Mendime
Rexhep Shahu: Përdhunimi i zgjedhjeve
E premte, 23.05.2025, 06:59 PM
Përdhunimi i zgjedhjeve të 2025
Nga
Rexhep Shahu
Për
këto që shkruaj, miq, as nuk fitoj as
nuk humbas, nuk më bën më punë, nuk më hy më në punë as fitorja as humbja e
askujt. Është vesi që më bën të shkruaj se shoh se Shqipëria nuk ka ekuilibër
politik, po polarizohet shumë dhe krimi po merr shumë pushtet.
Zgjedhjet
mbaruan por ka ndodhë si asnjëhere në këto tri dekada, fituesi ka frikë të
gëzohet, leri budallejtë që rrehin lodra edhe në mortë, dhe humbësi nuk po
ndëshkohet moralisht, pasi qeveria në këto zgjedhje u soll si përdhunues, bëri
rolin e përdhunuesit si ndaj opozitës si ndaj njerzve të kotarit të saj.
Qeveria përdhunoi opozitën, përdhunoi administratën, përdhunoi gratë e burrat e
adninistratës, përdhunoi pensionistët, përdhunoi nënësit e shkollave, pqëdhunoi
mediat kryesore të vendit, përdhunoi gjithë ishzyrtarët gazetarë tëc qeverisë
që lehin nga jashtë vendit për hesap të qeverisë.
12
vjet qeverisje nga Edi Rama me çetën e tij jo me socialistët, janë një histori
e pasuksesshme në vendin tone, një histori e përzier me krim e drogë, histori e
maskarejve që pati thirrë Edi Rama me shporrë Sali Berishën, por maskarejtë ia
futën frenin në gojë vetë Edi Ramës dhe e mbajnë peng. Ani, po i fshehim të
gjitha, por i dimë të gjithë rekordet kriminale të zyrtarëve të qeverisë. Në 12
vjet ndodhën shumë mëkate, vjedhje, paligjshmëri, shumë PPP, shumë tendera me
cmime e vlera të cmendura. Shumë zyrtarë janë në burg, gjë që dëshmon se është
vjedhë këtu nga zyrtarët, por dëshmon se edhe është ndëshkuar krimi, por duket
është ndëshkuar me leje dhe me masë. Por populli nuk ngopet në ndëshkimin e
tjetrit. Siç nuk ngopet qeveria në përdhunimin e opozitës dhe ndëshkimin e
shkatërrimin e opozitarëve. Sic nuk ngopeshin partizanët shqiptare me vrasjen e
gjermanëve saqë kur e vrisnin një gjerman, partizanët shkonin dhe e qëllonin
sërish me plumb ushtarin e vdekur gjerman, e qëllonin më me shumë trimëri e
egërsi…
Siç
nuk ngopej Edi Rama me tallje e poshtrim që u bënte turmave socialiste në
mitingjet e tij duke përdorë për fat të keq gra e vajza me përgojue Berishën.
Si ndjehen ato gra e vajza të përdorura, si ndjehen burrat e tyre, fëmijët e
tyre, familjarët e tyre…
Pra
në këto zgjedhje nuk pati efekt keqqeverisja 12 vjecare e Edi Ramës, nuk u fol
për qeverisjenm e mirë apo të keqe të Ramës, por u fol vec për urrejtje ndaj
Berishës, ndaj amerikanit që erdhi të ndihmonte PD, ndaj amerikanit të
presidentit Trump. Në këto zgjedhje tallja e kundërshtarit ishte kali i Edi
Ramës. Kundërshtari Berisha nuk ia theu hundët, nuk shkëlqeu në thyerje hundësh
kur kishte plot mundësi t’i tregonte se nuk ka kënetë në Tropojë.
Ndodhi
në këto zgjedhje edhe gjallërimi i antiamerikanizmit të nëndheshëm të
komunistëve shqiptarë që si lumë i nëndheshëm e ndihmoi qeverinë Rama. PD
kishte marrë drejtues fushate një ekspert të njohur amerikan, por Edi Rama dhe
ndjekësit e tij nga frika heshtin puplikisht për preeidentin Trump të cilin
Rama e ka quajtë fatkeqësi. Antiamerikanizmi i komunistëve shqiptarë është
prezent në Shqipëri dhe në Amerikë. Në Shqipëri e lyejnë e ngjyjnë me Soros e
pallavra por antiamerikanizmi është prezent dhe në këto zgjedhje u demonstrua.
Kush të dojë ta fshehë e mos ta pohojë, por unë e pashë antiamerikanizmin në
zgjedhje.
Sikur
12 vjetshi i drejtimit të Edi Ramës të ishte histori suksedi, ai nuk do t’i
fitonte zgjedhjet po të mos i blinte me drithë e me kripë.
Unë
mendoja se PS nuk fiton mandat qeverisës, ndonëse parti repart ushtarak, do
pakësonte pushtetin por nuk do të sfumohej sepse ka rrjeshtin dhe ka financat
pa kufi nga njerzit që i ka pasurue vetë me kushte që ta mbështesin. As PD nuk
mendoja se fiton e vetme zgjedhjet, por me gjithë opozitën dhe partitë e reja,
mendoja do të merrtnin më dhumë se PS. Mendoja për një rezultat kokë më kokë.
PD
mendoja se nuk fiton e vetme se vinte nga nje luftë e egër që ia bënë për
ekzistencë për një kohë të gjatë një dekadë, ia mbajtën me një vit burg liderin
Berisha dhe PD liderin e ka institucionin më të rendëdishëm se cdo strukturë të
saj. PD ia eleminuan senatorët e saj që duam s’duam, i ka patur senator të
fuqishëm. PD ia ofruan dhe ofroi një tufë anonimësh me xixa që nuk e dinë se si
preket vota me dorë, por mendojnë se votuesi është në Fb e rrjete sociale.
Qeveria
nuk dha llogari për asgjë. Rama e përsonalizoi fushatën kundër Berishës i cili
nuk ka qenë në pushtet asnjë ditë gjatë 12 vjetve të Edi Ramës, por duket Rama
e socialistët nuk shohin askënd tjetër në vendin tonë si kundërshtar serioz vec
Berishës. Duket se PD bëri vendnumëro 12 vjet që nga dorëheqja e Berishës në
2013. Dhe fajtor bëhet Berisha edhe pse është gjallë. Edhe sot gjithë
socialistët kërkojnë të dorëhiqet Berisha se ia duan të mirën PD.
PS
tejkaloi çdo masë në përdhunim të zgjedhjeve, tejkaloi çdo parashikim.
Sot
e shoh se i vjen turp prej turpeve që ka bërë, ka vjedhë më shumë se sa i
duhet. Ka përdhunue edhe diasporën që në shumicë nuk është socialiste, nuk ka
logjikë të jetë socialiste, por këtë ngjyrë ia dha qeveria Rama.
Diaspora
që voton qeverinë është e verbër e blerë është si i përdhunuari që e shijon
përdhunimin sepse mbron njerzit që ia ka në dorë qeveria këtu.
Përdhunimi
pisket kur sheh se të burgosurit votuan qeverinë, ky është alarm, kur sheh se
banoret e shtepive të rrezuara votuan pro atyre që ua shembën shtëpitë.
Dinjiteti i njerzve përtokë. Vrazhdësia e kryeministrit vrasëse. Ato që nuk i
blen qeveria me lekë, i blen me shumë lekë. Mashtrimi I llahtarshëm, banaliteti
ekstrem. Njerzit besojnë se të hyjmë në Europë është kaq e thjeshtë, të na
pajisë me një pasaportë të BE Edi Rama, prit gomar të mbijë bar. Më dhemb
injoranca turmave të Ramës.
Tani
pas zgjedhjeve qeveria me gazetarët e saj po zbulojnë dhe akuzojnë shkaktarin e
humbjes se opozitës që sipas tyre është Berisha.
Sali
Berisha është fitues i madh në këto zgjedhje, frymëzues i madh. Në moshën 80
vjece luftoi dhe fitoi, duke treguar se nje 80 vjecar shqiptar nuk duhette
shtrihet e të pshurret në shtrët a në mejhane, shpëtoi Partinë demokratike, që
gati po shuhej. PD nuk pati kohë të organizohej te riorganizohej, te zgjidhte
strukturat, nuk pati kohe të zgjidhte e te ftonte te zgjedhur, të mos lejonte
largimin e askujt, por pranoi të gatuante bukën me miellin që iu ofrua.
PD
eshte partia me e goditur, ndaj saj nuk pushon kurre agresioni. Ndaj ajo nuk
gjeti kohe nder vite as para ketyre zgjedhjeve te shtrihej si duhet tek
njerzit. PD per mua eshte sabotuar dhe e vonuar ne Vlore, Fier, Korce, Elbasan,
Durres, Tirane dhe kudo në Shqipëri në organizimin e saj kapilar dhe elitar. E
vonuar me u ule me njerzit, me ua kalue fuqine qytetareve jo atyre qe vijne te
hyjne ne xhep e ne gji. Vlora nuk besoj se eshte e Hysni Kapos as e
oficerave dhe policeve qe ne konmunizem
paten pushtuar ministrine e mbrojtjes e ministrine e brendeshme dhe kur kalonin
aty pari thonin me ze te larte “ministria tone” qe ta degjonin kalimtaret. Por
Vlora nuk eshte me shume e ketyre se sa e mijera vlonjateve qe ka vra e zhduke
komunizmi. Askund ne Shqiperi komunizmi nuk ka vra, zhduke e poshtrue me shume
njerez se sa ne rajonin e Vlores. Dhe vlonjatet nuk jane rracë viktimash qe e
duan xhelatin, nuk jane njerez qe e shijojne perdhunimin. Flas per popullin e
Vlores jo per te bleret me ofiqe nga Hysnite apo te bleret me tendera, e brigje
deti nga njerzit qe pasuroi nder vite nipi i Vlores, Edi Rama. PD eshte
mjaftuar me ata qe i jane ofruar pa u lodhur. PD duhet te ulet rrafsh ne Vlore
me qytetarët. Sic duhet te ulet rrafsh ne Fier me lalët - arbëreshët që janë shumica
e shtami i vendit pasi camët e kosovarët janë të zotët por nuk janë shumica e
vendit. E kështu me radhë kudo. PD i duhen militantët e thekur por edhe
intelektualët.
PS
fitoi pushtetin, PD fitoi PD, fitoi mbijetesen dhe shpetoi nga individe qe e kane
terheqe zvarre dhe në zgjedhje nuk moren as nga njemije vota.
Ish
spiunë, ish zyertare përfitues qe enden nëper vend e bote gjuajnë rrufe kunder
PD në cdo ekran se ky eshte mision i sigurimit te shtetit ta zhduke PD. Ish
zyrtare te PD te eger kunder PD. Nga PD nuk u tregohen bëmat që kanë bërë.
Ata
që nuk e duronin këtë PD sic ishte e sic është ikën prej saj, shkuan në
subjekte të tjera, krijuan subjektet e tyre, keta janë më të dinjitetshëm se
ata që nuk ikin nga PD e duan ta zotërojnë PD me kulisa.
Kategoria
më e shëmtuar po na rezulton kategoria e atyre që shajnë e mallkojnë PD e kur
dolen vete ne zgjedhje nuk ariten te merrnin as nga nje mije vota dhe ende
guxojne flasin ne publik, ende nuk fshihen nga turpi prej vetes se tyre.
Askush
nuk merret me veten askush nuk flet asnje fjale per perdhunimin e zgjedhjeve
por u fryjne borive kunder Berishes, duan te dorehiqet Berisha, mundesisht duan
te mbyllert ne shtepi te mos kete as celular as adrese FB. Dhjetra gazetare
qeverie, dhjetra faqe anonimesh nga mengjesi ne darke shkruajne te dorehiqet
Berisha, nderkohe qe PD sic eshte ka institucionet e saj, edhe në ditë të keqe
ka 50 deputetë, dhe i zgjidh vete punet e saj me kryetarin e saj. Berisha i
prish pune sigurimit te shtetit, Berishen e duan ne hell ishsigurimsat, ata e
mallkojne dhe akuzojne se Berisha e shembi komunizmin dhe favoret e tyre,
pushtetin e tyre.
Nëse
Berisha kërkon votë për president kanë të drejtë ta ndëshkojnë me votë, por PD
i di vetë punët e veta.