Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Ku janë parlamentarët e Kosovës, pse heshtin?
E merkure, 25.05.2022, 09:17 PM
KU JANË PARLAMENTARËT E KOSOVËS, PSE HESHTIN?
Shkruan
Fahri Xharra
Kur i shoh këto postime më duket vetja që nuk jam tokën e të parëve të mi, por në ndonjë oazë arabe ku ende jetojnë me traditat e tyre qindra vjeçare (jo më shumë se 15 qind vitëshe). Fatbardhësisht kam jetuar dhe punuar mbi 6 vjet në vendet arabe, kam qenë edhe në Turqi , por kësi lloj predikimesh si të hoxhëve të Kosovës nuk më ra kurrë as të dëgjoj edhe as të shkruara.
Ne
shqiptarët durojmë shumë, jemi të mbeshtjellur me rrjetin e marimangës jo për
t' u mbrojtur nga armiku, por të ballafaqohemi me njerëzit e pa moralshëm të
cilët punojnë natë e ditë kundër nesh në gjuhën tonë, dhe rrjeta e Tarantullës
nuk na lejon as të flasim e as të
reagojmë.
Kur
Hoxha thotë që pushimet verore nuk janë të moralshme, kjo të indinjon në atë
masë sa që shqiptari - që i thotë vetit shqiptar nga pamund?sia të bëjë
diçka, vetëm ia shton dëshirën që të humbë nga këto toka.
Por kur Hoxha i Gjilanit thotë : Gjaku i jo besimtarëve, për muslimanët është pija më e mirë; kjo të luan mendêsh.
Pyetje hoxhë dhe BIK- ut fhe Tërnaves: Kush janë jo besimtarët ?
E
di shumë mirë se çka ai mendon: janë shqiptarët ortodoks dhe ata katolik .
Ore
ata janë para nesh shqiptarëve musliman këndej e andej pari.
Një
gjë e sigurt është , ata e ndjekin rrugën e Vasa Çubiloviçit ( 1937 ). Hoxhët
tanë e kanë qëllim Europën, e kanë qëllim që ne të humbim pavarësinë e Kosovës, sepse këte e duan ?ëte
e do Serbia.
E
dini ju të mjerë ( po, po e dinë dhe për këte e benjê ) që ju po veproni të na
kethejnë përsëri në prehrin e Serbisë ?
Politika
20 vjèçare e Kosovës më duket që punonte në të njëjtë gjatësi valore. Binduni
se as viza, as pranim në Europë, as në KE nuk do të ketë pa iu mbyllur gojën
këtyre dashakëqinjve të ardhmërisë së
Kosovës.
Edhe
diçka, Serbia i mbledhë të gjitha predikimet e tyre dhe i raporton Europës :
"Ja
shihni se kë keni çliruar! "
Na
paçi në qafë gjithë jetën!