshin e NATO-s ?
Si
bisedohet me " mysafirin" që s' le gjë pa folur kundër Kosovës dhe
shqiptarëve të saj nëpër kancelaritë e botës
Çfarë
fytyre te kemi ndaj dashamirëve të ditëve të vështira, kur ky itthirrurii hoqi
me dhjeta njohje politike të Kosovës.?
A
e duan shqiptarët vetveten ? Me duket që jo.
Lëvizjet
e shpeshtuara të ushtrisë serbe që bëhen ditë dhe natërreth Kosovës i kanë ra
në sy gjithkujt, por që të gjithë ia kemi drojën ndonjë të lige që mund të
përgatitet. Armatosja e Serbisë dhe stacionimi i tyre në kufi të Kosovës nuk
është sa për sy e faqe.“ … Druaj, vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia
e kufirit të ndarjes së dy borërave… O Zot, mos lejo që në kohë të sprovave të
mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos
lejo ta humb drejtpeshimin…”“…Unë, Gjon Nikollë Kazazi i biri i Pjetrit,
dëshmoj për mynxyrën që na ka rënë mbi kokë dhe rrezikun të mbesim të shkëputur
nga bota…
“Otomanët,
meqenëse nuk arritën të krijojnë ‘njeriun e ri’ në këtë anë, i cili do të ishte
i së ardhmes dhe si i tillë nuk do të kishte mendim të vetin, nuk do të kishte
të kaluar, me një energji të pashtershme një ditë sjelljet e tij të mos
shfaqeshin si pjesë e veprimit dhe e të menduarit sipas urdhrave”, Murtaja
ishte pjellë e strategjisë. “Tek e fundit, sëmundje ka pasur dhe gjithmonë do
të ketë, pse t`ua vëmë veshin gjithaq kur ato vijnë nga i madhi që mendon për
të gjitha?“ Pushtuesit e dinin mire që krahas çkombëtarimit, asimilimit dhe
shuarjes së popujve të padëgjueshëm të prekin edhe qendrat nervore ku rrënohej
intelekti i tyre dhe shkaktohen çrregullime mendore dhe shpirtërore që barten
brez pas brezi…” ( J.B.Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit.1982). “Ndodhi të së
djeshmes që kanë ndodhur në të nesërmen e sotme
…Vuçiqi
na paska ber thirrje shqiptarëve: “ Serbinë shiheni si shtëpinë e dytë, kam
respekt për ju!” Po mirë e ka , ta ndiejmë veten si te daja sepse historianët
shqiptar që 20 vjet e thonë që Skënderbeu “ e kishte nënën serbe”
Fahri
Xharra, 21.12.21
Gjakovë