Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Pse u dogj nga komunistët Dioçeza e Sapës?
E merkure, 29.05.2024, 07:58 PM
Pse u dogj nga komunistët Dioçeza e Sapës?
Bisedë me
meshtarin Dom Gasper
Gurakuqin për Sapën dhe thrakasit
Shkruan
Fahri Xharra
Shum
kush nder né ká mendue deri më sot se fjala Sapë këtu nuk âsht tjetër veç fjala
Shat e nderlikueme prej të huejve me fjalën Shàt, e e perkthyeme në italishten
Zappa. Por ky perkthim nuk ka giasë, per kundra, se Sapa âsht emen i moçëm
fort, qi mund i apin ndoshta dritë historisë s’onë.
Nuk
mund të thohet se Shat âsht perkthye në Zappa, perse, posë giasës s’emnit
s’emnit Shat me Shàt e Sapa me Zappa, kurrnji provë tjetër nuk mundet me u
qitë, as nuk mund i epet farë arsyeje këtì perkthim. Na shofim, per kundra, se
emnat e vendeve, gadi kurr nuk janë kenë perkthye prej të huejve, por, no janë
kenë njitë emna të rì, no janë kenë prishë të vjetrit në shqyptim e në shkrim.
Shkodres, bie fjala, t’i kèn thânë Shkoder, Skadar, a Skutar, shifet
gjith-herë, se fjala âsht nji sado qi e prishun, por jo e perkthyeme. Ashtu
Lissus, Lesh, Alessio, etj.
Mandej,
Sapa nuk kje thirrë veç Sapë, por edhe Sapatë. Kështu Koya Zaccaris qi sundoj
nder këto vende në fillim të shekullit XV e mbrapa, nenshkruhej “dominus
Sabatensis et Dagnensis” sikursè edhe Ipeshkëvit e kësaj selì n’ato kohna:
“episcopus sappatensis”. N’u perkthye, prà, Shati në Zappa, Sapata pse u tha?
Njimend sot populli e thrret dioçezin: Dioçezi i Zadrimës e jo i Sapës, por me pvetë banorët e Nenshatit: shka âsht Sapa, të gjith mbas gojdhanet na diftojn se në Shkrep të Nenshatit âsht kenë dikuer kalà, e i kanë thanë Kalaja e Capës. Në maje të këtì shkrepit gjindet ç’me kohë Kisha Kathedrale, e para sot 50 a 60 vjetëve, këtu gjindej edhe Ipeshkëvija, e cilla, mbas nji termeku qi e rrenoj, kje ngrehë ku âsht tesh brî malit të Shë Mhillit, e kisha kje pertrî ku â sot.
A shenjuene Shat e Sapë dy sende dàmas a po nji send të vetun, na s’po dona këtu m’e rëmue, si edhe nuk po i a hîm me kerkue vendin e caktuem ku kje. Në paten shenjue nji send të vetun, duhet me thanë se Shat âsht kenë dikur emen i pergjithtë kà mujtë me diftue nji herit edhe qytetin rreth këshqelit, sikuer thona sot f’shat a p’shat; Sapë mandej, âsht kenë emen i veçantë i atì shatit e qytetit. Në paçin shenjue dy sende damas, bje fjala, Shati këshqelin e Sapa qytetin, atëherë merret vesht edhè mâ udob se Sapa nuk âsht nji perkthim i Shatit në Zappa: “Mandej, shkruen Thalloczy,[1] n’e shmajten e lumit (Drin) ndjek ana e Zadrimës mbas Drin. Këjo u emnote atëherë edhe fusha e Shatit, Pian del Sati (1459 Ljubi? 10, -138) me këshqel Sati (Castrum Satti, Sattum, Sat, castello di Satti) nën Monte di Satti. Këshqelat: i Dèjës, i Satit, i Sapatës, e krahinat e Rogamanies e të Zadrimës, i perkitëshin aso kohet gjinís së Zaccarìs, mâ vonë Dukagjinit. Edh sot gjindet këtu nji katund Nden
Sat
a se Nenshat (Hahn, Reise usw.328). vendi kryeparë veç kje Sapa a Sapata, selì
qi i perkitte argjipeshkëvís së Tivarit: “episcopus Sappatensis”.
Kundra
gojdhanës mund të qesin kush, si vertè ka qitë, se emnin Sapë e kan ndie të
parët e Nenshatit, prej ndonji Ipeshkëvit të huej, e se prandej gojdhana nuk ka
vlerë. Por kjo fjalë âsht e kotë; persè mâ parë do të mendohet qi i hueji kà
xânë prej vendasit emnin e vendit, se i vendasi prej të huejit emnin e vendit
të vet.
Don
dijt mandej se Sapa âsht kenë qytet i hershëm me ket emen, edhe perpara se t’u
themelote këtu Ipeshkëvija. Nuk u bâ Sapa qytet pse u themelue Ipeshkëvija, por
pse Sapa kje qytet u themelue në tê Ipeshkëvija. “Në vjetë 1291 e pertrine
vendasit të rrenuemin qytetin e Savës e lypëne nji ipeshkëv, qi Papa i ua dha
mbas lutjet t’argjipeshkëvit të Tivarit e të regjineshës Elenë”, (Theiner, Mon.
Slav, 1, 111)
Së mbrami don vûe oroe se Sapë e Sapatë nuk gjindet veç këtu, por edhe njeti. Nji herë kena nji lumë në Berishë qi i thonë Sapaç; në Bosnie ndeshena në lumin Sapna qi derdhet n’Drî t’atyshem; në Bullgarie nji vend quhet Saparevo, nji tjetër në Serbi Sabats, e kush di kû njeti. Deri nder bjeshka të Karnies emnohet nji vend Sapata, andej kah Regolato.
Dioçeza
e Sapes e djegur nga regjimi komunist
Shum
mâ lerg, prà, se në nji perkthim të Shatit n’italishten Zappa, do t’i kerkohet
fillja Sapës s’onë. E mbassi ky emën u gjetka në shumë vende, duhet thanë se
nji popull a fis i herëshm fort e kà njitë gjithkund ku ka banue.
Cilli
ka muejt me kenë ky popull?
Mbas
këtì të pvetun n’a dalin para dy popjt mâ jetikët e këtyne anave, due me thanë
Illyrt e Thrakët.
“Populli
i Illyrve, shkruen Mommsen,[2] shtrihej n’e parë nder brigje të detit Adriatik,
ç’prej grykës së lumit Po per të giatë t’Istries, Dalmatjes e Epirit deri kah
Akarnania e Etolia, mandej, per mrenda, në Makedonie të syper, si edhe në Serbì
të sotme në Bosnie e në tokë hungare bregut të djathtë të Danubit; kështu qi
kah të lèmit kufizote me popuj të Thrakëve, kah prendimi me të Keltëve, prej të
cillve të mramëve Taçiti çiltas e dàn.”
Thrakët,
prep Mommsen[3], e kishin ndejen dikuer kah të lemit e tyne (Illyrve), ç’prej
dedit Aegeus deri në grykë të Danubit, e, jo mâ pak, në njenen anë, bregut të
shmâjt të këtì lumit, në Transilvanie të soçme, në tjetrën anë, andej
Bosphorin, nemose në Bitinie deri kah Frigia; këtej me arsye Herodoti i thrret
Thrakët mâ i perhapuni nder popuj qi aj njifte mbas Hinve”.
Prandej
në Bieshka të Karnies (Alpi Carniche) kû gjindet Sapata[4] kjene illyrt, si
edhe në Serbije, ku gjindet Sabats, në Bosnie ku âsht Sapna, e në Shqypnì ku
gjindet Sapa e jonë. Në Bullgarie, per kundra, kû gjindet Saparevo, banuene
Thrakët.
( Fundi i pjesës së parë)
(nga “Hylli i Dritës, Ndanduer 1922, Num. XI, ff. 519-527.”
dhe e shkruar nga Gasper Gurakuqi)