Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Gold AG, që 10 vjet mbetet pjellë e keqe
E diele, 21.08.2022, 07:55 PM
Gold AG, që 10 vjet mbetet pjellë e keqe
Shkruan
Fahri Xharra
Gold
AG është pjellë që kundermon, që te vjen
me vjellë kur e degjon emrin e tij.
Çfarë
njerëz jemi të cilët mbi 10 vjet ia dëgjojmë antishqiptarizmin e tij?
Kush
je ti Gold AG që e sulmon dhe ofendon ministreshën e arsimit, Arbërije
Nagavcin? Urdhër i Serbisë me siguri.
Kush
je ti që duhet dëgjuar p..dhët tua në njollosjen e kombit? Kush je ti që jep
fatwa kundër Kushtetutës së Kosovës?
Ti
je një hiq ne duart e qoftëlargëve, ti je një pjellë e gabuar në mesi tonë!
Të
gjitha shënimet e shërbimeve të ndryshme të inteligjencës, të cilat kanë
studjuar rritjen e lëvizjes vehabiste në Bosnje janë në një emërues të
përbashkët: ndikimin e shërbimit të fshehtë serb në këtë proçes. Por, në
Kosovë, rritja e lëvizjes vahabiste albanofobedhe ka një zanafillë që në ditët
e para të pas luftës, përmes rekrutimeve të mëhershme. Shërbimi i fshehtë serb
në Kosovë, përmes disa nga liderët e njohur, si Zdravko Tolimir, Dragan
Stojmenoviç, Simon Tomanov, që ishte njëkohsisht edhe zevendësi i shefit të
KOS-it, shërbimit të fshehtë ushtarak, Aleksandër Vasiljeviç, ndërtuan në
Kosovë një rrjet bashkëpunëtorësh në mjedisin islam, shqiptar ose jo shqiptar,
të cilët, të lidhur edhe me strukturat ushtarake të kohës, u bënë më pas edhe
pjesë të politikës në Kosovë. Por edhe vendi ku, një pjesë e politikës së
Kosovës, gjeti strehën e saj.
Një
projekt serb për goditjen e tolerancës ndërfetare në Shqipëri e Kosovë?
Në
shtypin e Kosovës citohen politikanët e
ditës, deputetët e parlamentit të Kosovës si njerëzit e mediave pamore dhe të
shkruara që janë të lidhur me këto qarqe të shërbimit të fshehtë serb në
Kosovë; ata janë bartës i protestave, i vendosjes së shamisë, përçmimit të
besimeve të tjera fetare dhe intolerancës. Ata na dhunojnë.
Gold
Ag . Kush është kjo pjellë e infektuar ? Kush na e solli në mesin tonë ?
Është
pjellë e teorive agresive të hapura që i janë bërë viteve të fundit identitetit
shqiptar. Është pjellë e keqe e disa akademikëve tanë , e institucioneve
universitare e politikës dhe e mediave tona. . Është pjellë e konspiracionit
anti shqiptar e posaçërish atij antiKosovë , i atyre që ju kerkojne shqiptareve
me ngulm te heqin dorë nga identiteti kombëtar, në kembim te një identiteti
tjetër, te copëtuar e gjysmak.
Ta
dijmë mirë që Gold Ag është pjellë e ” ......Kurse ditën që ushtritë serbe do
ta sulmonin Kosovën,(1913) Gjenerali famëkeq Jankoviq do të drejtonte një
proklamatë shqiptarëve me titullin simbolik “T’on fiseve n’ Shqipni - or
vllazni”, në të cilët thuhej se “Vijmë në emër të Allahut që t’i jepet fund
zullumit të turkut që për 500 vjet bashkërisht ka rëndu dy popujt... për ta
çliruar vendin tonë të përbashkët dhe se shqiptarët do të munden me e rujtë
fenë dhe zakonet si i kanë pasun...”
Gold
Ag është pjellë e atyre:” që kërkojnë ndërtimin e shtetit fundamentalist
islamik, siç qe shteti i talebanëve në Afganistan, ku femrat janë të mbuluara
me ferexhe dhe ku burrat rrinë me mjekra dhe fustane, ku xhamia është vetë
shteti dhe ku Ligji Kuranik, Sheriati është Kushtetutë, Kod Penal dhe Kod Civil
dhe baza e krejt legjislacionit në përgjithësi.”
Gold
AG është pjellë e frikës: "Po doli në shesh historia e shqiptarëve,
Perandorinë Osmane e mer lumi” 7thoshte
Hakk? Pa?a, (Ambasador Otoman në Itali(1862–1918)) . E do të delë , deshtën apo s ´deshën
hakipashat e sotëm të të gjitha anëvë dhe shërbëtorëve të tyre në .
Albanofobët
janë në ne aksion kundër shtetit laik të Kosoves dhe
Kushtetutës së saj. Janë në aksion të
pergatitjes së antishqiptarizmit në Kosovë
Fajtorë
për radikalizimin fetar të shoqërisë sonë nuk janë serbët, fajtorë janë
shërbëtorët e tyre shqiptar albanofob.
Fahri Xharra.21.08.22 Gjakovë