E enjte, 03.10.2024, 05:31 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Serbët, ”të parët” në Ballkan dhe në Botë! ose Serbët, popull pa histori kombëtare!

E merkure, 03.04.2024, 07:59 PM


Serbët, ”të parët” në Ballkan dhe në Botë! ose Serbët, popull pa histori kombëtare!

Nga Fahri XHARRA

”Kur Amir Ahmeti thotë se në Mesjetën e hershme kombet nuk kishin lindur ende dhe nuk kishte kurrfarë rëndësie gjuha që flisje përpara interesit fetar apo se Skënderbeu ka vrarë shqiptarë myslimanë – thotë disa të vërteta historike që i përkasin asaj kohe. (Fatos Lubonja) ”. Çudi ! Me të vërtetë çudi sepse unë nuk po e kuptoj qëllimin e fundit të kësaj fjalijeje dhe të këtij mëndimi si të thënësit ashtu edhe të përsëritësit . Ose ndoshta jamë largë  e shumë largë nga ajo që të dij  se çka po na përgatitet.

Kam shumë pyetje për serbët të cilët  si popull janë komplet pa histori  të tyre kombëtare dhe me këmbëngulje mundohen ta bëjnë ,; dhe  e njejta mori pyetjesh që duhet të iu bëj edhe mohsave tonë kombëtarë .

Serbët e ” kanë” të dijtur se  historiani i lashtë grek Herodoti (484–425 prK)  shkruante se pas Hindusëve , serbët janë populli më i madh i botës dhe se edhe historianët rus dhe gjermanë e paskan pranuar tezën e Herodotit që në të vërtetë Serbët janë Thrrakas.

Ndërsa mohsave tanë iu kisha  dhënë këtë detyrë ta zgjidhin  dhe të na vërtetojnë me dijeninë e tyre se: ”…. ndër serbë  gjithmonë dihet se ka jetuar fisi i madh Rasëve, dhe që ky emër rrjedhë nga India nga fjala Rashka që thotë ngjyra e kuqe , të cilën ngjyrë serbët e paska dashur gjithmonë . Pra nga kjo rrjedhë që Rasët janë Serbët e kuq ” ( Mohsave të iu  japi një lehtësi , se serbet jane i vetmi popull në Ballkan që nuk kanë apsur fise .)

” Ata ,serbët në kohën e Herodotit , kanë jetuar në Azinë e vogël dhe në Thraki. Sipas tyre qenka quajtur regjioni thrrakas i Rashkës së Vjetër  (Stara Raška) për skaj të lumit Marica (sot Bullgaria) si dhe Rashka e Re ,  Serbia  e Nemaniqëve. Jovan Rajiç-i  e citon historianin hungarez Ishtfan-in se ai e quante Gjuragj Brankoviçin, Gjergj Thrakasi” (shënime serbe). Kjo pyetje është më shumë për mohsat tonë , se si çka po iu duket ky shënim serb ?

”Kështu, gjatë gjithë shekullit XX, si në kohën e Zogut edhe në atë të Enver Hoxhës, ai (Skënerbeu) u bë simbol i parë i nacionalizmit shqiptar, si luftëtar për çlirimin dhe pavarësinë e atdheut nën moton “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Enver Hoxha me fuqinë e madhe propagandistike që kishte regjimi i tij e çoi deri në grotesk këtë projektim. Ai edhe fenë e quajti diçka të huaj për shqiptarët, që ia kishte sjellë armiku. Ne sot paguajmë, veç të tjerash, edhe ideologjizimin e thellë, me frymë totalitare, që i ka bërë ai mendjes së shqiptarëve edhe përsa i përket vetëdijes historike. Edhe ndarja e shqiptarëve që jetonin në Mesjetë në tradhtarë dhe patriotë është rezultat i kësaj pune – sigurisht me kontributin e një aradhe të tërë historianësh, shkrimtarësh, piktorësh, skulptorësh, kineastësh etj.Pas rënies së komunizmit, me rilindjen e fesë dhe rimodulimin e identiteteve, ndër to edhe fetare, Skënderbeu është riinterpretuar. Elita ish-komuniste, e kthyer tashmë në europianiste, e ka përdorur si simbol të përkatësisë së shqiptarëve në botën perëndimore duke arritur ta quajë deri “pararendës të NATO-s” (I. Kadare).”- shkruan Fatos Lubonja.

E dimë ne që historiani kroat (sipas serbëve ?), kur shkruan për historianin romak Plinin , i cili ka jetuar në kohën e Krishtit, thekson se që Serbët  në atë kohë quheshin Tribal, Thrakas, vendë dhe Antë. E dijmë ne që shkruesi got Jornad dhe ai arab El Bakër pohojnë që serbët e banonin Azinë e Vogël , të tërë Ballkanin si dhe që para Krishtit kishin mbërrijtur në Romë?

Serbët e dinë , por ne shqiptarëve nuk po na spjegon kush që njëfarë Jyrgen Shpanut duke e hulumtuar historinë gjermane paska pasë gjetur varreza serbe edhe në tokën e Spanjës, Portigalisë dhe Bretanjës , të vjetra 3000 vjet para Krishtit . Ose ,e dimë ne ?, që në ”Shënimet e Oborrit Mbretëror Kinez” , që në vazhdimësi mbaheshin që nga koha 2 000 vjetë para Krishtit , shënojnë që populli serbe ka jetuar në territorin e Siberisë e deri në Vendikun Italian ? Vështirë që mundemi të pohojmë ose të mohojme. Ne si shqiptarë jemi futur në zgafellat e shpërbërjes, shprishjes dhe  mohimit sa që vështirë e kemi te dalim nga ato.

Shikoni  e të jemi sy hapur ,se ” mësimi i vjetruar se Serbët kanë ardhur në Ballkan (Ilirik fxh) në shek.VII-të është qesharak ” më thonë burimet serbe vetëmashtruese , ” sepse duhet ditur sa ata të shekullit të shtatë kishin ardhur në ndihmë vëllezërve të tyre të vjetër të këtyre anëve”

E dinë mohsat tanë që e tëra që eshtë folur për serbët deri vonë është një histori e ”imponuar” nga  shkolla gjermane e historisë . Pra edhe historia shqiptare , të dashur mohues është e shkollës gjermane. Kush po rrenë këtu?

Jovan Deretiç-i thot se serbët nuk kanë ardhur nga Karpatet , sepse ata gjithëmonë kanë jetuar rreth Danubit   Kurse  sllavisti polak e  rrumbullakson kështu.: ” Sllavët (sipas serbëve , serbët) ishin banor të nëndanubit si  edhe iliro-Thraksit , dhe se si e thash më lartë ”ata  n’ shekullin 7-të kishin ardhur në ndihmë vëllezërve të tyre autokton nga rreziku romak ” E shifni mohues të dashur , ju na rrofshit  ,se ku qëndron e vërteta e jonë?.

Diçka me rëndësi duhet ditur se fillestar i teorisë së serbëve të nënDanubit ishte kronisti i shek, XII  Nestori i Shenjti i Kijevit (?) dhe se admiruesit e kësaj teorijeje ishin dhe janë: Olga Lukovi?-Pjanovi?, Jovan Dereti?, Ranka Kui?, Miloš Milojevi?, Sima Lukin-Lazi?, Laza Kosti?, Pavel Šafarik, Ilija Živan?evi?, Svetislav Bilbija, Milan Budimir, Dragoslav

Srejovi? të cilët me zbulimet e tyre në Lepenski Vir i vërtetuan ato.

Te nderuar mohues : ????? ?????? ????? ?? ????? (Pse gjuha serbe nuk gënjen? ) ”Nga kjo rrjedhë se Zoti i Lartë serb është bartës i të Vërtetës dhe se serbëve iu ka dhënë gjuhën  mu shkaku i të Vërtetës ”- shkruajnë ata

Një ditë  në shtypin serb lexova se ata ishin ”kthinëza ” e botës , këta t´tanët po na thonë që jemi zorra e anusit. Mjerim!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora