E diele, 01.06.2025, 05:51 AM (GMT+1)

Mendime

Luan Asllan Dibrani: Rasti Duda Balje dhe heshtja bashkëpunuese e deputetëve të nënshtruar

E hene, 26.05.2025, 06:56 PM


Kush po e degradon shtetin e Kosovës nga brenda? Rasti Duda Balje dhe heshtja bashkëpunuese e deputetëve të nënshtruar

Nga Luan Asllan Dibrani

Në një shtet të vogël, por me plagë të mëdha si Kosova, nuk mjaftojnë vetëm kërcënimet e hapura nga Serbia apo Rusia për të shkatërruar një komb. Rreziku më i madh vjen kur përfaqësuesit institucionalë shndërrohen në zëdhënës të agjendave të huaja ekstremiste. Dhe ndër ta, një figurë që me të drejtë po shkakton revoltë të gjerë qytetare është deputetja Duda Balje.

Jo vetëm që kjo figurë është bërë pengesë për konstituimin e Kuvendit, por ka kohë që përmes paraqitjeve të saj publike dhe fushatave të orkestruara mediatike, po imponon një agjendë të rrezikshme: islamizimin e hapësirës publike, veçanërisht të sistemit arsimor, duke kërkuar legalizimin e shamisë në shkolla për vajzat e mitura. Një kërkesë që është më shumë provokim ideologjik se sa kauzë për të drejtat e njeriut.

Por kjo nuk ndalet me aq. Zonja në fjalë është bërë simbol i shfrytëzimit të trupit të gruas jo për të fuqizuar zërin femëror në politikë, por për të manipuluar opinionin, për të zhvendosur debatin dhe për të turpëruar institucionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në vend të përmbajtjes politike, ajo ofron spektakël; në vend të argumentit, ajo ofron teatër të trashë me veshje ekstravagante dhe provokime vizuale që kanalizohen në media të caktuara, shumë prej të cilave financohen nga burime të dyshimta nga jashtë.

Është shqetësuese të shohësh se si një pjesë e mediave të Kosovës, në vend që të mbrojnë interesin publik dhe laikësinë e shtetit, japin prioritet pikërisht këtyre figurave destruktive, duke u bërë zgjatim i një propagande që përçon ndikim të thellë islamik dhe që rezonon me strukturat e vjetra të Bashkësisë Islame të Serbisë, të Bosnjës, dhe rrjeteve islamiste që nuk kanë të bëjnë aspak me Kosovën.

Më e dhimbshme është se si disa deputetë shqiptarë, të pa kurriz dhe pa identitet, po rreshtohen rreth kësaj figure. Në vend se ta sfidojnë me argument dhe t’i dalin zot shtetit që përfaqësojnë, ata i sillen rreth saj si hije të gjalla, duke u bërë jo vetëm vegla të nënshtrimit islamik, por edhe bashkëpunëtorë të heshtur të agjendave antishtetërore.

Kjo heshtje e turpshme, ky oportunizëm politik, është një dhunë e re ndaj shtetit. Sepse sot, në vend që Kuvendi të merret me zhvillimin ekonomik, arsimin e shkencën, ai është kthyer në një platformë të përplasjeve identitare të frymëzuara nga organizata që me plot gojën mund të cilësohen si ekstremiste, madje me elemente të ideologjisë së organizatave terroriste islamike, të cilat veprojnë në Kosovë dhe në trojet shqiptare përmes kanaleve që e kanë humbur kontrollin institucional.

Si shoqëri, nuk kemi më luksin të heshtim. Ne kemi argumente të pafundme për të treguar se kjo qasje është kërcënim për sigurinë kombëtare. Kemi përditë qytetarë që ngrisin zërin, që alarmojnë për këtë infektim të rrezikshëm të politikës, por që përballen me sulme, etiketime dhe përbuzje – ndërsa figurat e këtij kalibri, si Duda Balje, mbrohen, promovohet dhe lavdërohen nga mekanizma të errët jashtë dhe brenda Kosovës.

Kjo nuk është më vetëm çështje politike, por çështje kombëtare. A do ta lejojmë Kosovën të bie në duart e islamizmit politik që nuk njeh komb, nuk njeh flamur dhe nuk njeh kufij, apo do ta mbrojmë shtetin tonë, frymën europiane dhe trashëgiminë e dëshmorëve me dinjitet?

Koha është tani. Heshtja është bashkëfajësi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Eshref Ymeri: Dy fjalë për shtetasin serb Nexhmedin Spahiu Gani Qarri: Kush i hapi rrugët nga kalojnë terroristët Llesh Ndoj: Ça dukesh apo…? Kalosh Çeliku: Babën ua dimë, jo dhe nënën Skender Jashari: Postimet, shpërndarjet, komentet që inkurajojnë-nxisin a glorifikojnë terrorizmin Luan-Asllan Dibrani: Nga Zëri i Kombit te Zëdhënësi i Kalifatit Idriz Zeqiraj: Votimi i fshehtë është shenjtëria e demokracisë Rexhep Shahu: Përdhunimi i zgjedhjeve Fritz Radovani: Turpi edhe perseritet! Nikoleta Kovaçi: Në Spaç, në vendbanimin e harruar të shpirtrave të Lirisë! Kalosh Çeliku: Dashuria platonike e partive politike shqiptare Reagim Publik nga Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës, Lidhur me rastin e refuzimit të regjistrimit të një fëmije me Sindromën Down Gjon Keka: Kosova don me hy në librin e Guinness për cirkun e seancave të përsëritura të Kuvendit Nikoleta Kovaçi: Regjimi stallor që prodhoi turpin elektoral! Federata e Arbërisë: Thirrje për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në një Shtet të Vetëm Klajd Kapinova: 1 milion skllëver shqiptarë që vuajnë nga forma e varfërisë së rëndë, votojnë për mafien politike dhe shkaktarët e barktharjes së tyre Klajd Kapinova: Imzot James Martin, është një Jezuit Amerikan i cili fatkeqsisht Themeloi Ministrinë e Shtrirjes së Plotë të LGBTQ+ në kishat katolike Federata e Arbërisë: Dënojmë aktin vandal ndaj figurës së Komandant Ridvan Qazimit – Lleshi dhe theksojmë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Serbi dhe Sanxhak Fahri Xharra: Avala e Beogradit një kodër skordiske Mihal Gjergji: Kominterni shqiptar

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx