Mendime
Federata e Arbërisë: Dënojmë aktin vandal ndaj figurës së Komandant Ridvan Qazimit – Lleshi dhe theksojmë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Serbi dhe Sanxhak
E hene, 19.05.2025, 06:55 PM
Federata e Arbërisë:
Deklaratë Zyrtare Publike e dëmtimit të posterit me portretin e dëshmorit
Komandant Ridvan Qazimi – Lleshi dhe të drejtave të shqiptarëve në Serbi
Dënojmë aktin vandal ndaj figurës së Komandant Ridvan Qazimit – Lleshi dhe
theksojmë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Serbi dhe Sanxhak
(Bujanoc, 17 maj 2025)
Federata e Arbërisë, si organizatë gjithëkombëtare dhe përfaqësuese e
shqiptarëve në trojet etnike dhe në diasporë, shpreh indinjatën dhe dënimin më
të ashpër ndaj aktit vandal të dëmtimit të posterit me portretin e dëshmorit Komandant
Ridvan Qazimi – Lleshi, në sheshin “Skënderbeu” të Bujanocit.
Ky veprim nuk është një rast i
izoluar, por pjesë e një vargu veprimesh të qëllimshme, që synojnë të fshijnë
kujtesën historike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të nxisin tensione
ndëretnike dhe të përhapin frikë kolektive.
Fakte shqetësuese që dëshmojnë diskriminimin sistemik:
- Zvarritja dhe moszbatimi i Marrëveshjes së
Konçulit;
- Përndjekja politike e ish-pjesëtarëve të
UÇPMB-së dhe refuzimi i amnistisë;
- Pengesat nga autoritetet serbe për vendosjen e
simboleve shqiptare, përfshirë shtatoren e Komandant Lleshit dhe të
Skënderbeut në Bujanoc;
- Diskriminimi i vazhdueshëm në përdorimin
zyrtar të gjuhës shqipe, përfaqësimin në polici, administratë, drejtësi,
shëndetësi dhe në investimet publike;
- Pasivizimi masiv i adresave të shqiptarëve, që
përbën një formë të re të spastrimit etnik të heshtur;
- Rritja e gjuhës së urrejtjes dhe shfaqja e
parullave kërcënuese si “Vdekje shqiptarëve” në qendrat e qyteteve me
shumicë shqiptare.
Shqiptarët në Sanxhak dhe në Vilajetin historik të Arbërisë:
Federata ngre zërin edhe për
situatën alarmante në krahinën e Sanxhakut, ku:
- Shqiptarët përballen me asimilim të heshtur
dhe mohim të identitetit kombëtar;
- Mungon arsimi në gjuhën shqipe dhe përfaqësimi
real në pushtetin vendor dhe qendror;
- Toponimet, emrat e qyteteve, tradita dhe
historia shqiptare janë fshirë nga programet zyrtare;
- Ekziston një tendencë e vazhdueshme për
konvertim etnik, identitar dhe kulturor, nën presion të drejtpërdrejtë dhe
të strukturuar.
Zgjidhja: Një Platformë Kombëtare për Shqiptarët
Në përgjigje të këtyre sfidave, Federata
e Arbërisë shpall themelimin e:
Platformës së Përfaqësimit
Kombëtar Shqiptar
Qëllimi i saj është:
? Të bashkojë zërin e shqiptarëve në të gjitha
trojet dhe në diasporë;
? Të krijojë përfaqësi lokale në çdo qytet me
diasporë aktive (Gjermani, Zvicër, SHBA, Austri, etj.);
? Të ushtrojë presion diplomatik dhe ligjor në OKB,
BE, OSBE dhe në parlamentet e vendeve mike;
? Të ndërtojë një faqe zyrtare informative, një
buletin kombëtar dhe një strukturë lobimi për të drejtat e shqiptarëve në të
gjitha trevat.
Thirrje publike:
- I bëjmë thirrje Republikës së Shqipërisë
dhe Republikës së Kosovës që të reagojnë me nota zyrtare dhe me
përfaqësim diplomatik të qëndrueshëm për mbrojtjen e shqiptarëve në Serbi;
- I kërkojmë Shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit
Evropian të ndalojnë tolerimin e diskriminimit sistematik ndaj
shqiptarëve dhe të miratojnë një rezolutë ndërkombëtare për të
drejtat e tyre.
Sulmi ndaj një dëshmori është
sulm ndaj gjithë kombit.
Kujtesa jonë nuk thyhet. As historia jonë nuk fshihet.
Uniteti dhe vetëdija jonë do të jenë përgjigjja më e fortë.
Federata e Arbërisë
Përfaqësuese e shqiptarëve në Ballkan dhe në diasporë
Në shërbim te të drejtave kombëtare, historisë dhe dinjitetit
Për media mesazhin e shpërndanë zëdhënësi i Federatës Arbëria Asllan Dibrani