E marte, 03.06.2025, 06:06 AM (GMT+1)

Mendime

Albert Zholi: Bisedë e pabesueshme me një rus dhe Adem Jashari

E marte, 27.05.2025, 06:52 PM


BISEDË  E PABESUESHME ME NJË RUS DHE ADEM JASHARI

Nga Albert Z. Zholi

Atë mëngjes marsi 2001, së bashku me një shok, shkuam në Durrës për të bërë një vizitë te një mik i përbashkët. Moti ishte i ftohtë dhe binte një shi i imët. Takimin e kishim lenë aty ku pritej rruga e Durrësit me atë të Plazhit. Për t'ju shmangur shiut hymë në një lokal aty pranë, që mbante emrin "Kosova". Zumë vend në një tavolinë në hyrje të lokalit. Mbas pak erdhi edhe shoku që prisnim. Në tavolinën në krah, na dëgjonte një burrë rreth të pesëdhjetave. Nga pamja e jashtme dukej që ishte i huaj, madje nga vendet nordike dukej. Herë shikonte nga ne, herë nga një portet i madh i Adem Jasharit, vendosur mbi kokat tona. Për koiçidencë ajo ditë përkonte me trevjetorin e rënies së tij. I huaji shkruante e shkruante sikur të njihte gjuhën tonë. Pas pak ai u ngrit nga vendi dhe u afrua te ne.

-Ju lutem mund të rri me ju, jam një mik i shqiptarëve-foli me copa fjalësh shqip duke na buzëqeshur.-jam nga Rusia-miq bashkë-vazhdoi me mundësinë e tij të komunikimit.

-Nga jini?

-Jam nga Moska. Më quajnë Aliosha. Gazetar jam. Babai im ka qenë oficer në Shqipëri, në Pashaliman. Ai më ka folur shumë për popullin tuaj. Ma la amanet ta vizitoja vendin e shqiponjave...Nisa të mësoja vetë shqip. Dëgjoja vazhdimisht Radio-Tiranën. M'u kundërvunë shumë në vendin tim, kur flisja me admirim për shqiptarët. Më vinte inat që nuk e kuptonin realitetin. Kur nisi lufta isha përkrah të drejtës Kosovare. Shkova vetë në luftën e Kosovës për të njohur nga afër të vërtetën. Ishte ndryshe nga sa flitej në Moskë.  Aty dëgjova shumë edhe për Adem Jasharin. Për mua ai është mit. U gëzova shumë që e pashë në këtë lokal portretin e tij.

-Pronari i këtij lokali është kosovar nga Drenica e Adem Jasharit, Naim Kapiti e quajnë-ndërhyri miku im durrsak.

-Në Moskë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga një fis u vranë dymbëdhjetë vetë. Dhe ai fis është sinonim i patriotizmit, atdhedashurisë, pavdekësisë... edhe sot e kësaj dite është fisi më i respektuar në Rusi. Po Fisi Jashari, që ka 56 të vrarë nga dora e serbit? Ademi me fisin e tij do të jetë rasti më unik në botë, në gjithë historinë e popujve që kanë luftuar e luftojnë për pavarësi.

Ne e dëgjonim me vëmendje dhe kurrë nuk na e merrte mendja se fjalë të tilla do t'i dëgjonim nga një rus...Vallë si do reagonin shokët e tij në Moskë për këtë deklarim?! Po sikur ta botonte në gazetë këtë dekalrim? A do talinin?! E pamundur! U larguam të habitur por duke harruar ti merrnim një numër kontakti. Ku do jetë sot vallë Aliosha?! Ndaj bota është e bukur se, mes intrigantëve dhe mosmirënjohësve  ka dhe heronj, njerëz idealistë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Luan Asllan Dibrani: Rasti Duda Balje dhe heshtja bashkëpunuese e deputetëve të nënshtruar Eshref Ymeri: Dy fjalë për shtetasin serb Nexhmedin Spahiu Gani Qarri: Kush i hapi rrugët nga kalojnë terroristët Llesh Ndoj: Ça dukesh apo…? Kalosh Çeliku: Babën ua dimë, jo dhe nënën Skender Jashari: Postimet, shpërndarjet, komentet që inkurajojnë-nxisin a glorifikojnë terrorizmin Luan-Asllan Dibrani: Nga Zëri i Kombit te Zëdhënësi i Kalifatit Idriz Zeqiraj: Votimi i fshehtë është shenjtëria e demokracisë Rexhep Shahu: Përdhunimi i zgjedhjeve Fritz Radovani: Turpi edhe perseritet! Nikoleta Kovaçi: Në Spaç, në vendbanimin e harruar të shpirtrave të Lirisë! Kalosh Çeliku: Dashuria platonike e partive politike shqiptare Reagim Publik nga Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës, Lidhur me rastin e refuzimit të regjistrimit të një fëmije me Sindromën Down Gjon Keka: Kosova don me hy në librin e Guinness për cirkun e seancave të përsëritura të Kuvendit Nikoleta Kovaçi: Regjimi stallor që prodhoi turpin elektoral! Federata e Arbërisë: Thirrje për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në një Shtet të Vetëm Klajd Kapinova: 1 milion skllëver shqiptarë që vuajnë nga forma e varfërisë së rëndë, votojnë për mafien politike dhe shkaktarët e barktharjes së tyre Klajd Kapinova: Imzot James Martin, është një Jezuit Amerikan i cili fatkeqsisht Themeloi Ministrinë e Shtrirjes së Plotë të LGBTQ+ në kishat katolike Federata e Arbërisë: Dënojmë aktin vandal ndaj figurës së Komandant Ridvan Qazimit – Lleshi dhe theksojmë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Serbi dhe Sanxhak Fahri Xharra: Avala e Beogradit një kodër skordiske

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx