E hene, 14.10.2024, 04:06 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Monografia 'Shkolla Shqipe në Gjenevë' e autorit Agim Paçarizi

E hene, 04.04.2022, 06:45 PM


Monografia "Shkolla Shqipe në Gjenevë"  e autorit Agim Paçarizi

Shkruan Fahri Xharra

Nuk jam duke shkruar për një liber, por për një veprimtari të madhe të atdhedashurisë, të gjuhës sonë, të shkollimit të fëmijve tanë në Gjenevë të cilat janë ngërthyer në librin që jeni duke e lexuar “ Shkolla  shqipe në Gjenevë “ nga Agim Paçarizi.

“Me saktësinë e një kronikani të vërtetë dhe me pedantërinë e një shkencëtari, Agim Pacarizi para lexuesve, posaçërisht atyre nga diaspora, sjell të dhëna të shumta, për një periudhë kohore mjaft të gjatë dhe për ndodhi shumë të rëndësihme të cilat e karakterizojnë dëshirën për të mësuar e edukuar por edhe këmbëngulësinë që gjuha, historia dhe trashëgimia kombëtare të kujtohen, të ruhen e kultivohen por në të njejten kohë të krijohen edhe histori të reja të cilat këtë trashëgimi e begatojnë edhe më shumë. Në gjithë kapitujt e librit, të mbarështruar sipas standardeve bashkëkohore, duke filluar prej fillimeve të angazhimeve të para për organizimin e mësimit shqip dhe në vazhdim, autori regjistron të gjitha  punët e bëra, vështirësitë me të cilat janë ballafaquar arsimtarët por në të njejten kohë duke theksuar edhe ndihmën e bashkatdhetarëve të cilët jetojnë dhe veprojnë tanimë si qytetarë të Gjenevës.” (

Brezi i parë i familjeve shqiptare që emigruan në Zvicër kryesisht  ishin familje fshatare të ardhura nga fshatra të thella malore të Kosovës, Lugina e Preshevës dhe viset e tjera shqiptare nga Mali i Zi e Maqedonia e Veriut. Ishin këto familje që në një formë ishin braktisur nga çdo përkujdesje shtetërore, të persekutuara e të përndjekura në mënyrë sistematike, shumica edhe pa mundësi të shkollimit në gjuhën amtare

Sot në Zvicër brezi i ri i shqiptarëve, që ka lindur dhe po rritet, gjendet në një udhëkryq ku rrymat e kulturave të ndryshme, qëndrimet e sjelljet zakonore me ato bashkëkohore, interesat për të ardhmen etj., takohen për ditë e më shumë dhe janë në një ndërveprim të vazhdueshëm. Mjedisi familjar, ku fëmija rritet, dhe mjedisi shkollor zviceran, ku arsimohet, përfaqësojnë dy botëtë ndryshme që kanë veçoritë e tyre sociale e psikologjike, duke ushtruar secilite ky brez ndikimin e tij. Në këto raste, roli i Shkollës Shqipe bëhet i domosdoshëm, sepse rreziku i asimilimit është vazhdimisht i pranishëm. Duke marrë parasysh gjithë këta faktorë, është e domosdoshme marrja e masave për frenim të kësaj dukurie, duke institucionalizuar rrjetin eshkollave të mësimit plotësues mbi bazën e një kurrikule të përshtatur kushteve të reja që janë krijuar në shekullin e XXI e duke i dhënë rëndësinë që duhet ruajtjes së gjuhës amtare, sepse, bazuar në shumë studime të fundit,

shkencërisht është vërtetuar se ata që e zotërojnë mirë gjuhën e parë e kanë më

të lehtë përvetësimin e gjuhëve të tjera.

Me sjellje indiferente ndaj gjuhës amtare, nënvlerësim, injorim, mosinteresim për kultivimin e saj, mosndjekje të mësimit plotësues në gjuhën shqipe tregohet se këta njerëz nuk janë të

vetëdijshëm se varfërimi, moskultivimi, moskomunikimi, mospërsosja dhe zëvendësimi i gjuhës së nënës me një tjetër gjuhë shpie drejt mohimit të vetvetes e tjetërsimit. Po ashtu, duhet pasur parasysh se mësimi dhe përvetësimi i gjuhëve të tjera është kusht i domosdoshëm i integrimit në kulturën apo kulturat e mjedisit, duke ruajtur e kultivuar njëkohësisht edhekulturën kombëtare.

Dihet për emigrimin dhe praninë eshqiptarëve në Zvicër. Vlen të përmenden Dora D’istria, Andon Zako Çajupi,i cili ka studiuar drejtësinë në Gjenevë në vitin 1887 e ku ka punuar si avokat. Në Zvicër kanë jetuar edhe Faik Konica, Ismail Qemali, Fan Noli,Mustafa Kruja, Sami Frashëri, Luigj Gurakuqi, Aleksandër Moisiu e shumë tëtjerë. Gjithashtu, në Zvicër, nga viti 1903 deri më 1936, janë botuar 5 gazeta të përkohshme. Në Gjenevë «Shqipëria-Albanie», «Liria Kombëtare- Laliberte Nationale» dhe «Zëri i Shqipërisë-La voix d’Albanie» dhe në Lozanë «Albanie». Pra ?

Jemi në Zvicër  në kantonin e Gjenevës ku i është dhënë rëndësi mësimit të gjuhës dhe kulturës së prejardhjes. Mbajtja e lidhjes me vendin e prejardhjes përmes ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës amtare dhe të kulturës e ndihmon procesin e integrimit në shoqërinë pritëse. Projekti i kantonit të Gjenevës për gjuhët e prejardhjes (ELCO) përkrahet dhe mbështetet sidomos nga Zyra për Integrim në Gjenevë.

Me suprimimin e Kushtetutës së Kosovës në vitin 1989, autoritetet serbe intensifikuan fushatën për ta likuiduar plotësisht arsimin shqip, duke uzurpuar lokalet shkollore dhe ndërprerë plotësisht financimin. Në rrethanat e këtij represioni e diskriminimi fizik, kulturor e arsimor, i cili më vonë do shndërrohet në gjenocid të vërtetë, shqiptarët e Kosovës organizuan sistemin arsimor në shtëpitë e tyre, me programe të rregullta mësimore, që mundësoi vazhdimin e mësimit, edhe pse në kushte të një terrori të madh. Në këto

rrethana edhe diaspora shqiptare, duke pasur në shpirt dashurinë për gjuhën e nënës dhe atdheun, e mbi të gjitha dëshirën për t’i mbajtur fëmijët të lidhur ngushtë me atdheun, u organizua për hapjen e shkollave shqipe.

Shkolla shqipe për mësim plotësues jashtë atdheut organizohet meqëllim të formimit, zhvillimit dhe të ruajtjes së identitetit kombëtar të fëmijëvetë punëtorëve shqiptarë, të cilët përkohësisht punojnë dhe veprojnë jashtë atdheut.

Mësimi plotësues parasheh mësimin – arsimin nga të gjitha lëndët mësimore, që fëmijët shqiptarë në shkollat jashtë atdheut nuk i kanë: ngaletërsia e gjuha shqipe (duke filluar nga alfabeti), nga historia kombëtare dhe kultura kombëtare.

Kështu, fëmijët – nxënësit shqiptarë, që jetojnë apo përkohësisht banojnë jashtë atdheut, plotësojnë ato njohuri dhe begati të moshave që ata i përvetësojnë në atdhe dhe njëkohësisht barazohen me ta dhe kështu nesër,kur të kthehen, do të jenë në gjendje në mënyrë të barabartë e pa humbur asgjëdhe pa kurrfarë plotësimi eventual të ndonjë lënde mësimore, të vazhdojnë dhe të integrohen në shkollimin e rregullt në atdhe bashkë me moshatarët e tyre dhe njëherësh mësimi plotësues do t’ju ndihmojë edhe më tepër që fëmijë shqiptarë më me sukses të kyçen dhe të integrohen në mësim dhe në shkollën

e vendit ku jetojnë dhe veprojnë.

Fëmijtë tanë duhen të integrohen ne rrethin ku jetojnë , të përfitojnë nga kultura e vendasve  por duke mos harruar asgjë nga e kaluar e jonë.

Kjo të bëhet me qëllim, që varësisht nga rrethanat okupuese dhe joracionale që janë në Kosovë, të jemi të organizuar, të institucionalizuar në mënyrë që shkolla e shkollimi dhe dokumentacioni shkollor të ketë nivelin dhe forcën ligjore dhe ekuivalente me atë të shkollave shqipe në atdhe, ashtu që fëmijët tanë të mos jenë të hendikepuar në krahasim me moshatarët e tyre në atdhe.

“Të mos harrojmë: një libër, një laps, një fëmijë dhe një mësues mund ta ndryshojnë

botën”.

Autori i këtij libri, Agim Paçarizi, i lindur dhe i edukuar në një familje me tradita atdhetare, që i ri e kuptoj rëndësinë e shkollimit dhe ruajtjen e identitetit, identitet të cilin çdo ditë mundohej ta nëpërkëmbte deri në zhdukje regjimi serb i Millosheviqit.

Agimi u tregua një mësues shembullor në edukimin e gjeneratave të reja, duke kultivuar tek nxënësit e tij, fillimisht në Kosovë (rrethinë të Malishevës), ku punoi disa vite si profesor, por edhe në mërgatë (si i përndjekur politik në Zvicër), duke u shndërruar në një pishtar arsimi në ruajtjen e kulturës dhe identitetit tonë kudo ku ai punoi e veproi.

“N'ty mendoj kur agon drita,

Kur bylbyli mallshem kndon,

N'ty mendoj kur soset dita,

Terri boten kur e mblon.

Vec se ty te shoh un n'anderr,

Vec se ty, cuet, t'kam n'mendim;

Nder t'vështira ti m'je qanderr,

Per ty i lehtë m'vjen cdo ndeshkim.” ( Atdheu, Gjergj Fishta )

Pra nuk shkrova për një libër por për nje veprimtari të jashtëzakonshme të një pune 30 vjeçare të Agim  Paçarizit të ngërthye në librin e tij “Monografia "Shkolla Shqipe në Gjenevë".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora