Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Mrizi i djajve në tokat tona, një dreq i madh në mesin tonë
E shtune, 12.02.2022, 07:31 PM
Mrizi i djajve në tokat tona, një dreq i madh në mesin tonë
Shkruan:
Fahri XHARRA
Kam
rënë në dy mendje dhe kurrsesi të largohem nga mendimi se në mesin tonë ka hyrë
një dreq. Por nuk e po e di se a është po ai dreqi i kohës së Fishtës apo i
biri apo nipi i tij. Por. sidoqoftë ai po e bën punën e tij prej djalli: dhe na
ka futur të keqën në mesin tonë .
Më
të interesuara janë institucionet t ‘ashtuquajtura kombëtare të shohin vetën në
ndonjë “flash”televiziv , ose ndonjë like në fcb se sa të merren me çështjet
madhore të kombit. “Një here vjen vera kah dera! “ thotë një falë popullore.
Por këtë verë nuk po e shohim si të tillë , e unë po e shoh në shkrimet turke,
greke e sidomos serbe që po mundohen të krijojnë “stuhinë dhe tajfune” në
mendjen dhe trurin dhe nuk po lejojnë që të piqen frytet e mbara të asaj vere
të pritur me qindra vjet .Sepse ata i kapur frika nga kjo verë e jona.. Një
dreq i madh ka hyr në mesin tonë !
Prá,
mallkue njaj bir Shqyptari, që ketë tokë të Perendís, Trashigim, q` na la i
Pari, Trashigim s’i a lên ai fmís- kishte për të thënë Fishta .
“Duke
u nisur nga parimet e “ Nacertanjes” së Garashninit , në verën e vitit 1849 u
aprovua “ kushtetuta e propagandës politike “ e cila duhet të jetësohet në
tokat “ sllavo-turke ‘ sipas së cilës Bosna , Hercegovina, Mali i Zi, Serbija
jugore ( Kosova fxh). sanxhaku i Novi Pazarit , Shqipëria Veriore , Bulgaria
jug-perëndimore, Da;macia dhe deri tek kufiri kroato-slloven të bëhet një
tërësi “(Zef Mirdita : Albanci u svjetlosti vanjske politike Serbije )
Në
njërën anë “Serbët po pyesin : pse po i pengojmë Europës ? (Zašto im smetamo?
//web-tribune.com/iza-kulisa/istina-koja-se-planski-krije-od-srba-ne-napadaju-nas-zato-sto-smo-na-raskrsnici-puteva-vec-zbog-neceg-drugog
)
Dhe
japi përgjigjeje “sepse serbët janë i vetmi komb në Europë që nuk ngërthehet me
interesat e tyre . janë të vetmit si racë e bardhë që iu kanë kthyer pushkën
amerikanëve “
“
Iu pengojmë sepse na jemi i vetmi popull që gjenetikisht e duam drejtësinë ,
dhe jemi të vetmit që jemi viktima të drejtësisë “ – thonë serbët.
Ata
vajtojnë dhe i “shkulin” flokët se po iu falsifikohet historia? Sipas tyre më
shumë iu ka sjellë dëme falsikimi i historisë së tyre nga gjermanët se sa të gjitha luftërat qe i kanë pasur !!!!!
Imagjinoni “ që bota të sundon m lehtë me ta , në më mënyrë të planifikuar iu
është “ shkatërruar” historia . Gjatë luftës së parë dhe të dytë botërore , nga
Serbia janë marrë mbi 40 vagonë hekurudhor të materialit arkivor” .( Fahri
Xharra , e-verteta-serbe-dhe-vuajtjet-e-tyre)
Në
anën tjtër : “- Albanci nikada nisu postojali kao jedinstveni narod, vec ih je
narodom inacijom ucinio austrougarski dvor, ujedinio razlicita plemena, sacinio
jedan jezik i sve to potpomogao novcem kako bi, pre svega, smanjili srpski
uticaj i težnju ka oslobadanju svih srpskih zemalja od kojih se dobar deo tada
nalazio pod vlašcu Austrougara.( TAJNI BECKI SPISI UKAZUJU: Austrougarska
stvorila Albance kao naciju da oslabi Srbiju i Rusiju! )
Sa
keq që shumica nuk po e kupton se çka shkruan në mbi këtë fjali. Jo për
filozofinë e shkrimit por mosnjohjen e gjuhës . Punë e madhe ! Nuk është e
thënë të gjithë ta dinë gjuhën më armike të kombit tonë , por të gjithë ta dinë se çka po na përgatisin ata , të
kësaj gjuheje..
Ne
grindemi ndër veti , të keqen e kemi në mesin tonë.
E
djaj ‘t punojnë në dëmin tonë . Marre!
Mrizi
i djajve, tokat shqiptare :” Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë popull i njësuar ,
por këta i bëri oborri mbretëror Austro-hungarez., ku i bashkoi disa fise të
përçara ndër veti, iu bëri një dhe me para të madhe e ndihmonte çështjen e
zvogëlimit të ndikimit serb dhe e të rriste kërkesën për çlirimin e “tokave
serbe “ ( thonjëzat fxh) që atëherë ishin ndër Austrohungarinë.” (“Uticaj
Austrougarske imperije na stvaranje albanske nacije (1896-1908)” .
Sa
është kjo e vërtetë ? Shumë bile . Po sot ? po derdhen para të majme që të rritet
ndikimi serbo-turk në mohimin e vetvetes shqiptare.
.Historianja
bullgare , Teodora Toleva (1968-2011) , na paska lënë një dokument shokues për
ne , tezën e doktoraturës së saj “ Ndikimi i Austrohungarisë në formimin e
kombit shqiptar (1896-1908)” ., të bazuara në shënimet shumë e shumë sekrete të
Arkivës Mbretërore në Vjenë .
Ku
është qëllimi i këtij libri? Që të pendohet bota për të mirat që ia ka bërë
popullit shqiptar, e kuptuam ? Jo , se dreqin e kemi brenda .
Bile
e shkruar edhe më ashpër , “ Austria e krijoi KOMBIN shqiptar në vitin 1912 “ –
nga shqiptarët e mrizit të djajve vetëm heshtje !!
“
Koeficienit i l shkrim-leximit nuk i kalon 2 %.. Shqiptarët nuk kanë njohuri
dhe krenari kombëtare. nuk tregojnë as solidaritet dhe nuk punojnë në ngritjen
e ndjenjës kombëtare. Sipas kësaj, në fillin e shek.XX nuk egziston tekombi
shqiptar “ shkruan -Dr. Toleva.
Po
na çka bëjmë ? kërkojmë të na njeh bota . Ish i madhi i Kosovës pati thënë “
Nuk kemi nevojë të lobojmë, mjafton që na ka njohtë Amerika” nuk ia kuptoja
qëllimin aso kohe.
Sot
qytete të tëra e ndërrojmë etninë, shahemi se kush më shumë ka qenë UDB-ash,
gjejmë qime në ve tek së cilit që mundohet të thotë një fjalë të mirë për
kombin.“ Koeficienti i shkrim-leximit nuk i kalonte 2 %.. Shqiptarët nuk kanë
njohuri dhe krenari kombëtare. nuk tregojnë as solidaritet dhe nuk punojnë në
ngritjen e ndjenjës kombëtare. Sipas kësaj, në fillin e shek.XX nuk ekzistonte
kombi shqiptar “ ) Dr. Toleva – E vërtetë për analfabetizmin tonë të asaj kohe
!
Po
sot, kemi analfabetizëm politik të cilin
e shohim në çdo mbrëmje në të gjitha televizionet shqiptare. I lavdërojmë ata
që i ka dënuar historia , si ata të para 70-8o viteve por edhe këta të sotmit.
Sa
kemi njohuri se çka flitet për ne ? Angazhohemi me të madhe për personat që
kanë punuar shumë – me rezultatin XERO.
Bujku
e punon arën por ia siguron drithin familjes për një vit E pse jo, pse mos të
jemi mrizi i zanave , ashtu si e thoshte Gjergj Fishta ?
Fahri Xharra,11.02.22
Gjakovë