Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Koptët e Egjyptit dhe shqiptarët sot
E diele, 20.02.2022, 05:05 PM
Koptët e Egjyptit dhe shqiptarët sot
(Në
shekullin e pesëmbëdhjetë, arabët historian al-MAQRIZI (vd. 1441) thekson në
veprën e tij të famshme El-Khitat ve-el-Athar (Për historinë dhe gjeografinë)
se gratë dhe fëmijët në Egjiptin e Epërm nuk dinin pothuajse asnjë gjuhë tjetër
për komunikim, përveç koptikes sahidike (Vol. 2, f. 507). Përsëri në të njëjtën
vepër (vëll. 2, f. 518), duke diskutuar për rajonin e Durunkah në provincën e
Asyut, ai përmend se banorë nga fshatrat e krishtera të Egjiptit të Epërm ishin
të gjithë të njohur me doktrinat e besimit të tyre, si dhe me gjuhën kopte.)
Shkruan
Fahri Xharra
Në
gjuhën e tyre Kopte , e cila është shkalla e fundit e gjuhës Egjyptiane ,
Koptët i thonë vetes : rem en k?me , rem en kh?mi ose (edhe ) rem en kh?mi e që
do të thotë “populli i Egjyptit” ose “ Egjyptasit “. Para se të shkojmë më
tutje të shtojmë që arabët nuk janë vendor por të ardhur si musliman pas shek
të 6-të.
Pse
çdo gjë e gjetur në literature duhet të shpjegohet nëpërmjet greqishtes ? Një
pyetje jo qëllim keqe por që e do shpjegimin. Pra shumica e të krishterëve në
Egjipt në “mënyrë indirekte “ ka rrjedhur nga greqishtja “????????? Aigýptios “ pra
“ Egjyptian . Por pse greqisht kur Koptet e kishin gjuhën e tyre?
Mbi
95% e të Krishterëve Egjyptian ( jo të Egjyptit) i takojnë Kishës Kopte
Ortodokse të Aleksandrisë, pra një Kishë Ortodokse Lindore . Kisha e Egjyptit (
Kopte ) ngërthen në vete gati 8 milion ndjekës ( aty në Egjypt ) si dhe nga 2
tjerë jashtë ( Egjyptit )..
A
ka dhe çka ka pellazgjike tek Koptët ? A ka gjurmë të lashtësisë së Thotit? Në
kërkim të kësaj lidhjeje të lashtë duhet të kalojmë nëpërmjet “ Faraonizmit “ ,
i cili mbrohet nga intelektualet Koptë dhe që ka rrjedhur shumë herët nga
periudha e Para- Krishterë dhe e cila nuk i detyrohet asgjë Greqisë. . Pra
Koptët qe nuk janë pak ( së paku 20 % e popullsisë )i kërkojnë lidhjet e tyre
kulturore në rrënjët e tyre të lashta të historisë së Egjyptit . Është për tu
theksuar se edhe disa intelektual egjyptas së bashku me të krishterë koptë i
kërkojnë rrënjët në “faraonizëm “., dhe kjo i shërben Egjyptit si urë harmonie
në mes të dy feve.
Të
iu rikujtoj Giuseppe Catapanon dhe veprën e vet “Thoti – Tati fliste shqip”. Po
kush ishte Thot – i ?
Kodi
i Grazierit i shkruar në gjuhen Kopte , në Stadin e 5-të dhe të fundit të
gjuhës kopte (.Dated to the fourth–fifth century C.E., the Codex Grazier is
written in the Coptic language—the fifth and final stage of ancient Egyptian
language—and contains part of the Book of Acts (Acts 1:1–15:3)..
Shikoni
se me popujt e vjetër , me ne e edhe me Koptët ka shumë spekulime. Gjuha e
sotme Kopte thuhet se është faza e pestë e gjuhës së vjetër egjyptase . Leo
Depuydt në shkrimin e tij “Coptic—Egypt’s Christian Language” mundohet të
spjegon zhvillimin e kësaj gjuhëje deri më sot.
Gjuha
Kopte “ është zhvilluar rreth vitt 300 pasKr. në Egjypt” duke u shkruar me
shkronja “greke” si edhe do shenja Demotic . ????? Përndryshe Gjuha Kopte (
Koptishtja ) ka qenë lingua franca deri sa Egjypti ishte vetëm i krishterë.
Kalojmë
në anën më reale të Koptishtës shikur nga syri i F. S., studjuese , e cila në
Sipmpoziumin e katërt “ 10 mijë vjet nga Zanafilla e Shqiptarëve ( Tiranë.
2016) “ e lexoi studimin e saj “Ati Ynë , në gjuhen kopte , përkthyer nga gjuha
shqipe “
Në punimin e saj , studjuesja F. S.e ka përdorur metodën e përkthimit ndër- gjuhësor dhe përkthimin fonetik si dhe rekonstruimin e plotë të gjuhës së lashtë shqipe. Edhe filologu Italian Giuseppe Catapano pas shumë studimesh shpjegon ne librin e tije” Thoti fliste Shqip” lidhjen direkte midis gjuhës egjiptiane dhe shqipës se vjetër.:
“Gjuha
Kopte fetare na del nëpërmjet gjuhës se vjetër arkaike shqipe , një gjuhë e
shkruar me shkronja të reja greke plus fjalë të reja të përbëra greke, flasim
pra periudha kohore të reja (shek.III-IV pas Krishtit).Shihet qartë se si gjuha
greke ka kontaminuar shumë dialekte te vjetra si edhe nevoja e tyre për te
imponuar historikisht veten e saje gjate kohëve. Dihet qe Koptishtja është faza
e fundit e gjuhës egjiptiane, vërejmë se si rrënja e shqipes është përdorur për
ti dhënë jetë dialekteve te reja, si ne rastin konkret: vet fjala” kopt” nga
arabishtja “kuptaion”- identifikohet lehte me foljen shqipe”kaptu”- me kalu (me
kalu, me kapercy).Aegiptus nga gjuha e vjeter micenea- a3-ku-pi-ti-jo(a-
ku-pi-ti-jo) mund ta lexojmë fare thjeshtë shqipen-> ” a ku prij ti je” qe
do te thotë “nga ku ti vjen; prejardhje”; edhe rrënja tre bashketingellore
akadike ’MSR’- musuru-mes-ure- ne mes te ure.
Në
shembujt e më poshtëm ( pjesët nga Ati Ynë), ne gjejmë rrënjët e gjuhës shqipe
si gjuhë e lashtë:
Fraza
Koptike-“Je penyoat et khen ni fee owi”
Perkthim
ne shqip: JE PE NI AT E KEN NI FE- je prej nji ati e ke nji fe
Faza
koptike- “Maref toovo en je pekran”
Perkthim
ne shqip: MARE TU BO en JE PERKAN- mbare tu be e je i përkrahur
Faza
koptike-“Mares ee en je tek met ooro”
Perkthim ne shqip :MARE I en JE TEK MET URO-Mbare I e je me te uru Faza koptike-“en ten koa evol” Perkthim ne shqip :en TAN KON E FOL- e te gjithe kane per te folur Faza koptike-“en nee e te oo on entan eroa oo” Perkthim ne shqip : en NI E TI UN en TAN EROU- e nji e ti, un e te gjithe e urun
Faza
koptike:”owoh em perenten ekhoon e pi rasmos”
Perkthim
ne shqip : ouh em PERENTEN E KUN E PIRASMOS- premten e kane e pirasmos ( fjale
greke e re)- verifikim, vërtetim pra Zoti te ve ne ( studim i FS.),
Pra,
pse çdo gjë e gjetur në literature duhet të shpjegohet nëpërmjet greqishtes ?
Një pyetje jo qëllim keqe por që e do shpjegimin . Studimet e e pellazgjishtes
në frymën e (më shumë , se ) 10 mijë vjet të Zanafillës së Shqiptarëve , na e zbardhin
të vërtetën shqiptare gjatë mijëvjeçarëve; e vërtetë e cila është mohuar ,
fshehur asgjësuar .