Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Vuk Karaxhiqi në vitet 1830 e më vonë mlodhi këngë shqiptare në Kosovë dhe Mal të Zi. Pse?
E enjte, 27.06.2024, 06:55 PM
Vuk Karaxhiqi në vitet 1830 e më vonë mlodhi këngë shqiptare në Kosovë dhe Mal të Zi. Pse?
Shkruan
Fahri Xharra
Me
krijimin e Serbisë si shtet dhe serbëve si komb artificial iu duhej edhe gjuha,
shkrimi dhe këngët e tyre popullore. Ata nuk i kishin, sepse si komb nuk
egzistonin; prandaj duhej të merreshin dikund.
Vuk Karaxhqiqi ishte studjues me shumë vlera për kombin artificial.
Vuk Karaxhiq u ndesh me gjuhën shqipe gjatë udhëtimit në Serbi në fillim të
vitit 1830. Në një letër nga Kragujevaci drejtuar filologut slloven Jernej
Kopitar (1780-1844), Vuku i shkruan:
“Nuk e di se çfarë mund të më shumë. T'ju them, veç të them se isha në
Studenicë dhe në këtë rrugëtim, në Karanovc, të kam incizuar dhjetë këngë
shqipe... Këto këngë do t'ju dërgoja tani, por nuk kam kohë t'i kopjoj. Unë i
shkrova ato duke mos dëgjuar vetëm, por në fakt duke i dëgjuar nga njeri nga Peja. Por nuk guxoj t'i dërgoj nga frika
se mund të humbasin. Më e gjata është pothuajse tridhjetë rreshta dhe më e
shkurtra është katër rreshta. Shkrimi i këngëve popullore shqiptare me shkrim
cirilik ( rus) dhe anash përkthimi . ( sigurisht që rusisht ).
Përmbledhja
e këngëve shqipe e Vuk Karaxhiqit e vitit 1830 përbën një nga regjistrimet më
të hershme të shkruara të vargjeve popullore shqiptare nga Kosova. Shumica e
këngëve, ose më saktë ekstrakte këngësh, duket se janë të bazuara në histori
ose legjenda. (.http://www.albanianliterature.net/oralverse/verse_07.html
)
M`u desht bukur do kohë që t`i kontrolloj ato këngë të botuara më vonë në
“serbisht” dhe të shihja se cilat ishin.
Aspak e çuditshme, sepse ato ishin nga Cikli i Kreshnikëve ose Eposi i
Kreshnikëve ! Ato janë produkt i kulturës dhe folklorit shqiptar të transmetuar
gojarisht brez pas brezi nga rapsodët (lahutarë) shqiptarë të cilët i
interpretojnë duke kënduar nën shoqërimin e lahutës (disa këngëtarë përdorin edhe
çiftelinë). Këndimi tradicional shqiptar i vargjeve epike nga kujtesa është një
nga mbijetesat e fundit të këtij lloji në Evropën moderne.
Deri sa te ne këndohet për Mujin dhe
Halilin, Vuk Karaxhiqi ia mveshi një “heroi” të pa qenë
“Kraljeviq Marko-s “
Këngët
shtypeshin në Vjenë në gjermanisht dhe fitohej lavdi për këngët e “serbëve” e
në të vërtetë ishin këngë shqipe.
Çfarë
kanë thënë të tjerët për këngët popullore serbe? Shumë emra të njohur kishin
mendimin e tyre për këngët popullore serbe, duke i konsideruar ato të
përjetshme.
"Ato
janë këngë të bukura të të gjitha llojeve." - Jernej Kopitar
“Serbët
përveç që këndojnë me violinë, të gjitha punët e tyre i bëjnë duke kënduar;
barinjtë këndojnë në kodra dhe pyje, punëtorët në fusha, gratë në shtëpi,
udhëtarët në rrugë." “Nëse do t'i mblidhnit të gjitha këngët popullore
serbe dhe do t'i shtypnim pa dallim, ju siguroj se do të kishte një libër
pothuajse sa e gjithë Bibla. (në një letër drejtuar Kopitarit,) – Vuk Stefanoviq
Karaxhiq
“Këngët
lirike serbe kombinojnë avantazhet e teksteve orientale dhe perëndimore. Qenia
e tyre është krejtësisht evropiane, dhe vetëm nga hollësia dhe pasuria e
lidhjeve të mendimit... të kujtojnë Orientin, por nuk trullosin. Kanë erë
trëndafili, jo si vaj trëndafili”. - Jakob Grimm
“Kur
Evropa e mësuar, falë KËNGËSVE të Vukut, u njoh me këngët tona popullore,
filloi të pyeste: “Çfarë njerëzish ka këngë kaq të bukura?” Vetë këngët u
përgjigjën: “Çfarë njerëzish, të tilla këngë”. !' - Jovan Aleksiq
Shqiptari aso kohe nuk kishte gjuhë që të flet ? Po sot që e kemi gjuhën, a flasim
?
Gjakovë,
25.06.24