Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Shqipëri turpi i zotit raft mbi ty, po a shitet historia e kombit?
E enjte, 14.04.2022, 09:13 PM
Shqipëri turpi i zotit raft mbi ty, po a shitet historia e kombit?
Shkruan Fahri Xharra
Më falë Shqipëri që të
rëndova ndoshta edhe të lëndova ! Më fal ! Por
i pezmatuar nga ato që po lexoj për ne e mbi ne, ta mbushin zemrën plot vaj. Si lejohet që çdo
kush të shkordhet mbi ne, e ne të
heshtim? Si lejohet, e gjithë ajo
energji e mohuesve të shkarkohet mbi ne?
Dhe Shqipëria heshtë, nuk bëzanë!
Që nga koha e Ismail
Qemalit, neve nuk patëm njerëz të denjë
të politikës që ti dalin zot atdheut. Na erdhi Esat Pasha me dum`babën, e pastaj deri te mbreti Zog, sa qeveri i ndërruan, pastaj mbreti, pastaj fashizmi, pastaj Enveri që me çdo kusht donte të futej në sqetullat e Jugosllavisë, e
harroi lashtësinë e kombit sepse donte
të hyj në histori me marksizëm - leninizmin
e tij, donte ta rrënojë “ imperializmin”
dhe “revizionizmin “ në botë . Pastaj Ramiz Alija, Sali Berisha,
Fatos Nano dhe tani Edi
Rama, asnjë nga këta, asnjë për komb. Le
ta shikojnë historinë e tyre udhëheqëse te gjallët dhe kurse për ata që na i
kanë marrë të ligat, le të hapin sytë trashëgimtarët dhe të na tregojnë një
sukses kombëtar. Asnjë !
se ç'e shempnë derbederët,
mercenarët dhe bejlerët,
se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
se ç'e shtrythnë
fajdexhinjtë,
se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
nënë thundrën e përdhunës
anës Vjosës, anës
Bunës, ( Fan.S Noli )
Prapë, historia nuk shitet
or të pa fytyrë !
“Butrinti, ashtu si shumë
qendra të tjera të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, u shpall Monument
Kulture, që në vitin 1948 me një Akt të Parë rregullues për Monumentet e
Kulturës. Në vitin 1981, zona e pyllëzuar përreth Butrintit u shpall gjithashtu
Monument Kulture sipas ligjeve ekzistuese, për mbrojtjen e zonave arkeologjike
me rëndësi mjedisore. Në rrafshin ndërkombëtar, rëndësia e qytetit antik u njoh
dhe u konfirmua si e tillë në vitin 1992, kur ai u përfshi në Listën e pasurive
Botërore të UNESCO-s. Kjo u bë nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore, duke iu
referuar Konventës së vitit 1972, "Për mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore
Kulturore dhe Natyrore". Parku Kombëtar i Butrintit u krijua nga Ministria
e Kulturës, duke përfshirë një sipërfaqe toke shtetërore prej 29 km/katrorë.
Kufijtë e këtij Parku, shtrihen në daljen e fshatrave përreth tij, si Ksamili,
Vrina, Shëndëllia dhe Xarra.”
“Qendra më e njohur
arkeologjike në Shqipëri, qyteti antik i Butrintit, pritet të menaxhohet për
dhjetë vitet e ardhshme nga një agjenci e re. Në ligjin e miratuar së fundmi,
ajo njihet si “Fondacion”, por për të nuk ka shumë hollësi, me përjashtim të
faktit, që do të jetë një partneritet mes Ministrisë së Kulturës dhe një
partneri strategjik. Ndryshimi është pjesë e “Planit të Menaxhimit të Integruar
për Parkun Kombëtar të Butrintit”, një dokument prej 300 faqesh, miratuar nga
qeveria shqiptare dhe hartuar nga kompania angleze “Prince and Pearce”,
kontraktuar dhe mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan për
Zhvillim (AADF). Kjo do të ishte hera e parë që në menaxhimin e qytetit antik
të Butrintit do të përfshihej drejtpërdrejt edhe një subjekt jo-publik.’ ( VOA)
“Në fakt pas kërkimeve të
faxweb.al, përpos mënyrës së si është përzgjedhur kjo kompani e cila në asnjë
moment nuk është përmendur nga autoritetet, janë kapacitetet e saj për të
menaxhuar dhe investuar në një park me përmasat dhe rëndësinë e Parkut Kombëtar
të Butrintit. Sipas të dhënave të opencorporates.com, Prince and Pearce’ zotërohet
nga David Robert Prince dhe Simon Francis James Pearce, shtetas anglezë, ndërsa
të dhënat e tyre financiare janë updatuar së fundmi në gusht të vitit 2016. Dhe
këtu nis pjesa më interesante e historisë: Po sipas opencorporates.com kompania
angleze e cila ka ndërruar emër 2 herë, në fund të gushtit 2016 ka pasur në
llogari bankare vetëm £1,692. Gjithashtu pas disa denoncimeve të mbërritura në
redaksinë e Faxweb.al dhe pas verifikimeve kjo kompani në vitin 2016 ka xhiruar
rreth 20 mijë paund ndërsa rezulton se ka të punësuar vetëm 2 punonjës në
kompaninë e cila ka marrë përsipër të menaxhojë parkun arkeologjik më të madh
në Ballkan.” (https://www.faxweb.al/koncesioni-i-butrintit-nje-tjeter-afere-skandaloze
)
Ore a është qeveria
shqiptare në vete ? Ligji i ri i aprovuar në parlamentin e Shqipërisë është
shumë i rrezikshëm :” Nëse kjo do të ndodhë, atëherë ne do të mund të kemi
shumë mirë një fondacion grek që mund të marrë Gjirokastrën, Tepelenën, apo
Krujën. Nuk mund t’u jepen të huajve. Nuk kemi një model tjetër në Europë. Ose
do të pranojmë që Butrinti ka falimentuar, dhe i jepet një pale të huaj.”
“Dhënia me koncesion e
Parkut Kombetar te Butrintit është akti i fundit i shitjes së identitetit dhe
vlerave tona Kombetare nga kjo Qeveri. Çdo veprim per ta paraqitur si konsulte
publike eshte mashtrim pasi ky vendim tashme eshte marre dhe ne funksion te tij
eshte zhvilluar edhe nje takim i fshehte ne Korfuz, faktuar kjo nga dalja nga
Porti i Sarandes ne dt.25.08.2019 i nje automjeti “Toyota” me targe AA..7.F, me
te cilin udhetonin 4 shtetas te huaj qe jane pjese e tryezes per “shitjen” e
Butrintit”. (https://sarandaweb.net/denoncimi-shitja-e-butrintit-u-gatua-ne-korfuz-kush-ishin-pjesa-e-tryezes/
)
Publikun e gjërë e lodhin me
Ramën , Salën dhe Bashën , kurse në fshehtësi gatuhet shitja e historisë nga
hasankaleshët e rijn.
Edhe akademikët ,
arkeologlogët, historianët e Shqipërisë janë për tu fajsuar, kurr nuk iu doli
një fjalë e ëmbël për lashtësinë tonë pellasgjike.
E ne, na qoftë për marre e për turp , kënaqemi me një ideologji antikombëtare, i lejomë krymbat e huaj t`i lëshojnë larvat e
tyre që vështirë çrrënjosen.
Fahri Xharra, 14.04.22
Gjakovë