E marte, 15.10.2024, 08:15 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Pse Britania dikur quhej Albion?

E diele, 06.02.2022, 02:59 PM


Pse Britania dikur quhej Albion?

Shkruan Fahri Xharra

Shkrimtari romak Taciti thoshte: “Mbetet e paqartë,  se cilët ishin banorët e parë të Britanisë, nëse ishin vendas apo emigrantë, por duhet mbajtur në mend se kemi të bëjmë me barbarë.”
Kurse britanikëve nuk iu që  Britania quhej Albion dhe thonë Albioni është një emër alternativ për Britaninë e Madhe. Vërtetimi më i vjetër i toponimit vjen nga gjuha” greke” (?). Harta e Ishujve Britanikë të Ptolemeut të “ Codex Vatopedinus”, e emërtuar "???????" (Alouí?n, "Albion") . Pra, përderisa  Taciti i përmendë “barbarët” kjo kuptohet se pse quhej Albion

Por edhe emri i Skocisë në shumicën e gjuhëve kelte lidhet me Albionin: Alba në gelishten skoceze, Albain (gjinore Alban) në irlandisht, Nalbin në Manx si dhe Alban në uellsisht dhe kornisht. Këta emra më vonë u latinizuan si Albania dhe u shqiptuan si Albany, të cilët dikur ishin  “emër       alternativë “për Skotlandën. – shkruhet në punimet historike. Kjo fjla emer alternativ nuk qëndron,, nga se nga fillimi është njohur si Albany, vonë ka ardhur emri Skotlandë.

Duke gjykuar nga “ Ora Maritima”  e Avieniusit, për të cilën konsiderohet se ka shërbyer si burim, Massaliote Periplusit (fillimisht i shkruar në shekullin e 6 para Krishtit, i përkthyer nga Avienus në fund të shekullit të 4 pas Krishtit), nuk përdor emrin Britannia. ; në vend të kësaj flitet për N?sos Iern?n kai Albi?n?n "ishujt e Iernians dhe Albiones”  Po kështu, Pythea (rreth 320 p.e.s.), siç citohet drejtpërdrejt ose tërthorazi në fragmentet e mbetura të veprave të tij në shkrimtarët e mëvonshëm, flet për Albi?nin dhe Iern?n (Britania dhe Irlanda )
Eshtë interesant  “ Emri Albion u përdor nga Isidori i Charax-it (shekulli I para Krishtit – shekulli I pas Krishtit ) dhe më pas nga shumë shkrimtarë klasikë. Nga shekulli I pas Krishtit, emri i referohet pa mëdyshje Britanisë së Madhe. Por ky "emër enigmatik për Britaninë, i ringjallur shumë më vonë nga poetë romantikë si William Blake, nuk u pëlqye nga  shkrimtarë  grekë. A ta e gjetên dhee  zëvendësuan shpejt nga
????????? (Prettanía) dhe ????????? (Vrettanía 'Britania'), ????????? (Vrettanós 'Briton'). ), dhe ??????????? (Vrettanikós, që do të thotë mbiemri britanik).Nga këto fjalë romakët kanë nxjerrë përkatësisht format latine Britannia, Britannus dhe Britannicus.

Të vazhdojmë me të tjerët

Pseudo- Aristoteli  “ Në Gjithësi “ shkruan :” ?? ????? ?? ??? ????? ???????? ??????????? ????? ???, ??????????? ?????????, ?????? ??? ?????”;  (Aty janë dy ujëdhesa të mëdha që quhen Albion dhe Ierne

Në “ Gjeografinë” e tij të shek. të dytë, Ptolomeu e përdorë emrin ??????? (Aloui?n, "Albion") nëvend të ati romak Britannia

Në vitin 930 Mbreti anglez Æthelstan quhej “Rex et primicerius totius Albionis regni “("Mbret dhe kryetar i gjithë mbretërisë së Albionit ")Nipi i tij Edgar Paqësori në vitin 970  e stilizon veten me “Totius Albionis imperator Augustus "Augustus Emperor  i tërë Albionit  "

Sipas “ Historia Regum Britanniae” ("Historia e Mbretërve të Britanisë") të shekullit të 12-të nga Geoffrey of Monmouth: “Britit të mërguarin e  Trojës”, perëndesha Diana i tha:

“Brutus! atje shtrihet përtej kufijve galikë

Një ishull që e rrethon deti perëndimor,

Nga gjigantët e pushtuar dikur, të cilët tani pak kanë mbetur

që do të pengojnë hyrjen tënde dhe mbretërimin tënd.

Për të arritur në atë breg të lumtur përdori velat tua .

Aty fati të udhëzon për të ngritur një Trojë të dytë

Dhe krijo nhë perandori në vijën tënde mbretërore,

Të cilën koha nuk do ta shkatërrojë  dhe as kufijt e saj

(?Geoffrey of Monmouth, Historia e Mbretërve të Britanisë/

Pas shumë aventurash, Brutus dhe shokët e tij trojanë arratisen nga Galia dhe "lundrojnë me një erë të mirë drejt ishullit të premtuar"

"Ishulli në atë kohë quhej Albion dhe banohej prej  disa gjigantëve.

Pavarësisht nga kjo, situata e këndshme e vendeve, lumenjtë e shumtë të bollshëm me peshq dhe perspektiva tërheqëse e pyjeve të tij, e bënë Britin dhe shoqërinë e tij shumë të përkushtuar. për të rregulluar vendbanimin e tyre .”.

Pasi e ndanë ishullin mes tyre, Brutus e quajti ishullin me emrin e tij Britani, dhe shokët e tij britanikë; sepse me këtë emërtim ai dëshironte të përjetësonte kujtimin e emrit të tij"..Geoffrey vazhdon të tregojë se si mposhten gjigantët e fundit,

Dikur vonë në shekullin e 14-tema e Albanisë u studjua më shumë, duke vërtetuar që  Albina dhe motra e saj e themeluan Albaninë . “Historria e Albinës” (The "Albina story" ) mbijetoi në forma të ndryshme ashtu si dhe poema Anglo- Normane   "Des grantz geanz" nga vitet 1300–1334. Nga poema mësohet se Bruti arriti 260 vjet pas Albines  pra në vitin 1136 para Krishtit (BC)

Fahri Xharra,02.02.22



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora