Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Shpella pellazge në Nakovanë, Kroaci
E merkure, 22.05.2024, 07:55 PM
Shpella pellazge në Nakovanë, Kroaci
Shkruan
Fahri Xharra
"Spila"
Nakovana është një shpellë që ndodhet afër vendit me të njëjtin emër në
gadishullin Peljeshac.
Vendasit
e kanë quajtur gjithmonë Spilo. Në pamje të parë duket vetëm një lloj
gjysmëshpelle, por aty ku të krijohet përshtypja se shpella përfundon, është
një kalim që të çon thellë në brendësi. Spila ka qenë prej kohësh e njohur për
publikun ekspert, por në vitin 1999 u zbulua pjesa e pasme e shpellës, e cila
ishte e mbuluar me gurë.
Dimë
se pjesa gjysmë shpellë ka qenë e banuar që në epokën e re të gurit si dhe më
vonë në periudhën eneolitike. Këto qëndrime të hershme në shpellë, supozohet se
ky ishte një vend i shenjtë ku mbaheshin ritet lidhur me pjellorinë. Vetë
stalagmitet aludojnë në simbolikën falike.
(aktivitetet
fetare që përfshijnë seksualitetin ose simbolikën e organeve seksuale
mashkullore ose femërore quhen ndonjëherë kulte falike )
Dhuratat
e vendosura në këmbët e stalagmitit,
simbol i mrekullueshëm i një qenieje të mbinatyrshme që adhurohej në shpellë.
Për atributet e kësaj "hyjnie" mund të hamendësojmë tani për tani,
por vetë forma e stalagmitit sugjeron një kult që lidhet me pjellorinë, fuqinë
ose forcën dhe trimërinë e e banor?ve.
Këto
karakteristika ishin shum? të vlerësuara
në ato shekuj të trazuar të parahistorisë.