Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Burrat e Kosovës të viteve të 70-ta ishin më burra se këta të viteve 2010 e deri më tani
E marte, 09.08.2022, 07:03 PM
Burrat e Kosovës të viteve të 70-ta ishin më burra se këta të viteve 2010 e deri më tani
Shkruar
nga Fahri Xharra
Hijet
e urryera të së kaluarës kanë filluar të zgjohen! Hijet e urryera të së
kaluarës kanë filluar të ngrenë kokë! Hijet e urryera të së kaluarës kanë
filluar të flasin! Hijet e urryera të së kaluarës kanë filluar të bërtasin!
Hijet e urryera të së kaluarës kanë filluar të kërcënojnë!
Jo
sot, por që nga paslufta.
Shumë
dëshpëruese , ne ende nuk e arritëm nivelin e atdhedashurisë që e kishim ndër
vitet 1968-1981.
Atdhe
dashuria nuk na ka munguar kurrë, porse në vitet që i përmenda më lartë guxonim
ta shprehnim haptas . Pa ndrojtje !
Unë
e shoh një ndryshim të madh në të menduarit shoqëror në mes të asaj kohe
dhe këtij 20 vjelshi të fundit. Një ndryshim shumë i madh : ” Për
të rikthyer qytetërimin e lashtë, ne duhet t’i bëjmë dy gjëra: së pari, të
pendohemi për devijimin e turpshëm historik dhe së dyti, të shkarkohemi nga
trashëgimia djallëzore e pushtuesve!- me thotë Erton Gashi . A ka të
drejtë? Plotë të drejt .
Ajo
kohë ishte e Ali Hadrit dhe të tjerëve e të njëjtit mëndim. Po sot ?
Këto
ditë dhe që 20 vjet e lexojmë të njëjtën : “ Sulmi ndaj figurave
kombëtare të shqiptarëve, nga ana e prijësve fetar tanimë është bërë i
zakonshëm. Një prej tyre vjen edhe nga hoxha Abdyl Fuga nga Maqedonia i cili
kundërshton vendosjen e shtatoreve të Skënderbeut, Nënës Terezë dhe Pjetër
Bogdanit, në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup.
Ai
thoshte se ata janë armiq islamit, e
populli shqiptarë i Shkupit, është 100% janë mysliman. Pjetër Bogdanin, hoxha
në fjalë, e cilëson si njeriun më të pisët, sipas të cilit ai e paska sharë
pejgamberin Muhamed. “I ka thënë një
epsharak, një çoban dhe njeri që i ka dashur gratë”, thotë Hoxha në fjalimin e
tij para xhematit duke cituar Bogdanin. Ai gjithashtu shprehet edhe kundër
vendosjes së shtatoreve të Skënderbeut dhe Nënës Terezë. Heroin kombëtarë të
shqiptarëve, ai e quante kriminel i cili ka prerë mysliman. Ndërsa për Nënën
Terezë thotë se ajo duhet vlerësuar, pasi kurrë nuk ka pasur fëmijë, por një
grua e cila ka punuar kundër islamit.” Bota meti gojë hapur !
Në
kohën kur Ali Hadri botonte serbisht edhe serbët e flisnin të vërtetën
shqiptare , shqiptarët e moshuar shkrehnin në lot që iu erdhi dita të flasin
atë që e duan.
Ju
lutem të keni vëmendje në këtë pjesëz “atyre ditëve më ra në dorë një
shkrim shkencor me titull “Ardhja e turqve në Ballkan dhe përhapja e Islamit,
shkaqe themelore të vazhdimësisë etnike të shqiptarëve”, i autorit Hasan
Kaleshi. …. Kisha dëgjuar më herët për Kaleshin, njeri i serbëve.
Ishte
koha e Ali Hadrit.
Hasan
Kaleshi shkruante ,por jo për lexuesin shqiptar të Kosovës
dhe sot vajtojmë për të :” Kaleshi shkrimin e tij e fillon me një
kritikë të thuktë për historiografinë shqiptare të cilën e akuzon si jo serioze
që ka futur shprehje të panjohura për terminologjinë shkencore, siç janë
‘turqit e tërbuar”, “hordhitë turke”, “aziatikët turq”, “barbarët”. Më tutje ai
vë në pah se si albanologjia shqiptare i promovon veprat ‘atdhetare’ të disa
aktivistëve të dyshimtë të Periudhës së Rilindjes Kombëtare e në anën tjetër me
qëllim i heshtë shumë personalitete të dobishme të kombit shqiptar që krijuan
në gjuhën shqipe me alfabet arab ose në gjuhët orientale “
Ç
‘kohë ! kjo e sotme ?
Nga
e gjithë kjo shihet qartë se lobi serbo-rus në Kosovë është tejet i fuqishëm.
Si duket ky lob do të bëhet kob për Kosovën, sepse thellë kanë depërtuar me
pykat e tyre për të prapështuar çdo nismë të mirë që bëhet për Prishtinën dhe
për Kosovën. Me keqardhje !
Vitet
e 70-ta ishin vitet kur Kosova filloi të merrte frymë lirisht, unë mendoja se
pas Pavarësimit të Kosovës do të shëmbëllejmë nga liria, do të ngritëmi në
shkallën më të lartë të atdhe-dashurisë. Por jo.
E
sollëm Oliver J. Schmittin që të na mbushë mendje që Skënderbeu ishte serb, se
kishte luftuar për hakmarrje familjare se nuk kishte luftuar për Arbërinë.
Fjalët
e tij i morën hoxhallarët dhe klasa më e ultë intelektuale . Por kjo e Oliver
C. Schmittit ishte një përgatitje politike për popullin tonë naiv dhe
akademikët naiv të pasluftës dhe të mallkuarin ( O.C.S.) e shpallën edhe
anëtarë nderi të Akademisë së Kosovës, ishte një përgatitje për të tjerat që do
të vinin.
Dr.
Ali Hadri shkruante libra serbisht për Skënderbeun shqiptar, këta të pas 2008
–s e serbizuan atë.
Filloi
edhe më e keqja, më e rëndë se diferencimet kadrovike të vitit 1981 në
Universitetin tonë duke marr poste ata që kishin “ doktoruar” në
ilegalitet. U kërkua ndërrimi i
historisë, të cilin serbët kurrë nuk e kishin kërkuar .
Bota
tmerrohej nga ne !
Ju
kujtohet e quajtura “ Serbia e ngushtë” ? Ja shikoni hartën e Serbisë në dy
vizatime;
Kush
guxonte atëherë të fliste për ndërrimin e kufijve të Kosovës, për zvogëlimin e
saj ? As serbët e as shqiptarët .
Sot
po. Marre!
Fahri Xharra, 27.01. 22
Gjakovë