Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Nëno moj, jemi në rrezik nga shpërbërja e Kosovës!
E hene, 21.02.2022, 07:23 PM
Nëno moj, jemi në rrezik nga shpërbërja e Kosovës!
Shkruan
Fahri Xharra
Mirosllav
Kërlezha, një Akademik i nderuar kroat shkruante se një kohë : “ …shtypi i
Beogradit, kabinetet e Beogradit dhe zotërinj ministrat e punëve të jashtme i
konsideronin shqiptarët raje të paemër, që banonin në vend të paemër, pa
histori, pa letërsi dhe gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato
atributet, pra, që njeriun dhe fisin e bëjnë fis njerëzor”….. këta Gegë dhe
këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologjikë, kjo bandë e
përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe thërret
ndër vetë në anarki skëterrës”. . … Pra, Mirosllav Kërlezha na dilte në
mbrojtje,duke i përgënjeshtruaar serbët për propagandën e tyre
kundër-shqiptare.
Ku
e venin theksin serbët? Në çka, mu në ate që Europa ishte dhe ështëe ndjeshme
?dhe në çka e venin theksin serbët, për të na ber më të papranueshëm për
Europën?
Pra,
kur botës së civilizuar i flet për një popull që nuk ka gjuhë letrare, nuk ka
letërsi, se janë një bandë e përçare në pesëdhjetë dialekte, atëherë
automatikisht krijohet bindja se kanë të bëj..” dikënd të paemër, që banon në
vend të paemër, pa histori, …”
Me
veprimet tona, sa po i kontribuojmë kësaj?
A
mendojmë se Europa na” njeh “aq mirë, sa që çka të flasim, e ato për nevoja
personale apo pushtetmbajtëse, te ata nuk ndikon? Apo nuk ndikon, në atë masë
që ata t`i kthehen bindjes së tyre të para 100 vjete për ne? Europa, nuk po na
thotë troç. Ajo, po na mashtron sepse nuk po na thotë troç.
Por i kemi politikanët që nuk njohin as histori e
as diplomaci, një shembull nga Lis Bukuroca: “Në korrik të vitit 2020 unë jam
dakorduar me partnerët tanë ndërkombëtarë se unë hyj në procesin e dialogut
vetëm për njohje reciproke...”, Rabushi,
Abdullah Hoti
Vetëm
karabushët flasin ashtu. Politikani i vërtetë sjell dakordimin me shkrim dhe
nuk thirret në biseda dhe premtime të bëra nëpër korridore apo kafeneve... Nëse
nuk ka pasur pajtim me shkrim, atëherë vetëm tregon se ishte Dr. Dudum Duduku “
Presidenti
serb vazhdon të këmbëngul se në Kosovë nuk ka pasur gjenocid, as katastrofë
humanitare.Pse ky flet kështu? Sepse, sepse ne nuk i ndjekim juridikisht, plus
kërkojmë ndërrim kufijsh,dhe e duam asocioacionin e komunave serbe ne Kosovë;
“Republika
e Kosovës, është projekt i civilizimit perëndimor dhe nuk është kundër
pansllavizmit që e deshi këtë pjesë të Ballkanit pa shqiptarë!.” shkruan Xhevat
Xh. Latifi dhe shton se kurrë nuk ia kemi thënë Serbisë : Përpjekja për të
zhbërë popuj të tërë, duke bërë elaborate gjenocidi, janë njollë e zezë në
qytetin e Beogradit, që nuk pranë të mbahet metropol i kulturës, ndërkaq që në
kombet për rreth, ata dërguan më shumë thika se sa libra. Edhe i vetmi nobelist
serb Ivo Andriç, që aq bukur i kishte shkruar Urës, simbolit q? lidhë popujt
dhe kulturat, gjerdan të zi rreth qafe ka elaboratet për shpërngulje dhe
asimilimin, mbase një ditë mburrja dhe krenaria serbe do zgjohet nga letargjia
duke kërkuar vetë revidimin e Nobelit
për një shkrimtar që nga germat e letërsisë shkroi dhe sajoi helme që
helmatisin kombe e qytetërime.
Politikanë
serb të rryer në diplomaci, akoma jo, të pranojnë realitetin me kërkim falje.!
Serbët
krekosen me naivitetin e politikajve të Kosovës . Isa Mustafa thotë: pa fije
turpi
”
– Vendimi për themelimin e këtij Asociacioni është marrë në vitin 2013, kur
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë për
Normalizimin e Marrëdhënieve me Serbinë me dy të tretat e votave të deputetëve.
Marrëveshja e 25 gushtit të këtij viti, vë kornizat e operacionalizimit të asaj
që me Ligj kemi përcaktuar dy vite më parë.”
Pablo
Escobar thotë : “Ne e përkrahim formimin e Asociacionit për shumë arsye. E para
është arritur marrëveshje. Gjykata Kushtetuese i ka shpallur disa pika si
jokushtetuese, por s’ka thënë se Asociacioni në vete është jokushtetues..” Në shërbim të kujt ishte dhe është Gjykata
Kushtetuese e Kosovës? a nuk iu preu mendja të vendosi si duhet ?
Ajo,
vetëm po na çon vetëm mesazhe të tërthorta, të cilat edhe pse po i kuptojmë, po
bëhemi se nuk po i marrim vesh. E habitshme?