E shtune, 31.05.2025, 08:51 AM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Kush i hapi rrugët nga kalojnë terroristët

E hene, 26.05.2025, 06:54 PM


Kush i hapi rrugët nga kalojnë terroristët

Nga Gani Qarri

Athua pse u shkarkua ministri Arbër Vokrri, e kërkoj këtë KFOR-i, apo ministri jashtëm serb Gjuriq, në takimin me Spahiun në Beograd, dy çështje këto, në dukje të ndryshme por që ndërlidhen fort, në perceptim dhe terren ndërmjet veti, për të cilat qeveria dhe elita intelektuale e vendit, duhet të japin një përgjigje adekuate për qytetarët e Kosovës.

A propo në fakt, lajm "bombastik" do duhej të përbënte rasti i heshtur, i veprimeve të pakuptimta të KFOR-it, i cili vetëm para disa ditësh, po ky KFOR, i gjithëfuqishëm që vazhdon ta mbajë akoma forcërisht e me cinizëm, të bllokuar Urën mbi Lumin Ibër, dhe nuk lejon qarkullimin e lirë të automjeteve në Mitrovicë-qytetin e Minatorëve tanë heroik, që u fut në histori, në momentet më të rënda për vendin, kur minatorët shqiptar vunë në rrezik jetën e vet për mbrojtjen e Kosovës, çuditërisht pa asnjë diskutim paraprak me Institucionet shtetërore të Kosovës dhe kokë më vete hapi pikërisht rrugën ilegale të përdorur nga kryeterroristi Millan Radojçiq me bandën e mercenarëve të tij, për kryerjen e agresionit të terrorist, të 24 shtatorit 2023, madje çuditërisht:-Duke e bërë të kalueshme edhe për automjete, ndoshta që terroristët serb, të mos lodhen duke ecur këmbë, kur ata futen nga Serbia me mision për kryerjen e akteve terroriste në Kosovë!

Të njëjtën Rrugë të "famshme", e cila u përdor edhe me 24-shtator të vitit 2023, në mënyrë që terroristët serb të Radojçiqit & Co, të kalojnë sa më lirshëm madje edhe me automjete, që të mos e shpenzojnë energjinë fizike, gjatë futjes nga Serbia, akt që alarmon fort, se o mund të jenë afër, ose janë në përgatitje e sipër, aktet e reja terroriste të mercenarëve të Vuçiqit dhe bashkëkriminelve të Radojçiqit në Kosovë, të grupit terrorist serb me , të cilët para mese dy vitesh, në krye me kryeterroristin Millan Radojçiq kryen agresionin e hapur territorial në Banjë të Zveçanit, dhe vranë policin në detyrë, tani hero i Kosovës rreshterin Afrim Bunjaku.

Rrugë të cilën pas agresionit terrorist të 24 shtatorit 2023, departamenti i Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë i Policisë së Kosovës, e kishte mbyllur për të parandaluar futjen e kriminelëve serb nga Serbia, për përsëritjen e akteve terroriste në Kosovë, kontrabandën dhe kalimin me automjete, të grupeve terroriste serbe, që mund të ndërhyjnë përsëri nga Serbia, për të cenuar serish paqen dhe sigurinë e shtetit të Kosovës.

Po këto ditë edhe Misioni Vëzhgues i Bashkimit Evropian në raportin përfundimtar për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, deklaroj decidivisht se procesi i zgjedhjeve parlamentare aq të qeta e konkurruese në Republikën e Kosovës, përveç organizimit të dobët të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u dëmtua edhe nga veprimet e Grenellit dhe ndërhyrjet e kundërligjshme të Serbisë hegjemoniste, por habit fakti se si-për as për këto ndërhyrje, nuk deklarohet, në mënyrë kritike asnjë përfaqësues ndërkombëtar?!

E nuk është më vetëm ndikimi në zgjedhje nga jashtë, por më tepër janë ndërhyrjet në çështjet e brendshme dhe nxitjet e vazhdueshme nga Serbia fashiste të akteve terroriste të kriminelëve serb, në Republikën e Kosovës, si agresioni terrorist serb i 24 shtatorit më 2023 ku u vra polici në detyrë Afrim Bunjaku dhe akti tjetër terrorist i eksplodimit në kanalin e Ibër Lepencit në mbrëmjen e 29 nëntorit 2024, që përveçse dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, rrezikoi gati 40% të banorëve të Republikës së Kosovës të mbeteshin pa ujë dhe energji elektrike në klimën më problematike të stinës së dimrit.

Andaj habit fort fakti se si kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrrin, heroin e heshtur-që për vite ka punuar natë e ditë dhe ka kontribuar më së shumti në rivendosjen e rendit e të ligjit, si dhe në ruajtjen e qetësisë dhe mbarëvajtjen e gjendjes politike në veri të Kosovës, vetëm pse paska thënë një të vërtet të ditur dhe të patjetërsueshme, të cilën siç deklaron vet z. Vokrri, ka mbi një vit që ai vet edhe e ka publikuar në rrjetet sociale dhe faqen e Fb-s, së tij.

Aktet pro-serbe të përfaqësuesve dhe bashkëpunëtorëve të caktuar të misioneve ndërkombëtare në Kosovë, të cilat jo vetëm se janë të njohura publikisht, por dhe ka vite që i shkaktojnë edhe probleme të mëdha dhe kokëçarje të vazhdueshme shtetit të Kosovës, si shtetasi rus Mikhail Krasnoshchenkov i involvuar në stafin ndërkombëtar të Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK), i cili qysh para 6 vitesh, i bllokoi rrugën Policisë me "Furistradë" të UNMIK-ut, të cilin Kosova, për veprimet e tij, ishte detyruar ta shpallte person "non-grata" dhe urdhërojë që ta lëshonte territorin e Republikës së Kosovës,  për shkak të pengimit të Policisë së shtetit tonë në kryerjen e detyrave dhe zbatimin e ligjit e të rendit kushtetues të Kosovës.

Edhe me rastin e shkarkimit të z.Vokrri, një gjë duhet ta di mirë, qeveria dhe kryeministri në detyrë, se faktet nuk mund të ndryshohen as me shkarkim të z.Vokrri, veçanërisht kur merret parasysh konsiderata e lartë që kanë qytetarët e Kosovës, për punën e shkëlqyer dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Arbër Vokrrit, njërit nga ministrat më të mirë, që ka punuar shumë dhe ka heshtur pothuajse gjatë gjithë kohës, një Hero i Heshtur, i cili e ka kryer detyrën më së miri dhe asnjëherë nuk ka zhurmuar as falënderuar vetveten, siç bëjnë shumë ministra, apo edhe administrator të thjeshtë lokal.

Shto gjithë kësaj faktin se nuk ishte vetëm rusi Krasnoshchenkov, që mbante qëndrime të hapura, kundër shtetit e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës duke penguar edhe fizikisht zbatimin e rendit e të ligjit  nga policia, por siç u vërejt edhe në Mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pothuajse ngjashëm me misionarët rus, sillet e vepron edhe shefja e re e misionit të tejkaluar-UNMIK, shtetasja arabe C. Ziadeh nga Libani e cila qysh nga katapultimi në këtë post, u përmbahet me besnikëri të palëkundur vijave të diskursit propagandues anti-Kosovë, të Serbisë hegjemoniste.

Kosova, më 22 tetor të vitit 2021 ishte detyruar ti  shpallte persona non grata edhe Alexei Krivoshevin e Denis Vengerskiin, dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse dhe për shkak të aktivitetit të tyre anti-kosovë me të cilin kishin cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, i kishte dëbuar nga Kosova.

Madje njëri nga po këta diplomat rus, Alexey Krivosheev, ishte dëbuar qysh në fillim të ati viti edhe nga Shqipëria.

Madje shefja arabe e UNMIK-ut, "hanëmi"-Ziadeh në vend se ta vlerësoi rivendosjen e rendit e të ligjit, ndalimin e organizatave terroriste serbe si të ashtuquajturat "mbrojtje civile" apo " e ashtuquajtura tjetër kuislinge "brigadë e veriut" dhe dëbimin e bandave kriminale të kryeterroristit Millan Radojçiq, çuditërisht ajo insiston në kinse rrezikimin e pakicës serbe në Kosovë, duke u shprehur arbitrarisht, e "brengosur thellë", jo për ndërhyrjet e vazhdueshme të Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës, as për sulmet terroriste serbe brenda territorit të Republikës së Kosovës edhe kur me aktet terroriste të kriminelëve serb të nxitur nga Serbia, vriten policët tanë në detyrë, por për mosthemelimin e "zajednicës" kundërkushtetuese serbe, që të jetësohet edhe një "republika srpska" dhe bëhet përfundimisht bosnjëzimi i Kosovës!

Kështu që vërtetë më habit shumë vendim i Qeverisë në detyrë, i cili vjen një ditë pas deklarimeve të të vërtetës së madhe të z. Arbër Vokrri, që ta kuptojë edhe populli i Kosovës, se përveç këtyre, që u cekën më lartë, ka edhe diplomatë të tjerë dhe përfaqësues pro-serb e pro-rus në kuadër të institucioneve ndërkombëtare, për të cilët ai posedon fakte dhe argumente bindëse, për akte të njëjta apo thënë më butë-të përafërta anti-Kosovë, duke e apostrofuar edhe me emër e mbiemër, pikërisht Shefin e Zyrës së BE-së, ambasadorin pro-rus Aivo Orav, veprimet e të cilëve, nuk është kurrfarë risie, se kanë nxitur edhe trazira në veri të vendit tonë, me qëllim të paraqitjes së gjendjes, në veri, si të pa stabilizuar akoma, në mënyrë që Kosovës të mos i hiqen edhe më tej masat e padrejta dhe të vendosura njëanshëm nga BE, në vend se ato masa apo edhe më të ashpëra, ti vendoseshin Serbisë, për problemet politike që Vuçiq shkakton në vijimësi, nga Bosnjë Hercegovina deri në Mal të Zi dhe Kosovë.

E derisa është thënë publikisht një e vërtetë e madhe nga një ministër i guximshëm si Arbër Vokrri, nuk është më, me aq rëndësi, nëse deklaratat e ministrit Vokrri, përfaqësuakan apo jo qëndrimet e Qeverisë, por me rëndësi të pazëvendësueshme për popullin e Kosovës është e vërteta mbi shkaktarët e nxitjes së trazimit të gjendjes dhe mbajtjen me çdo kusht të "status quo-s" në veri, e jo ndryshimi i qëndrimeve të qeverisë, për flijimin e një ministri të devotshëm, që ka dhënë aq shumë për vendosjen e rendit e të ligjit dhe shtrirjen e shtetësisë së Kosovës në këtë pjesë të patjetërsueshme të territorit të vendit tonë.

Dhe siç është plotësisht e besueshme deklarata e ministrit Arbër Vokrri, po aq e vërtetë e pamohueshme, që "preket" e shihet me sy dhe është dëshmuar edhe me argumente autentike nga vendi i ngjarjeve, është e VËRTETA tjetër e patjetërsueshme, se vet KFOR-i, i cili në njërën anë, në mjedis të qytetit të dytë më të madh të Kosovës, bllokon Urën mbi Lumin Ibër në Mitrovicën e minatorëve tanë heroik, që lidhë dy pjesët e Qytetit Historik dhe legjendar të veprimeve të njohura patriotike në kohët më të vështira për Kosovën, në anën tjetër po ky KFOR, me buldozer e makina të rënda, hapë rrugët ilegale në veri të Kosovës, duke hapur të parën, pikërisht rrugën e përdorur nga grupet kriminale serbe të kryeterroristit Millan Radojçiq, përgjegjës për agresionin territorial në Banjë të Zveçanit, në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë kontrabandimin e armëve e municioneve të gjithfarë llojshmërie dhe ta ruajnë energjinë për veprime terroriste e të mos lodhen duke ecur këmbë, kur futen nga Serbia, për të kryer sulme dhe aksione terroriste në Kosovë!

Andaj këtë veprim të habitshëm të qeverisë, nuk e kuptojë, as nuk dua ta komentojë, për vet faktin se, në vend që qeveria dhe kryeministri Kurti, para se të shkarkojnë ministrat më të mirë të vendit, të cilët kanë dhënë aq shumë kontribut për qetësimin e gjendjes dhe shtrirjen e shtetësisë së Kosovës edhe në veri të saj, si z. Arbër Vokrri, të dalin para qytetarëve dhe tu shpjegojnë atyre se si ka mundësi që KFOR-i, i cili mbanë ushtarët me autoblinda në mes të Urës së Ibrit dhe nuk lejon hapjen e urës së qytetit të Minatorëve tanë trima, as pas 26 vitesh të çlirimit të Kosovës, i njëjti KFOR, kokë më vete, pa asnjë koordinim dhe bashkëpunim me Qeverinë as institucionet tjera të Kosovës, hapë rrugët ilegale në veri, e madje ndër të parat, hapë pikërisht rrugën e përdorur nga kryeterroristi Millan Radojçiq me bandën e tij, mu natën kur kryen agresion territorial kundër vendit tonë dhe vranë edhe policin në detyrë, tani hero i Kosovës Rreshterin Afrim Bunjaku, duke e përshtatur atë edhe për kalimin e automjeteve ilegale, në mënyrë që terroristët serb të Millan Radojçiqit & Co, të mos lodhen duke ecur këmbë dhe ta ruajnë gjithë energjinë fizike kur futen nga Serbia, për të kryer, në mënyrë sa më efikase, aktet terroriste në Kosovë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Llesh Ndoj: Ça dukesh apo…? Kalosh Çeliku: Babën ua dimë, jo dhe nënën Skender Jashari: Postimet, shpërndarjet, komentet që inkurajojnë-nxisin a glorifikojnë terrorizmin Luan-Asllan Dibrani: Nga Zëri i Kombit te Zëdhënësi i Kalifatit Idriz Zeqiraj: Votimi i fshehtë është shenjtëria e demokracisë Rexhep Shahu: Përdhunimi i zgjedhjeve Fritz Radovani: Turpi edhe perseritet! Nikoleta Kovaçi: Në Spaç, në vendbanimin e harruar të shpirtrave të Lirisë! Kalosh Çeliku: Dashuria platonike e partive politike shqiptare Reagim Publik nga Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës, Lidhur me rastin e refuzimit të regjistrimit të një fëmije me Sindromën Down Gjon Keka: Kosova don me hy në librin e Guinness për cirkun e seancave të përsëritura të Kuvendit Nikoleta Kovaçi: Regjimi stallor që prodhoi turpin elektoral! Federata e Arbërisë: Thirrje për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në një Shtet të Vetëm Klajd Kapinova: 1 milion skllëver shqiptarë që vuajnë nga forma e varfërisë së rëndë, votojnë për mafien politike dhe shkaktarët e barktharjes së tyre Klajd Kapinova: Imzot James Martin, është një Jezuit Amerikan i cili fatkeqsisht Themeloi Ministrinë e Shtrirjes së Plotë të LGBTQ+ në kishat katolike Federata e Arbërisë: Dënojmë aktin vandal ndaj figurës së Komandant Ridvan Qazimit – Lleshi dhe theksojmë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Serbi dhe Sanxhak Fahri Xharra: Avala e Beogradit një kodër skordiske Mihal Gjergji: Kominterni shqiptar Idriz Zeqiraj: Zbatharakët dhe brekëgrisurit e djeshëm, u bënë milionerët e sotëm! Nue Oroshi: Humbja e idealizmit

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx