Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Kur kriminelit Hajredin Pasha i ndërtojmë xhami në Dibër!?!?
E diele, 13.02.2022, 08:30 PM
Kur kriminelit Hajredin Pasha i ndërtojmë xhami në Dibër!?!?
Shkruan
Fahri Xharra
“Në Dibër të Madhe ( viti 2013 ) u bë përurimi solemn i
Xhamisë së Sahatit nga Ruzhdi Lata, myftiu i Dibrës, Ali Ahmeti, lider i
BDI-së, Lulzim Basha, kryebashkiaku i Tiranës.( shkruante shtypi ato ditë ) …
Edhe përkundrejt këtij fakti, in-stitucionet lokale, organizata dhe shoqatat,
thonë se bëhet fjalë për përkrah-je humanitare me vlera të larta. Sipas
Myftinisë së Dibrës, (një dibran) ka dhënë donacione të fuqishme në sanimin dhe
ndërtimin të shtatë xhamive të Dibrës, duke përfshirë këtu edhe xhaminë më të
re të “Sahat Kullës”, e cila karakterizo-het me 100 dritaret të oborrit të saj,
kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë se shtetit shqiptar. Evenimente të tilla të
bukura e të paharruara mund të ndodhin vetëm në Dibër të Madhe, në Dibrën e
Perëndisë, bujarisë, besës, mikpritjes, urtësisë, të pushkës e mençurisë. Kjo
xhami përbri rrugës që çon nga Dibra në drejtim të Strugës, është
karakteristike për nga ndërtimi, kulla e Sahatit dhe 100 dritaret në shenjë të
100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. “ Ironi shqiptare , ndërtohet Xhamia
e Hajredin Pashës , me 100 dritare për “hatër” të 100 vjetorit të Pavarësisë !
Pavarësia nga kush ?
Cili ishte Hajredin Pasha ? ( 2013 ) Shikoni “ patriotët
“ i ngrinin xhami një krimineli dhe e lidhin me 100 vjetorin e Pavarësisë “
Këtë manifestim e ndajmë në dy pjesë, në atë fetare si shtëpi fetare, dhe atë
historike ku dibranët e kanë historinë e vetë", tha myftiu i Dibrës,
Ruzhdi Lata.
Në këtë eveniment morën pjesë shumë dibranë besimtarë, në
mesin e të cilëve edhe Lulzim Basha, kryebashkiaku i Tiranës, Nijazi
Kosovrasti, kryetar i Këshillit të Tiranës, Reisi Sulejman efendi Rexhepi,
kryetar i BFI, Argëtm Fida, kryetar i Komunës së Dibrës.
“Petrit Imami, kryetar i KK të Dibrës, Ruzhdi Lata, myfti
i Dibrë, Ali Ahmeti, lider i BDI-së, Xhemal Gjunkshi, shef i Shtabit të
Përgjithshëm të ushtrisë së Shqipërisë, Gëzim Ostreni, gjeneral nga Dibra e
Madhe,
Faruk Borova, kryetar i Shoqatës “Bashkësia Dibrane” në
Tiranë, Yllka Çausholli kryetare e Komitetit për Rrugën e Arbërit, Hysen Xhara,
kryebashkiak i Njësisë bashkiake 4 në Tiranë, Florent Pustina, Drejtor i
Infrastrukturës Tiranë, Gazmend Dibra, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve
Tiranë, Flamur Gjylikbashi, Drejtor i përgjithshëm i Doganave Tiranë, Ilir
Krosi, kryetar i Bashkisë së Peshkopisë, Naim Gaziddede, kryetar i Qarkut dhe
Genc Sharku. Prefekt i Peshkopisë, përfaqësues të myftinive dhe institucioneve
të dy vendeve.
Çfarë ironie shqiptare ??
Ishte koha e Shefqet Krasniqit, e
Kryeimamit Tërnava, e Fuad Ramiqit, e Oliver Schmittit, dhe ne
nga Kosova nuk guxonim të flisnim
“Kur njerëzit e qelbur heshtin apo e mohojnë të vërteten reagon toka e shenjtë
dhe detyrohet te flet vetë për të nxjerrë në dritë të vërtetën.( nga Nagi Husa,
Përmbytjet në Tetovë nxjerrin në dritë varrezat Ilire në Shipkovicë !) ” Thënje
me kokë , thënje që duhet t` i vë në
lëvizje edhe më të përgjumurit , edhe më të mashtruarit edhe më të pa fuqishmit
. Kujdes nga mashtruesit!
Shqiptarëve që gënjehen prej erërave mikluese e
mashtruese që fryjnë në të katër horizontet, dëshirojmë tu themi: mësoni ta
lexoni historinë e të mos bini viktimë e rivaliteteve herë të hapura e herë të
fshehta të shteteve ballkanike e më gjerë që punojnë për interesat e veta e jo
për shqiptarët. Nuk ka pse të ngulmojmë në mendimin se Turqia është miku ynë
dhe armik i sllavëve. Në shikim të duket se shteti serb nuk ka interesa dhe
aleanca e ndonjë miqësi fort të madhe me Turqinë, por ne duhet të dimë si ta
lexojmë historinë
T`i kthehemi të vërtetës sonë historike në tokat tona në
Maqedoni : Kryengritja e Dervish Carës ishte njëra ndër kryengritjet me
shtrirje më të gjerë në Ballkan gjatë shekullit të XIX. Megjithatë, asaj shumë
pakë i është dhënë hapësirë në trajtesat historike. Në lidhje me figurën e
Dervish Carës dhe kryengritjen të cilën e udhëhoqi ai ekzistojnë burime të
ndryshme, kryesisht raporte konsullore. Përveç raporteve osmane që dërgoheshin
në kryeqendrën e Perandorisë Osmane në Stamboll, ngjarjet ndiqeshin edhe nga
qarqet tjera, si nga diplomatët britanikë e francezë, organet e shtetit serb,
murgjit e manastireve etj.
“Në bazë të një raporti nga një
tregtar serb i cili mes 12 e 24 prillit 1814, udhëtonte nga Manastiri për në
Aleksinac, kurse raportin e ka dhënë më vonë, autori Brestovci thotë se mes
Velesit dhe Shkupit u tubuan afër 8.000 kryengritës dhe se kryengritësit e
rrëzuan urën mbi Pçinjë dhe vazhduan të përqëndrohen rreth Shkupit e
Katllanovës, se ushtria osmane në muajin maj (pa precizuar ditën) i sulmoi
kryengritësit.”) Konsullatat nga Selaniku, dikur shumë kishin informata të
sakta nga terreni dhe ishin të informuar
mirë për çdo gjë që ngjau, por ndonjëherë edhe këto informata të tyre nuk ishin
të sakta. Në një raport të konsullit francez nga Selaniku, dërguar ministrisë
së tij, më 24 prill 1844 thuhet se “pararoja osmane sipas urdhërit të Omer
Pashës, renegat kroat, përparonte drejtë Velesit 16 orë larg Manastirit dhe 8
orë nga Shkupi. Ajo ishte përbërë nga 3.380 këmbësorë, 340 kalorës dhe 10 topa.
Kjo grykë e Vardarit është shumë e rëndësishme. Po përhapen zëra të kobshëm për
këtë sulm të parë dhe thonë se kjo ushtri ku qenë e rrethuar nga shqiptarët e
shumtë, ashtu që nuk mund ta kalojnë grykën pa pasur humbje të mëdha”. Nga një
raport i konsullit anglez, prej 3 majit 1844, marrim vesh se ura mbi lumin
Pçinjë u shkatërrua. Në raport thuhet: “Shqiptarët e shkatërruan urën mbi lumin
Pçinjë te Katllanova, ku gjenden 1.000 kryengritës. Është e pakuptuar se
osmanët, që kishin ushtri 7.000 vetash në afërsi të Katllanovës, vetëm 12 deri
më 15 mila largësi, lejuan që kjo urë të shkatrrohet pa luajtur vendin.” Pesë
ditë pas këtij raporti, pra më 8 maj 1844, konsulli francez kumtoi se
shqiptarët dëgjuan për ardhjen e pararojës në Veles, u tubuan në mumër të madh
mes Velesit e Shkupit, e dogjën urën mbi Vardar dhe gjithkund proklamuan se
erdhi koha që shqiptarët të mblidhen ta mbrojnë pavarësinë dhe të drejtat e
veta kundër armikut të përbashkët.” Autori Brestovci, duke cituar një dokument
të zbuluar thotë: “Sipas burimeve arkivore serbe, beteja kryesore mes
kryengritësve shqiptarë dhe ushtrisë osmane ngjau para vendit Katllanovë pak më
larg nga Shkupi dhe pikërisht në gjysmën e dytë të majit 1844. Duke e lajmëruar
princin Aleksandar Karagjorgjeviq, në bazë të një raporti, të pranuar mes 11 e
21 maj Ilia Garashanini shkruan se fuqitë osmane, në krye me Hajredin Pashën
dhe me feudalët shqiptarë Dali bej e Shahin bej korrën fitore mbi kryengritësit
që u detyruan të ikin. Pas përleshjes së armatosur te Katllanova kryengritësit
u tërhoqën kah veriu. Kurse fuqitë osmane u kthyen”. Është e sigurtë se pas
këtij ngadhënjimi ushtritë ormane nuk kthyen, por e vazhduan përparimin drejtë
Shkupit, e më tutje.( nga libri i Nga Dr. Aleksandar Matkovskit “
E vërtetë ! Po edhe sot sa flitet për Dervish Carën , Dibrën kryengritëse ,
Dibrën historikisht të rebeluar. Ne,
shqiptarë den baba den iu shkojmë pas thenjëve të mohuesve “ ». Në
Historinë e Popullit Maqedonas në tre vëllime në vitin 1969 për kryengritjen
është shënuar vetëm ky resht: «Myslimanët e Malit të Zi të Shkupit dhe nga
Tetova, u çuan në kryengritje nën udhëheqjen e një dervishi…»
Cila është Dibra , Radika dhe kush ishte Hajredin Pasha ?
“Të prekësh Radikën, është si të prekësh dritën e syrit të Dibrës dhe të
dibranëve. Radika është ushqimi i saj ujor, por edhe ushqimi i saj shpirtëror e
patriotik. Radika është sinonim i Dibës dhe i historisë së saj. Gryka e Radikës
është monument natyror i gjallë i luftërave shekullore të dibranëve kundër
hordhive pushtuese osmane, bullgare, serbe, austriake, gjermane e italiane. Në
këtë Grykë është shkruar heroizmi i pashembullt dibranë kundër të gjithë këtyre
pushtuesve. Këtë Grykë, këtë shtegkalim pushtuesish, dibranët e kishin kthyer
në një varrë të madh të hapur për këdo që do të guxonte të shkelte trojet
shqiptare. Këtyre luftërave dhe këtij heroizmi që lidhen me ekzistencën dibrane
e shqiptare dhe me Radikën, u janë kushtuar aq shumë këngë e trimëri, disa prej
të cilave janë dhe himne për Dibrën dhe dibranët, siç është ajo e
luftës kundër gjeneralit famëkeq Hajredin Pasha. A jemi krenar me të
kaluarën tonë ? Jo,Aspak . A e duam vetveten ? Jo ,aspak ? Shqiptarëve të
Maqedonisë ( jo vetëm atyre ) që gënjehen prej erërave mikluese e mashtruese që
fryjnë në të katër horizontet,duhet t`iu thuhet e vërteta . Ne nuk e mbrojmë
historinë tonë , e dhunojmë atë “Kjo xhami përbri rrugës që çon nga Dibra në
drejtim të Strugës, ….. i humbi varret e ushtarëve të Hajredin Pashës
që e shkretoi Dibrën070815
Koha kalon , myku nuk do dielli se drita ia vret sytë .
myku e do lagështinë , errësirën , mungesën e oksigjenit dhe të nxehtit . Kjo
xhami përbri rrugës që çon nga Dibra në drejtim të Strugës, është
karakteristike për nga ndërtimi….
Fahri Xharra,07.08.15 Gjakovë