Mendime
Klajd Kapinova: 1 milion skllëver shqiptarë që vuajnë nga forma e varfërisë së rëndë, votojnë për mafien politike dhe shkaktarët e barktharjes së tyre
E merkure, 21.05.2025, 04:55 PM
1 milion skllëver shqiptarë që vuajnë nga forma e varfërisë së rëndë, fatkeqsisht votojnë me 11 maj 2025 për mafien politike dhe shkaktarët barktharjes së tyre
Nga
Klajd Kapinova
Në vitin 2024, të dhënat e Eurostat po tregojnë
ralisht fytyren e vertete se Shqipëria ka
standardet më të ulëta dhe mizerje të jetesës dhe përqindjen më të lartë të
njerëzve në rrezik varfërie ekstreme ose përjashtimi social në kontinentin e Evropës.
Më pas vijnë shtetet si: Bullgaria
(30.3%), Rumania (27.9%) dhe Greqia (26.9%) gjithashtu kanë shkallë të lartë
varfërie ose përjashtimi social brenda BE-së. Pra media mercenare b…lëpirese gjatë fushatës elektorale deri tani
kanë gënjyer hapur për “lumturinë” socialiste të Dullës së Ri-Shalgjatit. Anasjelltas
shtetet e tilla si: Republika Çeke, Holanda dhe Sllovenia kanë shkallët më të
ulëta të varfërisë ose përjashtimit social.
Gjetjet dhe detajet kryesore:
Shqipëria: Të dhënat tregojnë se gjysma e
popullsisë shqiptare është në rrezik varfërie ose përjashtimi social, me rreth një
milion njerëz që jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë
nga trembëdhjetë kategoritë e privimit.
Të dhënat e Eurostat
Të dhënat e Eurostat, fatmirësisht nxjerrin
në pah pabarazitë e konsiderueshme në standardet e jetesës në të gjithë
Evropën, me Shqipërinë që kryeson në aspektin e kushteve mizerabël të ulëta të
jetesës dhe shkallëve të larta të varfërisë.
Shkallët e varfërisë në Bashkimin Europian
Në vitin 2024, 93.3 milion njerëz në
Bashkimin Europian, ishin në rrezik varfërie ose përjashtimi social, duke
përfaqësuar 21.0% të popullsisë së përgjithshme.
Variacione Rajonale
Shkallat më të larta të varfërisë
brenda BE-së janë të përqendruara në rajonet e Evropës Lindore, me Bullgarinë,
Rumaninë dhe Greqinë që raportojnë përqindje dukshëm më të larta të njerëzve në
rrezik varfërie ose përjashtimi social krahasuar me vendet e Evropës
Perëndimore.
Faktorë të tjerë
Faktorë si pabarazitë në të ardhura,
veçanërisht në shtetet baltike dhe Evropën Jugore, kontribuojnë në pamjen e
përgjithshme të varfërisë dhe përjashtimit social në Evropë.
Shqipëria, po zbaton “reforma” të
rëndësishme strukturore droge, mafies, pastrim parash etj., që do të mbështesin
rritjen e barabartë, do të rrisin “produktivitetin” dhe “konkurrueshmërinë” në
ekonomi, do të krijojnë më shumë vende pune dhe do të “përmirësojnë” qeverisjen
e Dullës se Ri-Shalgjatit dhe ofrimin e shërbimeve publike.
Varfëria, pritet të rritet dhe vazhdojë,
ndërsa “punësimi” vie vazhdimisht dhe pagat si zakonisht jane të vogla.
Tensionet e shtuara gjeopolitike dhe pasiguria në politikën tregtare, paraqesin
rreziqe për perspektivën afatmesme, pasi perspektivat varen nga kërkesa e
jashtme dhe vazhdimësia në reformat strukturore.
Varfëria e madhe e tejzgjatur Shqipërisë e njëjtë me ato të
90% të shteteve të Afrikës
Afrika Sub-Sahariane vazhdon të
dominojë listën e vendeve më të varfra: Kur shikojmë Parashikimet të
Konsensusit për ekonomitë me PBB-në më të ulët për frymë (në dollarë amerikanë,
çmimet aktuale të tregut) në vitin 2025, një gjë bie në sy: 19 nga 20 më të
varfrit janë nga Afrika Sub-Sahariane (SSA).
I ??vetmi komb jo-afrikan në 20 vendet e para është vendi i Afganistanit, i përfshirë nga konflikti dhe i
izoluar ndërkombëtarisht.
Megjithëse SSA ka qenë rajoni i dytë
ekonomik me rritjen më të shpejtë pas Azisë në vitet e fundit, rritja
jashtëzakonisht e lartë e popullsisë mbi 2% në vit do të thotë se PBB-ja për
frymë është rritur shumë më ngadalë.
Për më tepër, faktorë të tillë si moti
ekstrem, trazirat politike, kontinenti ka përjetuar nëntë grushte shteti që nga
viti 2020 dhe pasiguria vazhdojnë ta pengojnë SSA-në të arrijë potencialin e
saj të plotë. 42% e shqiptarëve në rrezik varfërie më shumë se çdo vend tjetër
evropian.
Sipas një informacioni me 19 maj thuhet
se ndërsa të dhënat ekonomike flasin për një rritje të Prodhimit të Brendshëm
Bruto dhe zhvillimin e sektorëve të caktuar, një pjesë e madhe e popullsisë
shqiptare po përjeton një realitet krejtësisht të ndryshëm.
Sipas të dhënave të fundit të Eurostat
(nëpërmjet Monitor.al), Shqipëria kryeson listën për Evropën, për sa i përket
përqindjes më të lartë të popullsisë në rrezik varfërie dhe përjashtimi social
me rreth 42% të shqiptarëve që jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe
sociale.
Përkthyer në shifra, kjo arrin në më shumë se 1 milion
shqiptarë që konsiderohen se vuajnë nga një formë e rëndë varfërie.
Sipas standardeve të përcaktuara nga
Eurostat, një familje është në këtë kategori nëse nuk mund të përballojë të
paktën 7 nga 13 kushtet themelore të jetesës, të cilat ndahen në dy grupe: në
nivel individual dhe në nivel familjar.
Disa nga kategoritë përfshijnë:
- Vonesa në pagesat e qirasë, kredisë
ose shërbimeve bazë.
- Pamundësi për të shkuar me pushime
për të paktën një javë në vit.
- Mungesë të një vakti me mish, peshk
ose ekuivalent çdo dy ditë.
- Pamundësi për të përballuar një
shpenzim të papritur prej 30,000 lekësh.
- Shtëpi e ftohtë në dimër për shkak të
pamundësisë për ngrohje.
- Pamundësi për të pasur një makinë për
përdorim personal.
- Mungesë të mobiljeve funksionale ose
mundësisë për ta zëvendësuar atë.
Kosova në vendin e tretë si shteti më i varfër
Kosova zë vendin e tretë. Duke
supozuar, për qëllimet e këtij diskutimi, se është një vend sovran dhe jo një
territor i pavarur serb, Kosova kishte një të ardhur bruto për frymë prej 4,440
dollarësh në vitin 2020, duke e bërë atë
vendin e tretë më të varfër në Evropë.
Kosova, është një shtet i njohur
pjesërisht që shpalli veten të pavarur nga Serbia në vitin 2008. Rreth 30% e
popullsisë së Kosovës fiton të ardhura që bien nën kufirin e varfërisë, që do
të thotë se rreth 550,000 njerëz jetojnë në varfëri.
Përveç kësaj, Kosova kishte një shkallë
jashtëzakonisht të lartë papunësie prej 34.8% që nga viti 2016, me shumicën e
familjeve që fitonin më pak se 500 euro në muaj.
Shqipëria, është vendi i pestë më i varfër në Evropë
Shqipëria, ka një të ardhur bruto për frymë
prej 5,210 dollarësh. Pas shpërbërjes së BRSS-së në vitet 1990, Shqipëria kaloi
nga një ekonomi socialiste në një ekonomi kapitaliste të tregut.
Shqipëria, është vendi i pestë më i varfër në Evropë, ku fatkeqsisht ekonomia e saj po degradohet vazhdimisht edhe pse media e blerë nga qeveria marksiste e Dulle se Ri-Shalgjati thotë dhe shkruan se po “përmirësohet”.