Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Serbët e shqetësuar pyesin ...
E marte, 22.11.2022, 08:41 PM
Serbët e shqetësuar pyesin : “ A mos serbët do i humbin kishat e “tyre” në Kosovë, për shkak të plisit “
Shkruan
Fahri Xharra
Vet autori në fund të shkrimit shkruan që fotot i ka nxjerrë nga fcb. Kush
i ka postuar ato . Sigurisht që ne ,
unë, ti, ai. Pra nga ata që e duan të vërtetën historike shqiptare. Jo nga
Akademitë, të fjeturit, frikacakët, jo pra !.
Serbët kanë menduar që kemi “vdekur” dhe që nuk guxojmë të flasim , që nuk e
dime çka na është fshehur, që ata janë shteti sllav I fundit në Ilirik, në
fillim të shekullit 19- të. Por jo ne jemi gjallë, frymojmë dhe do iu çesim në
lëndinë të gjitha gënjeshtat e tyre,të gjitha falsifikimet.
Zyrtarisht, në vitin 1840 me ndihmën e Rusisë dhe pajtimin e Perandorisë
Otomane, është shpallur shteti dhe “kombi” serb.
Ja se çka shkruajnë:” Në Kosovë e Metohi po
nxehet lufta e shqiptarëve për përvetësimin e të gjithë trashëgimisë kulturore
dhe historike të serbëve të kësaj ane dhe fshirjen e çdo gjurmë të ekzistencës
së tyre në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë, me promovimin agresiv. të
kuazi-teorisë se në këtë zonë nuk kishte serb deri në “kolonizimin e Kosovës”
në periudhat 1912- 1914 dhe 1918-1941. vjet.
Në përvetësimin e kishave ortodokse serbe dhe
trashëgimisë tjetër etno-kulturore, ndër të tjera, përdoren imazhe historike të
serbëve me kostume të bardha me fund zile dhe kapele të bardha . Mirëpo,
shqiptarët nuk janë aq fajtorë, sepse luftojnë për hapësirën e nevojshme të
jetesës dhe në të njëjtën kohë përdorin burime historike relevante shkencore
kryesisht, e mbi të gjitha libra kapitale, vepra shkencore dhe botime të
autorëve dhe studiuesve serbë. Fatkeqësisht, elita intelektuale serbe për një
kohë të gjatë shkruan libra, punime shkencore dhe botime të bazuara në supozime
të pasakta (ose të diktuara) shkencore dhe duke i shkaktuar dëme të mëdha
korpusit kombëtar serb.”
Pastaj vazhdon “Çfarë mund të jetë më e rëndësishme se ajo
që themi për veten, origjinën dhe historinë tonë? Asgjë. Gjendja e shoqërisë së
sotme serbe dhe e shtetit të sotëm serb flet se sa dobi ka pasur nga punimet e
shumta të shkencëtarëve serbë dhe elitës intelektuale serbe në përgjithësi. Më
shumë për të gjitha këto në një rast tjetër. Këtu do të shikojmë kostumin e
vjetër serb të serbëve, abuzimin e tij, qëndrimin e serbëve të sotëm ndaj tij
dhe shfaqjen e një modeli të ri kulturor hibrid të shoqërisë serbe. Një kapuç leshi prej pelushi i bardhë, i zi
ose i kuq (?elepuš, ?ulaf, plis ose ke?e) është kapuç kombëtar serb.
Sipas traditës, serbët e zëvendësuan me šajka? në mes të dy luftërave botërore.
Në kohët e lashta, veshja e sotme tradicionale shqiptare ishte kostum kombëtar
serb. Çfarë mund të jetë më e rëndësishme se ajo që themi për veten, origjinën
dhe historinë tonë? Asgjë.”
Si lindi “plisi Serb” ? ja se si e spjegojnë serb serbët:
“ Për shkak të përhapjes së tij te sllavët ballkanikë, konsiderohet se e ka
origjinën tek sllavët protoballkanikë - pellazgë, por kjo ka nevojë të
hulumtohet më hollësisht. Përfaqësimet e këtyre llojeve të kapakëve mund të
gjenden edhe në statujat e lashta greke, vazot apo përshkrimet e filozofëve,
artistëve, shpikësve antikë...”
Po si e humbën “traditën e veshjes “ serbët ?
Sipas tyre :” Serbët prej kohësh kanë filluar të ndryshojnë modelin kulturor të
identitetit të tyre kombëtar dhe me këtë po humbin hapësirën e tyre etnike
mijëravjeçare dhe trashëgiminë e pasur historike. Veçanërisht katastrofike për
identitetin (dhe integritetin) kombëtar serb ishin "reformat" e
shumta në të gjitha fushat e jetës shoqërore në një të tretën e sapoçliruar të
trupit të përgjithshëm etnik serb në Ballkan.”
Ç fare mashtrimi ! Po, kur erdhån serbët në Ilirik ?
Dihet. në fund të shek. 18-të. A doni fakte , ua dokumentoj.
Në fund, shkruan
ai “të gjithë ata serbë që nuk mund të pranojnë se plisi i bardhë (keçe) është
pjesë e kostumit të vjetër serb, së paku duhet të pyesin veten se pse plisi
(keçe) është shenjë dalluese e fitoreve serbe në luftërat ballkanike dhe ashtu
si që, si i vetmi artikull i veshjes mbi figurën e zhveshur atletike
mashkullore, i gjetur në kokën e monumentit të Fitimtarit, simboli mitik i qytetit të Beogradit, i ndërtuar në vitin
1928. Ne e dimë se çfarë simbolizon fajkoi dhe shpata në duart e Fitimtarit.
Plisi si kapuë duhet të simbolizojë përkatësinë kombëtare të fitimtarëve, kapuç
nën të cilin ata u gjakosën dhe vdiqën trimërisht në aksionet komite-çetnike të
serbëve në Serbinë jugore dhe në luftërat ballkanike të mëvonshme. Prandaj mund
të konstatohet se si zgjidhje ikonografike për personifikimin e triumfit të
kombit fitimtar janë marrë motivet simbolike të kapelës kombëtare dhe fizikut
atletik (herkulian) të Fituesit”
Tani është e jona, shqiptare si të
mbrojmë plisin nga serbët. Kur do e paraqesim në UNESCO
Fahri Xharra,
21.11.22
Gjakovë