E hene, 09.09.2024, 12:26 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Manastiri i Car Dushanit dhe e vërteta ndryshe e lashtësisë së këtij vendi

E hene, 20.05.2024, 07:59 PM


Manastiri i Car Dushanit ne luginën e Lumbardhit në Prizren dhe e vërteta ndryshe e lashtësisë së këtij vendi

Shkruan Fahri Xharra

Ky shkrim është një dokumentar në veti  i cili e tregon lashtësinë e tokave tona. Sa është e vjetër historia që ka rëndur mbi ne ? Të themi të vërtetën që historia na ka tradhëtuar por fatbardhësisht që gjeografia ka mbetur besnike: në rastin konkret në copa të mëdha guri të cilat thërrasin që t`iu japin gjuhën që të flasin shqip.

Manastiri i përmendur flitet  që ishte  një dhuratë e Car Dushanit ( 1331-1356  ). Gjëndet në kanjonin e Lumbardhi në jug-lindje të Prizrenit “ Thuhet se është ndërtuar nga viti 1343- 13520 dhe se qenka ndërtuar mbi themelet e një kisheje të vjetër” . Athua këtu ishte ndonjë kishë e vjetër apo ishte dicka shumë e shumë më e vjetër se “ kisha e vjetër” duhet analizuar se si është e shtrirë, stili i ndërtimit , materiali i ndërtimit dhe motivet në fragmentet e  e tempujve të këtij manastiri.

Busolla dhe drejtimi i tempujve të manastirit : shigjeta e bardhë tregon se altari është i drejtur nga jug-perëndimi. Shigjeta e e kuqe dhe e kaltër tregojnë drejtimin e tempujve kah juglindja.

Eshtë e pa spjegueshme pse altarët nuk janë kah lindja, kur dihet mirë nga arqitekttura e krishterimit ortodoks.

Në themlet e tempullit janë gurët te gthendur pjerrtas,, kurse mbi te janë gurët e fasades të gdhendur si duhet, pra gurë të mëdhenj, Nga cila kohë janë gdhendjet ?

Bazamenti prej gurëve të gëdhendur, këtu e kemi një rast të rrallë të përpunimit të gurëve në ndertimin e tempujve të krishter .

Nga janë këta gurë ?

Temeli i tempullit ( në foto )  është nga blloqet e gurëve monolit , të sharruar në 45 shkallë e që nuk i përket kësaj kisheje .

Të shikojmë punimet e njejta në Baalbek.

( Baalbeki e ka një histori 11 mijë vjecare qe ngerthen periudhat parahistorike, Cannanite dhe romake. )

Në themelin e  rrënojave të tempullit të Perëndisë Ila ( Ela ) sipas bibles së vjetër në Hebron, janë të ngjajshëm me ato të “ manastirit të Dushanit”. Kësi lloj gëdhenjesh në kishat e krishtera nuk  ka.Cka tregon ngjajshmëria ? A mos e kemi përjetuar edhe ne, të njejtën histori si ajo e Hebronit ?

Shikoni këtë bllok guri të madh. Si u gjënd aty?   A mos edhe ne kishim objekte të ndërtuar nga gurët megalit ? Ne shekullin 14, jo që jo.

Po gurët megalit si u vendosën mbi tokë në oberrit e manastirit  . Ky katror i madhësisë 2x 2 m pse nuk u vendos si mbajtës i ndonje shtylleje në kishën e kohës së Dushanit.?

C`ka ka nder gjelbrimin e oborrit . Ndonjë bazament ? Po guri tjetër afër, cka shërbente ?

Edhe  skulpturë e  luanit me bisht të ujkut, i cilës kohë është ?

Luani dhe  kulshedra, fatbardhesist të ruajtura. Kulshedra në krishtërim paraqet djallin . Po si u gjet ketu kulshedra ? Dyshemeja e pa prekur, thjesht mbi bari

Po lepuri, si simbol parakristian  i lindjes pranverore dhe shumimit.

Kjo gëdhendje tregon se kemi të bejmë me nje objekt kulti para kristian..

Në një tempull ortodoks të shekullit të mesëm është i pa kuptim lepuri, bile as që përmendet.

Në “ Dhjaten e vjeter” lepuri ishte një shtazë e pa pastër.

Ky fragment guri gjëndet në manastir,liber i palosur.   Fotoja djathtas: altari i tempullit mtraik në Angli.  Si duket  që edhe mitraizmi ishte prezent në Dardanin e lashtë.

Dhemetra me plisin frigas

O njerëz të mirë, ndihmoni historisë sonë të lashtë !

Mos lejoni të na shkrryejnë  serbët e pa qenë dhe grakët e pas 1821-shes !

Ndezni një qiri së paku, për lashtësinë, nuk jemi shqiptar të ardhur pas 1389-tës !

Fahri Xharra,19.05.2024, Gjakovë

Burimi :https://stecciibogumili.blogspot.com/2015/02/manastir-sv-arhngela-kod-prizrena.html?m=1



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora