Mendime
Aurel Dasareti: Kur qeveria është mafioze, jeta është skllavëri
E shtune, 31.05.2025, 02:53 PM
Nga të gjitha mekanizmat e arratisjes nga atdheu, vdekja është më efektive
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave
ushtarake-psikologjike
Ngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakoneve të
tij, ai që ecën në të njëjtën rrugë çdo ditë.
Përshëndetje shqiptar! Si mund të ngrihesh përsëri nëse e ke
shitur shpirtin tënd dhe ke rënë kaq poshtë? Dhe ai, nudisti i droguar nga
kanabisi po tallet me ty. Unë besoj se nuk të mungon forca, por ti e lejon atë
të hipë mbi kalin - sepse të mungon mendja dhe vullneti.
***
“Ai që është i gatshëm
të sakrifikojë lirinë e tij për një moment sigurie nuk meriton as liri dhe as
siguri”
- Benjamin Franklin.
Kryekrimineli i vendit mëmë, manipuloi, vodhi dhe bleu votat nga
sahanlëpirësit sorollop. Për të siguruar mbështetje ndërkombëtare,
veçanërisht nga BE-ja e pabesë që urren çdo gjë shqiptare, dhe për të larguar
vëmendjen nga krimi i organizuar dhe
korrupsioni, kryekrimineli (që i
“fitoi zgjedhjet demokratike” të 11 Majit 2025) është ofruar ta shndërrojë
Shqipërinë në një WC, kamp refugjatësh për vendet e tjera evropiane, siç është
marrëveshja me Italinë, ndërsa vetë shqiptarët e dëshpëruar kanë humbur
shpresën, kështu që po ikin nga vendi për t'i “shpëtuar” varfërisë. Shqipëria
do të zbrazet nga shqiptarët dhe brenda 2-3 vitesh do të zëvendësohet
plotësisht nga ardhacakët afrikanë, arabë dhe aziatikë, të cilët do ta
trashëgojnë atë.
Aty ku mbaron ligji, fillon tirania.
Vullneti për të shtypur tiranët është një fuqi botërore. Pushteti që ka djalli
i droguar do të thotë vetëm një gjë: leje për t'u shkaktuar dhimbje të tjerëve.
Zoti na jep forcën për të bërë shumë gjëra kur ne vetë e dëshirojmë!
Frika i ruan vreshtat: Shpesh nuk
veprohet nga frika e ndëshkimit; nuk guxoj të shkel rregullat sepse i trembem
pasojave.
Kushdo që është dehur nga pushteti dhe ka përfituar prej tij, qoftë edhe
vetëm për një vit, nuk do të heqë kurrë dorë vullnetarisht prej tij. Mund ta
kritikosh sa të duash, ai vetëm sa bëhet më i fortë. E vetmja mundësi për të
shtypurin është të përdorë forcën brutale kundër tij.
Politikanët duhet të pranojnë dhe respektojnë
referendumet, rezultatet e zgjedhjeve dhe proceset e tjera politike që u
lejojnë njerëzve të shprehin vullnetin e tyre dhe të ndikojnë në vendimet
politike. Kjo gjithashtu do të thotë që politikanët duhet të jenë të hapur për
të dëgjuar kritikat dhe reagimet konstruktive nga votuesit. Gjë që nuk ndodhë
në trojet shqiptare.
Kur qeveria është e mirëfilltë, jeta është gëzim; kur qeveria është
mafioze, jeta është skllavëri. Një njeri i
kënaqur me regjimin e shtetit mafioz, Shqipërisë, do të ishte njësoj si një
njeri i ngurtësuar, kokëtul me një mendje të turbulluar. Është pakënaqësia që e
bën jetën një lëvizje të vazhdueshme, të ngrihesh në këmbë, të arrish një
kërkim të paplotësuar.
O shqiptar! Zgjohu menjëherë. Mos u ul brenda kur çdo shpresë është jashtë.
Mos rri duarkryq kur të kesh humbur çdo
shpresë!
Shpresa ka diçka të cenueshme dhe të
papërcaktueshme në vetvete, dhe është një pjesë thelbësore e çdo vetëzhvillimi.
Shpresa mund të na ndihmojë të kalojmë ngjarjet dhe t'i përpunojmë ato në një
mënyrë më të mirë. Dhe që ndryshimi të jetë i mundur, absolutisht duhet të kemi
shpresë.
Jeta është shumë e shkurtër për të qenë gri.
Mbush veten dhe ditët e tua me ngjyra.
Të gjithë do të vdesim një ditë. Por çdo ditë tjetër, nëse situata e kërkon,
duhet të luftojmë kundër më të keqes për të jetuar me dinjitet.
Politika është shumë serioze për t’u lënë në
dorë të aventurierëve të pamoralshëm, të papërgjegjshëm dhe të paarsimuar që
pretendojnë se janë politikanë.
T’u mësosh politikën “politikanëve” analfabetë shqipfolës është si t’u
mësosh të verbërve të pikturojnë.
Të jesh politikan i vërtetë do të thotë
thjesht të dëshirosh ta përmirësosh jetën e përditshme të njerëzve.
Nuk është aq e lehtë të dallosh të mirën kur
bota ka qenë e keqe për kaq kohë. Dhe nuk është aq e lehtë të besosh në veten
tënde kur askush tjetër nuk e ka bërë këtë për një kohë të gjatë.
Një plan realist nuk ka nevojë për shpresë,
ai mund të mbështetet në realizmin e tij. Është kur gjithçka duket krejtësisht
e pamundur, atëherë ke nevojë për shpresë.
Nuk ndihmon shumë fakti që kemi qëllime të
mira nëse nuk mund ta komunikojmë atë që duam në një mënyrë që bën mirë.
Faji i popullit shqiptar është se ka shumë
budallenj midis tyre që janë shumë të sigurt në vetvete për gjithçka. Njerëz të
tillë nuk kanë zgjedhur më të mirën, por e kanë shitur veten për më të keqen.
Unë besoj se natyra e ka jetën e saj më të bukur kur venitet. Asgjë nuk
vdes aq bukur sa gjethet. Ata vishen me ngjyrat më të ngrohta dhe më të bukura
që ka toka.
Brenda natës. Përmes vdekjes. - Agimi po zbardh nga pas edhe në tokat
shqiptare, besoj.
30.05.2025