Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Serbët janë çmendur, edhe plisi dhe tirqit 'qenkan' të tyre!
E merkure, 24.08.2022, 06:51 PM
Serbët janë çmendur, edhe plisi dhe tirqit “qenkan“ të tyre!
Shkruan
Fahri Xharra
E
kam një pyetje për lexuesit dhe historianët tonë të “vyeshëm”, të cilët pa fije
keqardhje për kombin tonë në zhdukje vetëm heshtin : A e keni lexuar ndonjë
herë që serbët i përmendin shqiptarët ortodoks si pjesë të shqiptarisë? A ju ka
shkuar mendja se pse? Ata neve na shohin vetëm si turq-musliman dhe si romano
–katolik . Qëllimet e tyre janë shumë largëpamëse dhe shumë qëllim këqija.
Të
flasim : flitet që islamizmi na shpëtoi nga “sllavizimi “ por sa nga ne u
turqizuan. Turqizimi është me qindra herë më i madh se sllavizimi i
shqiptarëve. Por, edhe kjo për kohën e sotme nuk ka rëndesi.
Sikur
neve muslimanëve, shqiptarëve musliman
të na kishin izoluar dhe përçmuar sikur ne që i kemi izoluar shqiptarët
ortodoks, athua ku do të ishim dhe si dhe çfarë gjuhe do të flitshim?
Izolimi
i shqiptarëve ortodoks ka ndodhur me të madhe në kohën e osmanlive. Kisha serbe
e udhëhequr nga popat rus ishin më të mençur se ne, dhe i përvetësuan shqiptarët ortodoks.
Te
ne në Kosovë ka filluar një “ringjallje dhe pse jemi shumë pak veta që
shkruajmë , njerzit fatbardhësisht kanë filluar të kthjellen dhe të gjithë të
pajtuarit me ne po i kërkojnë rrënjet tona.
E
shoh një mjerim nag ata të Shqipërisë që nuk e hapin gojën dhe së paku një
shkrim ta bëjnë në përkrahje të veshjeve tona kombëtare të cilat po vidhe dhe
përvetësohen nga serbët.
“BECAUSE
OF THE WHITE HATS ON THE HEADS OF THE SERBS, ALBANIANS ARE ADOPTING THE CHURCH
IN THE LOWER Gushterica.” (Dragomir Stanisavljevic )
“Pra,
shqiptarët, për shkak që po i shohin plisat e bardhë të serbëve po mundohen t`i
përvetësojnë kishat serbe, si ështët rasti nga fotoja e vitit 1908 në Donja
Gushterica të Lipjanit, para liturgjisë së në Kishën e Shën Princ Lazarit.”
shkruan Dragomiri dhe vazhdon :” Fotoja ishte arsyeja që Feri Arifi dhe Qazim
Namni e kanë bër pyetje çka lypin serbët këtu ? (This picture was the occasion
of Feri Arifiju and Kazim Namanija to in the article "What Serbia is
looking for in Kosovo" ("Çka po ask Serbia në Kosovë") their
church of Holy Prince Lazar and the Serbs himself from that place which makes
up 95% of the locals, claiming that they are Serbianized Albanians. )
Me
çfarë të drejte në takimin shqiptaro-serb në Vjenë, iu fal serbëve trashigimia
kishtare e Kosovës? Ne i dimë emrat e nënshkruesve, por është mirë që ata vet
të deklarohen dhe të kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese që
të shpallen të pa vlerëshme. Kjo duhe të kryhet sa më parë. Po shkoi historia ,
shkoi edhe vendi !
Akademik
Hakif Bajrami shkruan : “Në themelet e kësaj “shkolle të mashtrimeve” ndër të
parët janë serbë, sepse i zbatonin dinakëritë vieneze dhe ruse me përpikëri,
sidomos gjatë shekulit XIX-të. Lidhur me këtë, gjatë gjysmës së dytë të
shekullit XIX kur u krijuan kombet në Ballkan, populli serbë do të themelojë
shkollën në të cilën do të mësohet se rrena për ta plasuar në opnion “është
malli më profitabil, që mund të prodhohet dhe të cilin tregu, për shkak të
injorancës do ta konsumojë pa asnjë dilemë”.
Këtë
shkollë, që u kultivua në Katedrën e Historisë, do ta drejtojë Panta Sreçkoviq.
Mësimet
e tij mund të përmblidhën në qëndrimin e tij autorial: “Historia duhet të
mbështetet në këngët me lahutë. Sidomos këngët që i kanë tubuar Dositej
Obradoviq dhe Vuk Karaxhiq. Jo vetëm në këngë popullore, por shkrimeve të
historisë duhet dhuruar ngjyrën e lavdisë për kombin serbian, se i ka hie të
jetë një Piemont i Ballkanit, ku ai pastaj duhet ta ketë fjalën kryesore.
E
për ta pasë fjalën kryesore, kombi serbian, tani për tani nuk ka HAPSIRË
JETËSORE të atillë që do të imponojë histori, të cilën Europa pa dilemë do ta
respektojë. E ajo hapësirë jetësore nuk do të ndërtohet duke u orientuar kah
Perëndimi (Bosnja), sepse do të reagojë Wjena, por ekskluzivisht rreshtimi
serbian duhet të drejtohet kah viset e Aranautllëkut (Sanxhaku i Nishit), pra
kah Vilajeti i Kosovës. E kur ushtria serbiane të shtrihet këmbëryq në Fushën e
Kosovës, duhet t` i ndajmë detyrat.
Një
detyrë ushtria serbe do ta marrë për marrshim kah Durrësi, për të dalur në
Detin Adriatik.”
Detyrën
shkollore që e predikonte Illarion Ruvarac, serbianët duhej ta realizonin duke
u mbështetë në shkollën Austro Hungareze, sepse të njejtën gjë e aspiron
Bullgaria, e cila prapa e ka Rusinë, e cila është e madhe, sepse ka TEPËR
hapësirë jetësore. E sa i takon Greqisë, Serbia nuk ka pengesa për ta
nënshkruar një KONKORDAT me Kishën Helene, sepse është pjesë e saj. Madje,
rrënjët e Kishës sonë janë në Hilandar, mësonte Ruvarac. Kjo duhet të ndodhë aq
më parë kur Aranautët sot po bredhin prej një Beslidhje në tjetrën, dhe në
kontinuitet po çkallmohen nga arma e Stambollit. Dhe është e natyrshme që armës
shqiptare ne serbianët duhet t` i ndihmojmë; se në fund ata armë do të mbesin
në duartë e atyre që për Evropën nuk është kurrfar mëkati për t` i denuar,
sepse shumica apslute e Arnautëve janë të rreligjionit islam. E sot ta ndash
fatin e kombit, nga fati i rreligjionit është sikurse ta ndukish thonin nga
mishi që e furnizon me gjallëri”.
Një
foto e vitit 1902 nga Zveçani me shqiptar ortodoks, kurse në origjinal shkruhet
“ serbët në veshjen e tyre kombëtare “
O
njereëz të Zotit , të kësaj shqiptarije që po humbet për ditë e më shumë,
shkruani, hapni arkivat dhe flisni !
Fahri Xharra,30.12.21
Gjakovë