Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Kleopatra afrikane, greke apo maqedonase? Ja si qëndron e vërteta
E marte, 17.12.2024, 07:55 PM
Kleopatra
afrikane, greke apo maqedonase? Ja si qëndron e vërteta
Shkruan: Fahri
XHARRA
Dy studime përballë njëri- tjetrit për një temë që
ende hap debat, pavarësisht gjithë studimeve që i janë bërë dhe kjo është
çështja e origjinës së Kleopatrës.
Këto studime
kundërshtohen fortë pasi historia akoma nuk është treguar dhe faktet janë mbi
tavolinë, e gjithsecili merr atë që e mendon se është, po le të futemi më shumë
në shkrime.
I pari është një
studimi i publikuar në Daily Caller i organizuar nga Instituti Max Planck dhe
përball tij qëndron shkrimi i studiuesit shqiptar Fahri Xharra.
Si fillim studimi i
bërë nga shkencëtarët e institutit, ka përfshirë më shumë se 151 mumje, të
cilat iu ushtruan testimeve të mbetjeve gjentike, prej nga arritën të gjejnë
genome mitokondriale vetëm tek 90 individë.
Ky studim nxjerr në
fund të tij që mbretërit Egjiptian dhe gjithë familja mbretërore nuk kanë pasur
një lidhje të fortë gjaku me Afrikën. Përkundrazi, kanë qenë shumë të lidhur me
pjesën Nelotike Levantiane, Anadollin dhe popullsinë Evropiane.
Madje Wolfgang Haak,
i cili ishte dhe udhëheqësi i studimeve, ka thënë se gjenetika e popullit
egjiptian ka pas ndryshuar në 1500 vitet e fundit dhe nuk ngjan pothuajse fare
me kohën e Faraonëve.
"Kjo na sugjeron
se rritja e gjenit Sub-Saharian Afrikan ka rrjedhur nëpër Egjipt, por kjo ka
ndodhur në 1500 vitet e fundit e jo më parë", është shprehur Haak.
Pavarësisht gjithë
përpjekjeve të studiuesve Afrocentrik për të treguar se linja e gjakut të
Faraonëve ka qenë Afrikane, këto studime tregojnë krejt të kundërtën, madje ky
nuk është dhe aq fakt shokues sa ç' është ai ku thuhet se vetë Faraonia e
Egjiptit, Kleopatra ka qenë Greke, pra me linjë gjaku nga helenët.
E në këtë pjesë kundërshton
me forcë studiuesi Fahri Xharra.
Përsa i përket
studimeve se Faraonët Egjiptian dhe linja e gjakut të tyre nuk ka qenë Afrikane
nuk ka asnjë kundërargument, mendimet janë të së njëjtës rrjedhe, po është
Kleopatra ajo që i ngatërron edhe një herë gjërat.
Njësoj siç ka
ngatërruar meshkujt në kohën e saj, që vdisnin vetëm për ta parë, sot ajo
ngatërron studiuesit me prejardhjen e saj.
Xharra në shkrimin e
tij "Kleopatra, bijë e të parëve tanë" thotë se prejardhja e
Kleopatrës nuk ishte as Egjiptiane, as Afrikane dhe as e ndonjë kombësie
tjetër, përveçse Maqedonëse, pasi e gjithë familja e saj rridhte nga një prej
12 gjeneralëve të Aleksandrit të Madh, që pas vdekjes së tij e kishin ndarë
mbretërinë në mes tyre.
Kleopatra ka lindur
në vitin 69 para Krishtit (69 –30 BC ) dhe ishte e bija e Faranonit Ptolomeu i
12, i cili i përkiste kësaj loze.
Pas vdekjes së Lekës
së Madh, Ptolomeu i Parë në vitin 323 para Kr. e mori në duar timonin e
mbretërve që zgjati afro tre shekuj.
Si çdo familje
mbretërore dikur, ashtu edhe Ptoplomejt, martoheshin brenda familjes së tyre
duke e ruajtur kështu "pastërtinë e gjakut të pastër".
Me dhjetë paraardhës
të Kleopatrës e ruanin neun familjar duke u martuar me kushërinj të afërm.
Propaganda romake e
lidhte suksesin e armës së saj politike me bukurinë e saj, duke e përdorur
trupin e saj për fitore, por shënimet flasin që ajo i fliste dhjeta gjuhë dhe
ishte e edukuar në matematikë, filozofi , oratori dhe astronomi.
"Në këtë rast
duhet potencuar edhe një fakt që ajo nuk ishte greke, por maqedonase e lozes së
Aleksandërit të Madh", shkruan Xharra
Burimet: Daily Caller
http://www.smithsonianmag.com/history/who-was-cleopatra
Western civilisation:ideas, Politics, and society by Marvin Perry
Plutarch, Life of Antony 25-29; Appian, Civil Wars 5.8-11;
Melissa Gray (2010-06-30). "Poison, not snake, killed Cleopatra, scholar
says – Cleopatra died a quiet and pain free death, historian alleges."
http://www.egitoantigo.net/cleopatra-a-ultima-rainha-do-egito.htm