Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Bizanti në dobësimin e vet e krijoi Perandorinë Osmane
E hene, 25.11.2024, 06:54 PM
Bizanti në dobësimin e vet e krijoi Perandorinë Osmane
Shkruan
Fahri Xharra
«Osmanët
nuk donin mënyrën e tyre (të jetesës), ata pëlqenin çdo gjë të huaj dhe kishin
një kompleks inferioriteti të thellë. Në pamundësi për të krijuar diçka të tyre
osmanët kopjuan gjithçka nga të tjerët; ata morën fenë nga arabët, talleshin me
gjuhën e tyre turke duke përdorur një përzierje të arabishtes dhe persishtes,
sistemin administrativ e huazuan nga persët, e ashtuquajtura muzikë e oborrit
(apo klasike) ishte përvetësuar nga bizantinët; dhe traditat më poshtëruese si
haremin dhe skllavërimin e grave e kishin përvetësuar nga beduinet Arabë.(
Perandoria osmane, ky mallkim 600-vjeçar Ayhan Özer*_,
Si nisi Perandoria Osmane ? Emri vjen nga
themeluesi i parë i dinastisë, Osman I, i cili udhëhoqi Perandorinë. Perandoria
Osmane (osmanisht: ???? ???? ????????, Devlet-i ?Al?ye-i ?Osm?n?ye; turqisht:
Osmanl? ?mparatorlu?u ose Osmanl? Devleti), e njohur edhe si Perandoria
Osmane ishte një perandori e themeluar
në fund të shekullit XIII në Azinë e Vogël veriperëndimore, gjegjësisht në
rrethinën e Bilexhikut dhe Sëgytit, nga kreu fisnor oguz turk Osmani.
Në
atë kohë të gjithë turqit selxhuk ishin
konvertuar në Ortodoks , përveç Fisit të Osmanit.
Pas
vitit 1354, osmanët kaluan në Evropë, dhe me pushtimin e Ballkanit, Bejllëku
Osman u kthye në një perandori transkontinentale. Osmanët i apën fund
Perandorisë Bizantine në vitin 1453 me pushtimin e Konstandinopojës nga Mehmet
Fatihu. ("Ottoman Empire". Oxford Islamic Studies Online2008 )
Pra
fundi i Bizantit ishte me rënjen e
Konstatinopojes me 1453 , me Mehmet
Fatihun . Pse nuk ra , apo pse nuk u shkatërrua qendra e Ortodoksisë në
Stamboll ? Cili ishte roli i Bizantit në krijimin e Perandorisë Osmane ?
Duhet
të kemi në dije se Krishterimi , Kisha Perëndimore dhe ajo Lindore linden nga
shqiptarët e kohës,Bizanti u krijua edhe udhëhiqej deri vonë nga shqiptarët e kohës. Jo pse ata
shqiptar me japin krenari por kur
Bizanti kaloi në duar të grekëve , për ne shqiptarët filloi një periudhë shumë
shkatërrimtare. Ndarja e Kishave , 1054
, rritja e Perandorisë pushtuese të Bizantit , rënja e saj dhe lindja e
Perandorisë Osmane ishin do tërmete katastrofale për qenjen tonë
kombëtare. Disa më thonë se në atë kohë nuk kishte komb ; por këta harrojnë që
kombin e formonte gjuha që përdorej , Pse Bizanti flisste greqisht ? Skënderbeu , cilën gjuhë e fliste në tokat e
tij ? A nuk ishte edhe kjo një shenjë e madhe kombësie?
Te
kalojmë në qëllimin e temës së sotme. “Në pamundësi për të krijuar diçka të
tyre osmanët kopjuan gjithçka nga të tjerët “ - po pra . Dhe Bizanti duke e
parë rënjen e tij dhe forcimin e Kishës Perëndimore , atë herë e zgjodhi: “Me mire çallmën e
osmanit se sa shkopin e Papes se Romes “ (Better the turban of the Turk than
the tiara of the Pope.')
Shenjat
, ritet dhe simbolet që Bizanti i kishte nga ne , sepse vet ne ishim Bizanti ; Bizanti i ndihmoi
osmanëve që ato ti “trashëgojnë “ .
Shembull
shumë i qartë se si Osmanet i morren te
gjitha amblemat nga Bizanti.
1.Illiria 2. Themeluesi i Krishterimit Konstantini
3
Bizanti 3.a Osmanët
4.Flamuri
Osman 5. Flamuri turk.
Kush
qëndronte pas sulltanëve osman ? Për Bizantin
, e rëndësishme ishte që zgjerimi i Perandorisë Osmane të ishte mu në
kufinjt e ndarjes së Kishave (1054 ). Për kundër tentimeve osmane që të
vazhdojnë edhe në Perëndim , nga vetë Perëndimi dhe Kisha e Stambollit ,
krijoheshin pengesat.
Në
këtë « organizim « perfekt
bizantino-osman , çdo njëri i kishte interesat e veta. Kishës i garantohej
ortodoksia , kishat , shkollat ; osmanët e kishin sundimin , paratë , fuqinë e
tyre ekonomike , haremet .
Çdo
gjë shkonte si matjet me peshore të
dukatit ( arit )
Shkojmë
më tutje . shqiponja dy krenare simbol i lashtë pellazg -ilir , normalisht që
kaloi edhe në duar të bizantin. Shqiponjën e gjorë e keqpërdoren edhe popujt e
“lindur “ apo të ardhur shumë më vonë në tokat tona .
Shqiponja
pellazge shumë herët në fillimet e
historisë
Shqiponja
pellazge Shqiponja pellazge
Shqiponja
e Bizantit Shqiponja e turkut
Nga
e gjithë kjo “ tollovi “ historike më së
keqi e pësuan shqiptarët.
Marrëveshjet
osmane- ortodokse pastaj turko- sllave për zhdukjen e kombit shqiptar ishin
gjithmonë aktuale, Ato , vazhdojnë edhe sot.
Ne
shqiptarët e sotëm e kishim vetëm një dritë historike ; kohën e Skënderbeut .
Një dritëz po ashtu e madhe që me ndihmën e Austro-Hungarisë u krijua një shtet
shqiptar , 1912.
Edhe
një gjë shumë interesante , shqiptarët mund të krijonin shtete në bekimin e
Osmanëve por vetëm ata të fesë ortodokse ; lindi Serbia , Greqia dhe Mali i Zi nga shqiptarët. Edhe tjetra për
të cilën duhet të mendosh mirë : Kush qëndronte pas sulltanëve osman ?
Pra
, vëmendje ju lutem :” . Princër gjysme sovrane të këtyre principatave nën
suverenitetin e Sulltanit të Turqisë, ata mbretëruan, me disa ndërprerje deri
më 1857, kur unifikimi i Rumanisë solli në fron kolonelin Ioan Aleksander
Kuzen, dhe janë familja qe ka lëne me shume mbresa ne historinë modernë te
Rumanisë. ( fjala për Gjikajt e Rumanisë )
Pra
edhe një herë :”Princër gjysmë sovranë të këtyre principatave nën suverenitetin
e Sulltanit te Turqisë? Edhe Vasile Lupu ishte i tillë , princ gjysmë sovran i
Moldavisë nën suverenitetin e Sulltanit të Turqisë.
Të
mendojmë pastër dhe pa emocione :
-Si
iu besoi Sulltani i kohës ,si Vasil Ujkut ashtu më vonë edhe familjes Gjika me
shekuj , familjeve shqiptare udhëheqjen e një territori shumë të madh të
Balkanit?
-Si
iu lejoi sulltani hapjen e shkollave në gjuhën rumune , shtypshkronjave në
gjuën rumune , ndërtimin e kishave me predikim në gjuhën rumune.
-Si
ia lejoi Vasile Ujkut që të praktikoj Kodin e mirësjelljes rumune , që në të
vërtetë ishe kod penal – në gjuhën rumune.
(“Asnjë
gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të
tillë: pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë
tmerruese nxjerrë nga “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais,
botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është e pabesueshme. Më 1887,
në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla
publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, vllahe,
shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin! Pra, gati çdo gjuhë
lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe!
Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla
shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara
popullit shqiptar. - Ismail Kadare ))
Të
logjikojmë ; për sulltanatin e Stambollit ka qenë e rëndësishme pasuria dhe të
ardhurat nga Moldavia , Muntenia dhe Transilvania , të tjerat në duar të
shqiptarëve - ortodoks
Një
pikëpyetje plotë ofshamë ,po Osmanët me vendin e shqipeve ç`paten? Kush i
udhëzoi se si si ta ngordhin një popull të tërë ( neve,pra ) pa shkolla, pa
liri , pa kisha vendore dhe pa…. pa…..pa…
Te
e fundit , sikur të na linin rehat në mijë vjeçarin e tretë !
Fahri Xharra, 25.11.2024
Gjakovë