Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Toka e djegur, shpirti i përvëluar
E diele, 06.02.2022, 12:31 PM
Toka e djegur, shpirti i përvëluar
Shkruan:
Fahri XHARRA
Do
të shetisim pak nëpër “Arnautlëk”,dhe t`i kujtojmë do toka mbi të cilat dikur
flitej shqip ,frymohej shqip dhe jetohej shqip. Në mes të Prishtinës dhe Nishit
(Nisusit ) dhe në perëndim të Leskovcit është një tokë që sot quhet Pusta Reka
,që sot jetojnë jetojnë serbët dhe i thonë Serbi. Është vetëm një pjesë nga
pjesa e madhe deri te Molla e Kuqe ,ku dikur flitej dhe jetohej shqip.
Nuk
e kam për qëllim që me anën e këtij shkrimi që t`i lypi dikujt diçka ,por vetëm
t`a bëjë të dijtur se dikur e jofortlargë në kohë, ishim ne aty. Na dogjën aso
kohe, na shkrumbuan ,na vranë dhe vetëm dikush mundi mundi të ikë e të shpëton
vetëm shpirtin e thatë. Toka të djegura e të përclluara mbetën vetëm . Edhe
vetë ardhacakët serb, kolonët e quajtën këtë regjion Lumi i Shkretë, jo pse
lumi ishte i shkretë e natyra po ashtu e shkretë ,por u shkretuan dhe u
shkrumbuan për t`i larguar Arbanasët nga tokat e tyre. Rritje me dhunë e hisës
së tyre në dëm të pariparueshëm të Arbanasëve.
Ishim
Arnaut atëherë. Edhe pse frymonim shqip , Evropa na njifte vetëm si Arnaut .
S`ka gjë të keqe pse ishim arnaut , por bota nuk e dinte se mbas këtij emri
janë Shqiptarët.
Pushtuesi
parë (turku) nuk interesohej dhe nuk donte që t`i tregonte botës se i kishte
robëruar shqiptarët ,dhe Evropa mendonte se ishim ardhacak ,”popull i ri ” në
tokat e vjetra të Evropës . Pushtuesi i parë me vetëdije të plotë dhe në
bashkëpunim të sinqertë me pushtuesin e dytë(serbin) i planifikuan planet e
tyre për zhbërjen tonë nga tokat tona..
“
Evropa alarmohej se po liroheshin tokat nga turqit”. Ishte viti 1877 . Evropës
i vinte fllad se serbët po e kryejnë një mision të mirë të pastrimit të Evropës
nga Turqit . Ishte plan ky , plan i mbrapshtë në marrëveshje në mes turkut e
serbit,kurse shqipëtari ende nuk kishte gojë. Nuk kishte gojë sepse nuk donte
të shkëputej pak dhe një herë e përgjithmonë nga robërija shumë shekullore. I
pëlqente . Ia kishte andja , dhe vështirë i dilte gjumi nga ai koshmar (ankath)
i gjatë dhe sfilitës. Çdo gjë i pëlqente vetëm me kusht mos të i prishet
ëndërra shumëshekullore. Në Europë filluan lëvizjet,filluan tërmetet ,por ne
kurrsesi të kthjelloheshim. Nuk po iu shoh për të madhe shqiptarëve të asaj
kohe, kur të njejtat ëndërra po i shofin disa edhe sot.
Evropës
i ishte mbushur mendja. Keq i ishte mbushur mëndja. Ia kishin mbushur mendjën
.. Një shkronjëtor politik i njohur më thosh një ditë (Faik Konica): “Evropa
nuk do ta kish dhënë Vranjën e Leskovcin te Serbia dhe Ulqinin te Mali i Zi,
sikur të kish kuptuar që ka një komb shqipëtar të ndryshmë nga të Turkut. Po u
lajthit puna e besës [ndërhyri puna e fesë]” ???
Lufta
Turko-Serbe e viti1877
Çka
shkruajnë serbët? “ Imperatoria Otomane ,e bënte kolonizimin e Ballkanit me
musliman (R. Nikoliq),dhe në këtë mënyrë iu ndihmonte atyre që të përhapëshin
nëpër gadishull,si që ishte edhe rasti me vendosjen e shqiptarëve në Kosovë
,Maqedoni dhe Toplicë ?( Pikëpyetja e ime) . Muslimanët kolonizojshin sipas një
plani të caktuar,në mënyrë që të bënin ndarjen e homogjenitetit të Krishter.
Kështu vendoseshin popujt e pa deshiruar në tokën tonë”. Këto shkruheshin e
edhe sot shkruhen për ne. Kush po i demanton ? Apo më mirë të them : a jemi të
atillë që Europa të na beson?
Të
kthehemi tek lufta e cila i parapriu zhbërjes sonë nga tokat tona në Serbinë e
sotit.
Si
u shkretua dhe si u ripopullua (me kolonë serbë) Pusta Reka – Lumshkreti?
Bojniku.
E kaluara e këtij vendbanimi daton që nga parahistorija, edhe pse gjyrmët
konkrete në sferën e kulturës materiale jenë që nga shekulli i 3-të e epokës
sonë. Olga Zirojeviq shkruan: “ Ky vend në vitin 1516 u bë pronë e shpërblimit
të pushtuesit ( timari). Ambasadori dhe albanologu Fon Han shkruan me 1858 se
ky fshat i kishe 20 shtëpi shqiptare. Në kohën e turkut ,kishte xhami. Mita
Rakiq , në librin e tij :” Iz Nove Srbije ( Nga Serbia e Re)” tregon se Bojniku
në vitin 1879 ,menjëherë pas çlirimit nga shqiptarët (arbanasët) edhe pse “ i
vendosur në një vend të bukur ishte një fshat i mjerë me disa kulme të mjera” .
Po
sigurisht që ishte vend i mjerë se aty ishin takuar njeriu me bishën,dashurija
me urrejtjen, i pafajshmi me krimin,bukurija me shëmtinë,fëmijtë dhe të
palindurit me vrasësit,errësira me dritën. Nuk ka fjalë që mund të përshktuan
dhëmbjen e madhe të
shqiptarëve
të Lumshkretit. . Vazhdojmë:
Bregovina:
Pa luftës turko-serbe të 1878-tës, në gërmadhat e një vendbanimi arnautësh
,vijnë kolonët e parë ( Familjet e Toniqëve dhe Mladenoviqëve) nga Cërna
trava,dhe disa të tjerë dhe në brigjet e Lumshkretit formohet mëhalla
“Albanija” ( Mita Rakiqi: vendi ishte me të vërtetë mbi shkëmb dhe emri i
përshtatej natyrës së Shqipërisë)
Brestovci
i Epërm . Ky fshat deri në luftën e dytë botërore është quajtur Arnautski
Brestovac (Brestovci i Shqiptarëve) ,kurse pjesa e epërme e Lumshkretit
Arnautluk (Shqipëria) ,sepse deri më 1878 ,në këto anë jetonin Arnautët
gjegjësisht Arbanasët (shiptari). Brestovci së pari përmendet në shënimet e Fon
Hanit me 1859,ku shkruhet se aty jetonin 86 shtëpi shqiptarësh por me emrin
Fratovci.
Vujanovo,fshat
me sipërfaqe prej 684 hektarësh,i banuar pas 1878 -tës. Kolonët ,kur erdhën e
gjetën një fshat arnautësh plotësisht të djegur dhe të shkatërruar. Afër
fshatit kalon lumi Vujanovo dha ai i Borinës.
Konjufca
,së Bashku me Konjufcen e poshtme e bëjnë fshatin më të madh të Lumshkretit.
Fshatin e përmend ,në udhëpërshkrimin e tij “Prej Beogradit në Selanik
,albanologu Fon Han me 1858 kur thot se aty ishin 17 shtëpi shqiptarësh,por
thonë serbët se këtë fakt duhet marrur me “rezervë “ ,thënjën e Fon Hanit sepse
aty jetonin edhe 2 shtëpi serbësh që llogaritën si banues të vjetër. Çfarë
ironije!
“Arnautlluku”,i
kishte edhe fashtrat Dobra voda,Donje Konuvce, Gjimgjusha, Zlata ,Zorovac,
Ivanje ,Kosanica,Kocaniq,Lapotince ,Lozane, Mijajlica ,Orane ,Prekopçelica,
Reçica, Shtulac,Turjane, Stublla,Slavnik,Sekicol.Svinjarica, Reçica etj, etj,
,ku me “dhëmbshuri “shkruhet se sa shumë hoqën serbet t`i bëjnë këto fshatra të
ribanueshme pasi që “arnautët” i kishin lënë të djegura,të rrezuara dhe të
shkreta (? )
Shikoni
për shembull për fshatin Ivanje ,shkruhet se serbet e parë që erdhën këtu ishin
ata që erdhën në vitin 1880-1885 ,duke e gjetur një fshat të djegur
shqiptarësh. Me këtë kuptohet se Sebia nuk kishte banorë të vet për t`i
kolonuar fshatrat shqiptare. Tokë sa të duash ,por serb jo. Tokë sa të duash
,tokë shqiptare.
Me
mijëra libra,dhe përkthime të atyre librave në shumë gjuhë të Evropë janë
shkruar nga serbët për ato toka , Janë shkruar dhe Evropa lexon ,e libri mbetët
. E me librin edhe gënjeshtra serbe.
Shqiptarët
nuk i lernin tokat nga dëshira por nga dhuna ,nga masakrat e nga vrasjet.
Toka
e djegur dhe shpirti i përvëluar i shqiptarit që vazhdimisht i duhej të lëvizte
të ikëte që vetëm e vetëm të shpëtojë shipirtin e shkallmuar dhe të riçelë si
lulja e humbur nëpër tokat e huaja. I përndjekur gjithëmonë.
Po
sigurisht që ishte vend i mjerë se aty ishin takuar njeriu me bishën,dashurija
me urrejtjen, i pafajshmi me krimin,bukurija me shëmtinë,fëmijtë dhe të
palindurit me vrasësit,errësira me dritën. Nuk ka fjalë që mund të përshktuan
dhëmbjen e madhe të shqiptarëve të Lumshkretit .
E
ne ende heshtim….
“
Forcart Serbe me 15 Dhjetor 1877 u vërsulë në dy drejtime kryesore ; Në Jug për
të marrur Nishin dhe tjetra në Jug-Perëndim në drejtim të Pirotit. Një pjesë e
madhe e ushtrisë serbe vepronte në drejtim të Toplicës ( J.H. Vasiljeviq).
Serbët e muarrën Prokuplen që në ditën e tretë të luftës. Muslimanët e qytetit
dhe ata të rrethinës së Prokuples, mësë shumti nga ta shqiptarët ,i lëshuan
shtëpitë e tyre nga panika (?) duke lënë prapa ushqimet e mëdha dhae shtëpitë. Shqiptarët
vendas u larguan në malet e Pasjaqës ,në jug të Prokuples. Gjatë përparimit të
ushtrisë Serbe drejtë Kurshumlisë, trupat serbe hasnin në refugjatët shqiptarë
.të cilët nuk donin të dorëzoheshin(Popoviq Ç). Fill pas Kurshumlisë ,ra edhe
Prokupla. . “Ishte hapur fjala se forcat turke po vinin me të madhe dhe
shqiptarët pritnin më kot “( shkruhej në librat e kohës) .
Nishi
ra ,turqit u tërhoqën dhe shqiptarër s`u kthyen më” .( në tokat e tyre fxh) (
M.Gj. Miliqeviq ,; Serbija ,tokat dhe banorët.)
Kjo
ishte një lojë, një “luftë” e marrur vesh . Një poshtërsi e mirë e llogaritur.
Pushtuesi i mëparmë ia dorëzonte tokat pushtuesit të dytë ,dhe banorët vendas
,den bab den të vendit nga rrënjët ,duhej të zhbëhëshin. Kush humbi ? Kush
përfitoi ? Ku mbetëm ne ? Evropa nuk qante kokën për ne. Lojërat luheshin e ne
viktimoheshim.
Po
ku shkuan shqiptarët nga tokat e djegura? Në Turqi ,po ku tjetër.
Një
gjë më bën të habitem ,një ngacmim që gjithmonë që më grryen ;Pse Turqia kurr
nuk dual haptas dhe t`i thot botës ,e ta thotë të vërtetën historike se neve
shqiptarëve na gjeti këtu ku jemi,që nuk na solli nga askundi por përkundrazi
na shpërndau neve si qenje dhe na varfëroi nga tokat. Pse nuk ia mbyllë gojën
sllavit një herë e përgjithmonë?.
Pse
nuk i tregon botës që ai nuk na solli si musliman për ta “ndarë” krishterimin
në mes ( siq e thonë serbët) por na muslimanoi për t`i shkuar punët e tij më
mirë. Pse na nuk jemi në gjendje t`i themi Europës që na nuk jemi ata të
shekujve të kaluar?030412
Fahri Xharra 01.12.21