Mendime
Skender Jashari: Postimet, shpërndarjet, komentet që inkurajojnë-nxisin a glorifikojnë terrorizmin
E diele, 25.05.2025, 06:58 PM
Postimet, shpërndarjet, komentet që inkurajojnë-nxisin a glorifikojnë terrorizmin
Nga
Skender Jashari
Me rritjen e vetëdijës së Kombit tonë
dhe me fillimin e iniciativave për Kthimin në Fenë e të Parëve, dolën në pah
edhe një numër grupesh radikale, ekstremistë e terroristë islamike, të cilat
kryesisht të lidhura me agjenturat e Serbisë (si rasti i grupit të terroristit
të dënuar, hoxhës Zeqirija Qazimit, apo Hysri Selimit etj). Ashtu edhe grupit
terrorist të Rinisë Islame të Kaçanikut, e cila kishte edhe disa grupe të tjera
simotra. Një grup tjetër i dyshuar për lidhje me terrorizmin, e që posedonte
edhe një faqe në mediet sociale e quajtur “Lëvizja antiislamofobie” u vu në
pah, për krijimin e “listës së zezë” në të cilën ishin përfshirë një numër prej
më shumë se 500 personash. Duke qenë se në dy-tre vende, kjo listë kishte përfshirë
emrin tim, më ka bërë që ta hetoja në detaje.
Prej saj kisha gjetur ekzistimin e grupit
terrorist islamik dhe veprimtarinë kriminale të tyre.
Ekzistenca e grupit terrorist islamik, është
për faktin që në mënyrë të organizuar veprojnë dhe kordinojnë veprimet e tyre
kriminale dhe terroriste. Lehtësisht mund të identifikohen se grupi i tillë, është
i përbërë nga më shumë se 5 pesona aktiv. Mes tyre një nga Kaçaniku por me
banim në Gjermani, që ishte pjesë e një partie të vogël, radikale politike në
Kosovë, e që së paku edhe disa pjestarë të këtij grupi gjenden në vende të
ndryshme të Europës Perëndimore, derisa pjesa më e madhe e pjestarëve aktiv të këtij grupi
gjenden në Kosovë( në Prishtinë, Fushë Kosovë, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Istog,
Kaçanik) por edhe në Maqedoninë e Veriut
si dhe në Mal të zi etj. Karakteristikë e këtij grupi është: se shumica e tyre
i takojnë partisë së njejtë politike.
Veprimtaria kriminale dhe terroriste e
këtij grupi është: që ishte grup propagandues i terrorizmit islamik; që bënte
propagandën e tillë me qëllim të nxitjes së akteve konkrete terroriste islamike
kundër personave konkret( këtë e bënte kryesisht përmes publikimit të adresave
të vendbanimeve të këtyre personave dhe jo vetëm); që propagandonte radikalizëm,
ekstremizëm dhe terrorizmin islamik; që propagandonte pro terrorizmit islamik
Palestinez( duke u thirrë në gjoja viktimat civile të atij konflikti); që
propagandonte propaganda agresive dhe të ndaluara pro-turke, pro-erdoganiste,
pro-ruse, pro-vehabiste etj; që mbështeste grupin terrorist Rinia Islame e
Kaçanikut etj.
Tashmë dy prej tyre janë arrestuar nga
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, uroj që me bashkëpunim
ndërkombëtar përmes “ndihmës juridike” të kërkohet edhe procedimi penal i
menjëhershëm edhe ndaj pjestarëve të tjerë kryesor të këtij grupi terrorist. Ky
grup e pakta që do duhej të akuzohej është për propagandë terroriste islamike,
por patjetër do duhej të akuzohen edhe për shtytje në kryerje të akteve
terroriste islamike dhe për nxitje të urrejtjes e mosdurimit.
Kushdo që në rrjetet sociale a në
medie, në deklarime private a publike etj, propagandon, shpërndan, komenton në
mbështetje, apo inkurajon, qoftë me qëllim a paqëllim, në vendet e BE-së,
seriozisht rrezikon ndjekjen penale dhe pasojat të tjera, sidomos dëbim për në
vendin e origjinës. Një praktikë e tillë, duhet zbatuar edhe në Republikën e
Kosovës dhe Shqipërisë.
Republika e Kosovës dhe Trojet tona në
përgjithësi, janë edhe sot, kufiri mes dy blloqeve, asaj të Lindjes( që
përbëhet nga Rusia, Serbia dhe ideologjia islame) dhe në anën tjetër
Perëndimit( që përbëhet nga vendet perëndimore dhe Shqiptarët). Kjo për faktin
e të qenit të Serbisë si dorë e zgjatur e Rusisë dhe Islamit politik. Një ndasi
të tillë e shohim fare qartë. Luftën që blloku lindor, e bënë kundër
perëndimit, mes tjerash përfshinë edhe “luftën online”. Duke qenë se është duke
u zhvillu tashmë “Lufta e III Botërore” e ajo është shumë më reale si “Lufta e
III Botërore Online” pjesë e së cilës pothuajse është secili nga qytetarët.
Pasiqë “lufta online” edhe në doktrinat ushtarake, është relativisht e re, por
që vlerësohet maksimalisht dhe tepër e rëndësishme. Lufta “online” përfshinë
luftën kibernetike, luftën informative( ku përfshihet propaganda, dezinformimi,
minimi i kredibilitetit të informacionit armik etj), luftën elektronike,
sigurimin e informacionit, etj.
Blloku perëndimor, ka marr veprime
institucionale, për ta kufizu, parandalu dhe luftu “luftën online” të armikut.
Institucionet dhe Organizatat më të rëndësishme ndërkombtare, përfshirë edhe
OKB-ën, nga 2012, kanë trajtuar me theks të veçantë propagandën terroriste.
Edhe pse propaganda në vetëvete nuk është aktivitet i ndaluar, e që përfshihet
edhe në parimet bazë të ligjit ndërkombtar për mbrojtjen e të drejtave
fundamentale të njeriut, në lirinë e
shprehjes, që garantohet e drejta individuale për të shprehë opinionin apo për
të shpërndarë përmbajtjen e cila mund të kundërshtohet nga të tjerët, e që mund
të jenë subjekt i disa kufizimeve, si sa i përket kategorive të caktuara të
përmbajtjes eksplicite seksuale me qëllim të mbrojtjes së grupeve vulnerable si
dhe përjashtimeve që sigurohen me ligj e që janë të nevojshme siç parashihen në
nenin 19, paragrafi 3 i Paktit ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike.[1] Derisa në
nenin 19, paragrafi 2, të Paktit ndërkombëtar për të drejtat civile dhe
politike, garantohet që “secili duhet të drejtën e lirisë së
shprehjes, e që përfshinë lirinë e kërkimit, marrjes dhe përhapjes së
informacioneve dhe ideve të të gjitha llojeve, pavarësisht nga kufijtë, qoftë
me gojë, me shkrim, në formë të shtypur ose artistike, ose çdo mjet tjetër të
zgjedhur prej tij”, por që mund të ketë disa kufizime, siç theksohen në
paragrafin 3, :”(a) P?r respektimin e t? drejtave ose t? reputacionit t? t? tjer?ve;
(b) P?r mbrojtjen e siguris? komb?tare, t? rendit publik, t? sh?ndetit ose t?
moralit publik.”
Me qëllim të reduktimit të përmbajtjeve
të ndaluara në internet, më 15 qershor 2017, Parlamenti Europian, kishte
kërkuar forcimin e masave për gjurmimin e përmbajtjeve ilegale dhe të dëmshme
dhe se Këshilli Europian kishte përmisuar detektimin automatik dhe heqjen e
përmbajtjeve që nxisin aktet terroriste. Në përmbajtjen e tij, trajtoheshin edhe
termet specifike, që ishin propozuar si: definimi i përmbajtjes terroriste ose
materialit dhe informatave që nxisin, inkurajojnë ose avokojnë kryerjen ose
kontribojnë në kryerjen e veprave terroriste, ose sigurojnë instruksione për
kryerjen e veprave të tilla ose promovojnë pjesëmarrjen në aktivitetet e
grupeve terroriste, pastaj ishin trajtuar edhe terme të tjera.[2] Komiteti për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punë të
Brendshme(LIBE), adoptoi propozimet për rregulloren e Parlametit Europian dhe
Këshillit për parandalimin e shpërndarjes së përmbajtjeve terroriste në
internet.[3]
Me këtë rast përkufizohej edhe termi
përmbajtje terroriste, e që thuhej se legjislacioni do ta mbulojë materialin
inter alia:
nxitjen për kryerjen e një vepre penale nga glorifikimi i akteve
terroriste,
nxitjen e personave që të marrin pjesë në aktivitetet e grupit
terrorist, përfshirë edhe sigurimin e informacioneve dhe resurseve materiale,
ose me financimin e aktiviteteve në çfarëdo mënyre;
sigurimin e instruksioneve për prodhimin, ose përdorimin e eksplozivëve,
armëve ose armëve të tjera ose substancave të dëmshme a të rrezikshme për të
kryer vepra penale terroriste.[4]
Në Britani të
Madhe, është bërë një iniciativë, për inkriminimin e posedimit të propagandës
terroriste që e glorifikon ose e inkurajon
ekstremizmin.[5] Gjegjësisht
Britania e Madhe ka bërë një hap shumë të rëndësishëm, duke hapur faqe zyrtare
për raportimin e materialeve në internet që promovojnë ekstremizmin ose
terrorizmin, e që shpjegohet që mund të jenë: artikuj, fotografi, fjalime ose
video që promovojnë terrorizmin ose inkurajojnë dhunën, pastaj faqet e
internetit të bëra nga terroristët ose organizatat ekstremiste, video të
sulmeve terroriste.[6] Tashmë
kemi parë, edhe disa dhjetëra raste të arrestimeve e dënimeve të
propaganduesëve terrorist islamik, në shumë vende të BE-së.
Kurse tashmë në
shumë vende perëndimore, protestat në mbështetje të Palestinës, janë ndaluar
dhe eksponentët e tyre janë dëbuar.
Vendet tona, akoma nuk kanë bërë
veprime konkrete në lidhje me radikalizmin dhe ekstremizmin islamik, ashtu nuk
ka inkriminuar si vepër të veçantë penale “propagandën terroriste.” Edhe pse
“propaganda për terrorizëm” e sanksionuar edhe në Kodin Penal të Republikës së
Kosovës, në nenin 134, e emërtuar “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”,
që përkufizohet:” Kushdo që shpërndan, ose në ndonjë mënyrë tjetër mundëson me çdo
mjet, mesazhin për publikun, me qëllim që të shtytë kryerjen e aktit terrorist,
kur sjellja e tillë pavarësisht nëse avokon drejtpërdrejtë ose jo aktet
terroriste, shkakton rrezikun që një ose më shumë vepra të tilla të kryhen,
dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.” E që kjo sipas
shpjegimin të Komentarit të Kodit Penal të Republikës së Kosovës:” Kjo
vepër penale konsiderohet se kryhet në rastet kur ndokush në mënyrë publike,
ose me anë të mjeteve të informimit publikë thërret, ose dërgon mesazh me
qëllim që të shtytë persona të pa përcaktuar që të kryejnë vepra terroriste.
Ftesa, mesazhi apo rekomandimi për të kryer akte terroriste mund të jetë i
drejtpërdrejtë apo i tërthorët. Me rëndësi është që thirrja apo mesazhi të jetë
publik dhe me aso përmbajtje, aso natyre dhe performance të cilat shkaktojnë
rrezik që ndaj një apo më shumë personave të kihet për qëllim që të ushtrojnë
ndikim për të kryer një apo më shumë vepra terroriste.”[7] E që
mrekullisht është shpjeguar në komentimin, ku vazhdon:” Vepra konsiderohet se është
kryer, është përfunduar me vetëm faktin e ndërmarrjes së veprimit me qëllim që
të ndikohet tek personi apo personat tjerë të kryejnë akte terroriste. Pra, për
ekzistimin e kësaj vepre nuk është e domosdoshme që edhe të jetë kryer një apo
më shumë vepra terroriste.”[8] Dhe se:” Këtë
vepër penale mund ta kryejë çdo person dhe kryhet me dashje direkte, por mund
të kryhet edhe me dashje eventuale.”[9]
Por për fat të keq, deri më tash, asnjë
rast nuk kemi pasur të ndjekjes penale të terroristëve islamik që
propagandojnë. Mirëpo kam disa raste, që terroristët e tillë, kam arritur me i
ndjek penalisht në disa vende të BE-së, prandaj sa herë kam pa raste të
postimeve të tilla në rrjetet sociale, që i janë drejtuar kundër ndonjë
qytetari tonë, i kam këshilluar që të denoncojnë në polici.
Më:24.05.2025
Skender
Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet
e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin
komuna e Bujanocit.
Master
drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
[1] The use of the Internet for terrorist purposes, UNODC, In collaboration with the United Nations Counter-Terrorism Implementation Task Force, 2012, (qasje online: https://www.unodc.org/documents/frontpage/Use_of_Internet_for_Terrorist_Purposes.pdf), faqe 3-4, paragrafi 3.
[2] 2018/0331(COD), Preventing the dissemination of terrorist content online,(qasje online: https://oeil.secure.europarl.europa.eu/oeil/popups/printficheglobal.pdf?id=695896&l=en), faqe 4.
[3] 2018/0331(COD), Preventing the dissemination of terrorist content online,(qasje online: https://oeil.secure.europarl.europa.eu/oeil/popups/printficheglobal.pdf?id=695896&l=en), faqe 4.
[4] 2018/0331(COD), Preventing the dissemination of terrorist content online,(qasje online: https://oeil.secure.europarl.europa.eu/oeil/popups/printficheglobal.pdf?id=695896&l=en), faqe 4.
[5] Home Office proposes offence of possessing terrorist propaganda, Haroon Siddique and Jamie Grierson
Tue 14 Jan 2020,(qasje online: https://www.theguardian.com/uk-news/2020/jan/14/home-office-proposes-offence-of-possessing-terrorist-propaganda).
[7] Komentari Kodit Penal të Republikës së Kosovës,Salihu, Ismet and Zhitija, Hilmi and Hasani, Fejzullah (2014), faqe 396, paragrafi 1.
[8] Komentari Kodit Penal të Republikës së Kosovës,Salihu, Ismet and Zhitija, Hilmi and Hasani, Fejzullah (2014), faqe 396, paragrafi 4.
[9] Komentari Kodit Penal të Republikës së Kosovës,Salihu, Ismet and Zhitija, Hilmi and Hasani, Fejzullah (2014), faqe 396, paragrafi 5.