Mendime » Xharra
Fahri Xharra: ''Zbritja në dekada'' – një perlë e re e Ibrahim Kadriut
E diele, 17.11.2024, 06:55 PM
''Zbritja në dekada'' – një perlë e re e Ibrahim Kadriut
Shkruan
Fahri Xharra
"Gënjeshtra
e vazhdueshme nuk ka për synim krijimin e gjasave që njerëzit t'u besojnë të
pavërtetave, por bërjen të mundur që askush mos t'i besojë më asgjëje më tutje.
Një popull që nuk është i aftë të bëjë dallimin jetik midis të vërtetës e
gënjeshtrës, nuk mund të dallojë mirëfilli as të mirën nga e keqja. Një popull
i tillë, të cilit i është mohuar aftësia për të menduar dhe gjykuar
kthjelltësisht, është, pa qenë fare i vetëdijshëm për këtë gjë, i nënshtruar
plotësisht ndaj sundimit të gënjeshtrës. E njerëzve të tillë mund t'u bësh
çfarë të duash rrjedhimisht". (Hannah Arendt)
Mu
këte që e lexuat më sipër Ibrahim
Kadriu e trajton në “ Zbritje në
dekada “ . A me të vërtetë duhet të mbesim viktimë e gënjeshtrave të
vazhdueshme që e kanë pra qëllimin
krijimin
e gjasave që një pjesë e madhe e popullit tonë t`iu besojnë të pavërtetave që
ne të zhytemi thellë e më thellë në
gropën e injorancës e cila na kërcnon me zhbërje të kombit.
"Zbritje në dekada" paraqet vazhdimësi të të ndodhurave historike në mesin tonë, kur shqiptarët i kishin të kufizuara mund?sitë e zhvillimit normal. Ishte ajo kohë e mbretërisë SKS, kur shqiptar?ve nuk iu lejohej mësimi, ose kur fëmijët shqiptarë ishin të shtrenguar te mësonin lutjet fetare përmendsh në gjuhën arabe, duke mos kuptuar fare se çfarë ishte ai mësim.
Pra,
një trajtim i mrekullueshëm e synimeve serbe fill pas pushtimit (1912 ) që mundohej me anën e hoxhallarëve rus të na
”mësojë“ rrugën e asimilimit dhe bartje në Turqi.
Serbia
e shtyrë nga “Presioni nderkombëtar “ i
hapi shkollat edhe për ne dhe ato vetëm sërbisht që neva ata hoxhallarët rus
dhe boshnjak të serbizuar, të na i bindin prindët që të mos na dërgojnë në
shkolla se bëhemi “ shkije”.
E
vetmja rrugëdalje ishte që të “shkollohemi’ në Medresen e Shkupit e quajtur “Aleksanndër Karagjorgjeviq“
ideatori i të gjitha mbrapshtive kundër
nesh.
Aty
lindshin hoxhallarët e rinj të cilët duhej të vepronin me masën e pa arsimuar
shqiptare që të vepronin si iu diktonin mësuesit rus të medresës.
Ndër
ne edhe atëherë egzistonin forca të errëta, atëherë të cilat kanë vepruar dhe
veprojnë edhe për të manipulura të tashmen
dhe të shkatërrojnë të ardhmen tonë
Ekzistojnë
forca të errëta që, atëherë dhe tani, kanë vepruar për të ndarë njerëzimin, për
të shkatërruar paqen dhe për të manipuluar të ardhmen.
Kanë
egzistuar gjithmonë, si atëherë ashtu edhe sot, grupe individësh që veprojnë kundër harmonisë dhe
mirëqenies shqiptare. Ata po bëhen
promotorët e vecimit të fesë së caktuar duke ndjekuar axhendën e errët të
Serbisë së sotme. Libri na i rikujton shumë detaje të cilat ishin të përziera
nga propaganda serbe dhe analfabetizmi ynë.
Tema
që e trajton Ibrahim Kadriu nuk ishte e vetëm e një periudhe por ka pasur shumë
ngjarje të tjera që reflektojnë të njëjtën prirje për të zhdukur dijen dhe
trashëgiminë tonë . Secili prej nesh duhet të përdorë shqisat dhe aftësitë e
veta për të hulumtuar botën rreth tij, duke analizuar me kujdes ndikimet mbi
jetën tonë dhe të familjeve tona. Vetëm përmes vëmendjes dhe hulumtimit mund të
kuptojmë të vërtetat e fshehura që formësojnë historinë dhe të ardhmen tonë.
Sepse ata që qëndrojnë pas kësaj, sado të fuqishëm, mbështeten mbi paditurinë
tonë për të ruajtur kontrollin e tyre.
Po,
si t`i largojnë shqiptarët nga tokat e tyre ? Hoxhallarët rus i dergonin
medresalijt në Turqi që të këheheshin me fjalë bindëse që naivet mbeteshin gojë
hapur për mirëqenjen atje dhe se e
vërteta e muslimanizmit qendrën e
kishte mu atje. Mileti i pa arsimuar i gjendur në mes qeverisë dhe pushtetit
serb dhe fjalët e hoxhëve e merrte
rrugën në mënyrë të organizur po nga ata, dhe i zbrazte tokat e veta.
Libri
i sjellë edhe disa ngjarje komike, një ndër to ishte edhe varrosja e hoxhës rus
në oborrin e xhamisë së fshatit Pykë. Si të varrosej si hoxhë apo si ortodoks rus.? Xhemati donte që ate ta
lanin , t`i këndohej talkini . Krye Imami i regjionit një boshnjak i cili e
dinte të vërtetën mundohej të bind xhematin se
ne këte rast të bëhej perjashtim . Donin t`ia dini emrin e nënes së tij
dhe nuk mundshin ta merrnin me mend se pse askush nga familja nuk i erdhi në
varrim. Varrosja u krye ashtu si deshti Haxhi
Selim Berberoviqi me fjalët e fundit:” Besimtarë të devotshëm, k137ti
hoxhe që ishte ndër më të mirët në nahijen tonë, Allahu ia siguroftë ahiretin
në atë dynja ! Kori i të paditurve ; Amin !
Unë
besoj se një grup i fuqishëm dhe i organizuar – që me shekuj ka ekzistuar midis
nesh , në realitet kanë ndjekur plane shkatërrimtare, ky grup vepron edhe në
dhjetë dekadat e fundit, ata dominojnë gjithçka si politikën deri te autoritetet e dijes.
Fahri Xharra, 16.11.24
Gjakovë